Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit
E shtune, 01.05.2021, 06:01 PM
Telegrami i ekzekutimit të Prek Calit
Nga
Kastriot Dervishi
Ekzekutimi
i Prek Calit dhe personave të tjerë, ndër të cilët më i njohuri është Dom Ndre
Zadeja, është kryer më 25.3.1945 nga forcat e Brigadës së 2-të të Mbrojtjes së
Popullit. Emrat dalin nga një korrespondencë e Shefqet Peçit (komandant i
Korparmatës së 3-të) dhe Enver Hoxhës (komandant i përgjithshëm).
Lista e të ekzekutuarve:
1-Prek
Cali, 70 vjeç
2-Ded
Lulash Smaili (Lukshi), 70 vjeç
3-Dom
Ndre Zadeja, nga Shkodra, banues në Sheldi, 52 vjeç
4-Arif
Selman Hyseni, 60 vjeç, ish kryetar i këshillit Vukatanë
5-Ndrec
Lekë Loka, 60 vjeç
6-Nok
Nik Bardhoku, 26 vjeç, ish partizan nga Gradeci.
7-Luigj
Gjeto Kastrati, 21 vjeç, nga Shkodra, ish sekretar i komunes
8-Gjok
Nik Luli, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj
9-Dul
Bajram Muça, 65 vjeç
10-Tomë
Lekë Daka, 47 vjeç, nga Vupalaj
11-Mark
Luc Gjoni, 55 vjeç, anëtar i këshillit Vukpalaj
12-Maliq
Bajram Muça, 31 vjeç, ish sekretar i komunës Malkolaj
13-Pjetër
Ded Gjedoshi (Maloci) 45 vjeç, nga Shkreli, banues në Trush
14-Gjokë
Nikollë Vata, 45 vjeç