Speciale
Pajazit Hajzeri: Historiku i mbrojtjes institucionale të monumenteve
E shtune, 27.03.2021, 06:06 PM
HISTORIKU I MBROJTJES INSTITUCIONALE TË MONUMENTEVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE - HISTORIKE, ME THEKS TË VE?ANTË NË TREVAT SHQIPTARE
Nga Dr.
Sc. Pajazit Hajzeri
Termi monument, në kuptimin bashkëkohor,
emërton, krahas realiteteve të tjera, edhe veprat arkitekturore apo ndërtimore
me vlera të dyfishta historiko-kulturore, të cilat si të tilla mbrohen me ligj.
Koncepti monument, me përmbajtjen e mësipërme kuptimore, është krahasimisht i
ri në jetën kulturore të Kosovës.
Ndjeshmëria ndaj këtyre vlerave, dhe për pasojë
vënia e tyre në mbrojtje shtetërore në vendet e zhvilluara europiane i përket
shek. XIX, ndërsa në Kosovë koncepti monument bëhet pjesë e jetës kulturore pas
Luftës së Dytë Botërore. Koncepti monument, në kuptimin e dëshmisë
historiko-kulturore, ka një shtrirje të gjerë, duke përfshirë vepra të
trashëgimisë së luajtshme dhe të pa luajtshme. Në këtë kuptim termi monument do
të përfshij vetëm ato vepra, të cilat për vlerat e tyre historiko-kulturore
kanë fituar një status të veçantë duke u mbrojtur me ligj.[1]
Në bashkësinë e madhe të gjinive të monumenteve,
me shtrirje kohore që prej muzgut të historisë deri në ditët e sotme,
monumentet arkitekturore zënë një vend të rëndësishëm në bashkësinë e
trashëgimisë së kulturës materiale. Me monumentet arkitekturore kuptojmë mbarë
veprat ndërtimore, të ngritura krejtësisht prej dorës njerëzore, apo
përshtatjet e mjedisit natyrorë për t’u shfrytëzuar për banimë, apo funksione
të tjera jetësore. Këto vepra, në momentin e vënies nën mbrojtje, në cilësinë e
monumentit, mund të jetë në gjendje të shfrytëzueshme, apo rrënojë, duke qenë
këto të fundit, përgjithësisht të dala në dritë prej gërmimeve arkeologjike.
Veprimtaria për identifikimin e veprave
arkitekturore për t’u cilësuar monument, dhe për pasojë për t’u mbrojtur me
ligj është thelbësisht veprimtari kërkimore, e cila kërkon kompetencë të lartë
shkencore në lëminë e historisë arkitekturore dhe njohuri të historisë së
hapësirës në të cilën kryhen kërkimet.
Identifikimi i monumenteve nëpërmjet
përzgjedhjes së tyre, në bashkësinë ndërtimore të së kaluarës dhe të sotmes, në
vende me tradita në këtë fushë, nuk ka qenë një akt i vetëm, por një proces,
madje tejet i gjatë.[2]
Në praktikën e identifikimit të monumenteve,
ndeshemi shpesh me raste kur në hapësirën kohore ndërmjet identifikimit të
veprës për t’u vënë në mbrojtje dhe shpalljes së aktit zyrtar që ligjëron
mbrojtjen, kryhen dëme të shkallëve të ndryshme deri në shkatërrim të vlerave
historiko-kulturor.
Për të shmangur dëmtimet e vlerave të
trashëgimisë kulturore për shkaqet e mësipërme duhet të ekzistojë koncepti i
mbrojtjes paraprak, me afat të caktuar, i cili ka ligjërisht të gjitha
atributet e mbrojtjes ligjore të monumentit.[3]
Shumë fushata ushtarake, kanë pasur për
qëllim, përveç tjerash edhe plaçkitjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Edhe sot e kësaj dite në shumë muze të botës moderne kemi të ekspozuara
(padrejtësisht), vlera kulturore të cilat nuk i takojnë popullit apo territorit
në të cilin gjendet muzeu që i ekspozon, por, që janë marrë nga vendet dhe
popuj të tjerë, jo gjithmonë nga neglizhenca e tyre që në të vërtetë u kanë
takuar. Kjo ka rezultuar edhe me nevojën e miratimit të akteve ligjore që
sanksionojnë këtë fushë.[4]
Vënja në mbrojtje e monumenteve në një
hapësirë shtetërore, parakupton konsolidimin e veprave të çdo etnie, e cila për
arsye historike ka krijuar në trojet e një etnije tjetër. Çdo shkelje e këtij
parimi, do të ishte me pasoja tejet negative për të vërtetën historike. Në
trojet tona historike dhe aktuale, ruhen ndërtime antike, të ngritura nga
koloni greke në hapësirat ilire, të cilat mbrohen dhe trajtohen ashtu si mbar
monumentet.
Vënia në mbrojtje e monumenteve, në vendet e
zhvilluara europiane, është veprimtari e cila shfaqet në fillimet e shekullit
XIX, duke qenë natyrshëm e shoqëruar me legjislacionin për mbrojtjen e tyre si
dhe për përkujdesjet restauruese.[5]
Nevoja e ruajtjes së këtyre vlerave të
trashëgimisë ka determinuar me angazhimet konkrete për të realizuar menaxhimin
e organizuar të trashëgimisë kulturore në nivel institucional kombëtar dhe
ndërkombëtar.
Me synimin për të penguar veprimtarinë
shkatërruese ndaj pasurisë kulturore të trashëguar, Papa Piu II me një dekret
të posaçëm më 28 prill 1462, në emër të Papatit, shënon të parin ligj për
mbrojtjen e monumenteve.[6]
332 vjet më vonë miratohet ligji i cili
rregullon mbrojtjen e monumenteve, është ligji i vitit 1794 në Francë.[7] Në
aspektin ndërkombëtar, që nga viti 1877 deri më 1999, janë aprovuar shumë
dokumente në formë të kartave, konventave dhe rekomandimeve. Këto dokumente në
shtrirje kanë karakter ndërkombëtar, rajonal dhe
kombëtar. Në mënyrë kronologjike këto dokumente na janë paraqitur:
mes viteve 1877-1904, janë miratuar dy
dokumente,
mes viteve 1930 – 1939, katër dokumente,
mes viteve 1950 – 1959, katër dokumente,
mes viteve 1960 – 1969, shtatë dokumente,
mes viteve 1970 – 1978, dymbëdhjetë
dokumente,
mes viteve 1980 – 1989, trembëdhjetë
dokumente,
mes viteve 1990 – 1999, tridhjetë e tre
dokumente.[8]
Pra, në një periudhë prej 122 vjetësh janë
aprovuar rreth 75 dokumente me karakter ndërkombëtar, që rregullojnë shumë
fusha të trashëgimisë kulturore.
Në trojet tona etnike, historiku për kujdesin
ndaj trashëgimisë kulturore ka filluar me zbulimet e para arkeologjike, duke
filluar nga shek. XV, me “Qiriakon e Anonës”,[9]
kryesisht, në mënyrë joprofesionale nga udhëtarë apo studiues të ndryshëm,
gjeograf.[10]
Më vonë në Shqipëri mbrojtja e monumenteve sa
për mos të mbetur prapa vendeve të tjera është, Akti normative i Perandorisë
Osmane, rregullorja e brendshme që mban datën 01.05.1889 (1305 H), për
rregullimin e Muzeumit Mbretëror. Kjo rregullore me 43 nene nuk gjeti as më të
voglin zbatim në Shqipëri. Të njëjtin fat pati edhe ligji i datës 09.07.1912
(1328 H) “Mbi mbrojtjen e monumenteve”, sipas të cilit quheshin monumente
fortesat, ledhet dhe gjdo gjë tjetër e vjetër.[11]
Me Pavarësinë e Shqipërisë, akti i parë në
këtë drejtim për mbrojtjen e pasurive të kulturës materiale është qarkorja e
Ministrisë së Arsimit Nr. 932 dt. 19.06.1922, që porosiste gjithë inspektorët e
arsimit të kujdeseshin për gjetjet dhe ruajtjen e vjetërsirave.
Akti më i plotë juridik i nxjerrë nga
qeveritë e para Luftës së Dytë Botërore është ligji mbi “Monumentet Kombëtare”,
Nr. 129, dt. 28.05.1929. Ky ligj, që pothuajse nuk gjeti ndonjë aplikim të
rëndësishëm, siq ka treguar dhe analiza e tij, është kopijuar me sa duket nga
vendet e tjera.
Akti i parë normative real për mbrojtjen e
pasurive kulturore të vendit tonë i takon periudhës pas Luftës së Dytë Botërore; ai është Ligji nr. 568 të dt. 17.03.1948, i
cili dekretohet më, dt. 24.05.1948, Nr. 609, “Mbi mbrojtjen e monumenteve të
kulturës dhe të sendeve natyrale të rralla”,[12]
me këtë ligj bëhet edhe lista e parë e monumenteve shqiptare në hapësirën e
Shqipërisë politike.[13]
Në vitin 1955 doli rregullorja “Mbi ruajtjen e monumenteve të kulturës”. Një
rëndësi të veçantë për punën kërkimore, për vënjen në mbrojtje të monumenteve
të reja, e sidomos të qyteteve muze, pati një vendim i vitit 1959, ku
perfshiheshin edhe masat në fushën e monumenteve historike, kulturore dhe
artistike. Në vitin 1961 u vunë në mbrojtje shtetërore në cilësinë e qyteteve
muze, qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës.[14]
Në viti 1963, Universiteti Shtetror i Tiranës shpalli listen e re të
monumenteve, shumë më të madhe në numër dhe ?’është me e
rëndësishmje në të përfshiheshin një sërë objektesh të gjinive të ndryshme, siç
janë ndërtesat me rëndësi historike, monumentet historike, si dhe banesat
popullore qytetare. Në vitin 1971 doli ligji i ri “Mbi mbrojtjen e monumenteve
kulturore e historike dhe pasurive natyrore të rralla”. Ligji u pasua nga një
Rregullore e posaçme në vitin 1972.[15]
Me vendimin e Këshillit të Ministrave të
vitit 1974, ndërtimet popullore me vlera arkitektonike-historike dhe
etnografike në fshat dhe në qytet duhet të grumbulloheshin në mënyrë të
organizuar nga një sërë institucionesh që u ngarkuan për këtë qëllim, dhe kjo
punë duhet të përfundoi brenda viteve 1978-80.[16]
Me përmbysjen e regjimit komunist si rezultat
i vështërsive ekonomike që pasuan dhe rikonstruktimin tërësorë të aparatit
shtetëror pati një zvogëlim të përkujdesjes shtetërore në fushën e pasurive
kulturore. Megjithatë për të përforcuar mbrijtjen e pasurive kulturore në vitin
1994 u miratua ligji “Për mbrojtjen e pasurive kulturore të luajtshme dhe të
paluajtshme”,[17] ky ligj u pasua me Ligjin
e ri numër 9048, të dt. 07.04.2003.[18]
Në Kosovë përkujdesja institucionale për
vlersimin e monumenteve zë fill pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kontekst,
në vitin 1945 hyn në fuqi “Vendimi për mbrojtjen e monumenteve”, i cili një vit
më vonë fuqizohet për t’i lënë vendin Ligjit për “Mbrojtjen e Monumenteve të
Kulturës dhe Rariteteve Natyrore”. Në Kosovë, në vitin 1977 hynë në fuqi Ligji
mbi “Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës”.[19]
Dy banesa të vëna nën mbrojtje shtetërore, ku
njëra sot është seli e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, dhe
tjetra e cila sot është ish selia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të
Kosovës. Këto dy banesa janë vënë në mbrojtje shtetërore përkatësisht në vitin
1955 dhe 1957.[20]
Lufta e viteve 1997-99, përve? viktimave, dhunimeve, persekutimev, dëbimit të një numri shumë të madh
të popullsisë shqiptare (mbi 1 mil.), nuk kurseu as monumentet me vlera
historike, kulturore ?ofshin ato publike, private, sakrale apo të
tjera u shkatërruan në masë të madhe.
Pas ?lirimi të Kosovës më 1999, filloi rruga e sigurt drejt mëvetësisë,
duke u krijuar kushte për rivlersimin e kujdesshëm të gjendjes faktike në fushë
e trashëgimisë kulturore materiale dhe asaj shpirtërore në gjithë territorin e
Kosovës.
Në sistemin e administrimit të Republikës së
Kosovës, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, është e rregulluar me kuadër ligjor
sipas paraqitjes në vijim:
Trashëgimia kulturore e Kosovës mbrohet me:
- Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
- Ligji mbi Trashëgimi Kulturore (Nr.
02/L-88, 2006)
- Ligji i Planifikimit Hapësinor (Nr. 2003-14
dhe Ligji Nr. 03/L-106; Nr. 2003-14)
- Ligji i Ndërtimit (Nr.2004/15)
- Dokumenti i Statusit të Kosovës, - (Pakoja
e Ahtisarit, P. H.) Aneksi V (2007)
- 7 Akte nënligjore (MKRS/2008)
- Ligji për zonat e veçanata të mbrojtura
(Nr. 03/L-039 2008)
- Kodi Penal i Kosovës, etj.
Qëllimi parësorë i kuadrit ligjor është mbrojtja
e trashëgimisë kulturore pa dallim përkatësie etnike, religjioni apo periudhe
historike.
Platforma themelore përmes së cilës
rregullohet veprimtaria e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Republikës së
Kosovës, është Ligji për Trashëgimi
Kulturore (Nr. 02/L-88, 2006). Korniza
e këtij ligji përbehet prej 12 neneve kryesore, përfshirë: dispozitat e
përgjithshme; nocionet; inventarizimi, dokumentimi dhe mbrojtja e përkohshme të
trashëgimisë kulturore; mbrojtja dhe masat legale; financimi dhe masat fiskale
për trashëgiminë kulturore; trashëgimia arkitekturore; trashëgimia; arkeologjike;
peisazhet kulturore; trashëgimia e luajtshme; trashëgimi
shpirtërore/jomateriale; sanksionet; dhe dispozitat përfundimtare.[21]
Që prej tetorit të vitit 2008, Lista e
Trashëgimisë Botërore përfshin 878 pasuri që formojnë një pjesë të trashëgimisë
kulturore të cilën Komiteti i Trashëgimisë Botërore e konsideron me vlerë
universale të jashtëzakonshme.[22]
Lista përfshin 679 pasuri kulturore, 174
pasuri natyrore dhe 25 pasuri të përziera në 145 Shtete Nënshkruese të
Konventës mbi Trashëgimin Kulturore Botërore. Që prej nëntorit të vitit 2007,
185 Shtete Anëtare kanë ratifikuar Konvenventën e Trashëgimisë Botërore.[23]
Nga monumentet e trashëgimisë shqiptare pjesë
të listës së UNESKOS janë: Shqipëri, Butrinti (1992, 1999, 2007), Qendra
Historike e Beratit dhe Gjirokastrës (2005, 2008), Kosovë, Monumentet Mesjetare
në Kosovë (2004, 2006), edhe pse Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s.
Kolegji UBT – Higher Education Institution,
Lagjja Kalabria,10000 Prishtine, Kosovo
{Pajazit Hajzeri, pajazit.hajzeri@ubt-uni.net
Literatura:
Adhami, Stilian, [2001]. Muzeologjia
shqiptare, Titanë;
Arkitektura tradicionale dhe metodat e
dokumentimit, [2010]. CHwB, Prishtinë;
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës,
[2008]. Ligji për Trashëgimin Kulturore, viti III / NR.
29/1 Korrik 2008, Prishtinë;
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës,
[2008]. Ligji për zonat e veçanta të mbrojtura, viti III /
NR. 28 / 4 Qershor 2008, Prishtinë;
Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, [2008].
Ligji për ndryshimin e ligjit për planifikimin
hapsinor, viti III / NR. 42 / 25 Nëntor 2008,
Prishtinë;
Jeleff, Sophie, Konventat
e Këshillit të Evropës për trashëgimi kulturore. Trashëgimia e Evropës
- një pasuri e
përbashkët.
Jukilehto, Jukka, Feilden, M. Bernard [2010]
Udhëzues për menagjimin e trashëgimisë kulturore
botërore, ICCROM, UNESKO, ICOMOS, Cultural
Heritage without Borders,
CHwB, Prishtinë;
Jokilehto, Jukka [2005]. A History of
Architectural Conservation, England;
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, 15
qershor 2008.
Meksi, Aleksandër [2004]. Restaurimi i
monumenteve të arkitekturës, Tiranë;
Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen
për Statusin e Kosovës, 2 shkurt 2008.
Riza, Emin [1997]. Mbrojtja dhe restaurimi i
monumenteve në Shqipëri, Tiranë;
Riza, Emin [2002]. Teoria dhe praktika e
restaurimit të monumenteve të arkitekturës, Instituti i
Monumenteve të Kulturës, Tiranë,
Riza, Emin [2005]. Monumentet e Kosovës,
Monumentet e arkitekturës dhe identifikimi i tyre,
Prishtinë,
Riza, Emin, Halimi, Njazi [2006]. Banesa
qytetare kosovare e shek. XVIII – XIX, Prishtinë;
Svirca, Baki [2004]. Monumentet e Kosovës, Politikat
drejtuese në fushën e trashëgimisë,
Prishtinë;
Thoma, Pirro, Riza, Emin, Muka, Ali [2004].
Vendbanimet dhe banesa popullore shqiptare I,
Tiranë;
Zonat e mbrojtura dhe zonat e veçanta të
mbrojtura, [2010]. Të kujdesemi për trashëgiminë
kulturore të Kosovës, Ministria e Mjedisit
dhe Planifikimit Hapsinor, ICO,
Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit e
Kosovës, Prishtinë;
[1] Emin Riza, Monumentet e Kosovës, Monumentet e arkitekturës dhe identifikimi i tyre, Prishtinë, 2005,
p.12.
[2] Ibid. pp. 12, 13.
[3] Ibid. pp. 19, 20.
[4] Baki Svirca, Monumentet e Kosovës, Politikat drejtuese në fushën e trashëgimisë, Prishtinë, 2004, p. 24.
[5] Emin Riza, Monumentet e arkitekturës, op cit. p. 22.
[6]Jukka Jokilehto, A History of Architectural Conservation,
[7] Ibid. p. 15.
[8] Baki Svirca, Politikat drejtuese op cit, p. 25.
[9] Stilian Adhami, Muzeologjia shqiptare, Titanë, 2001, p. 13.
[10] Baki Svirca, Politikat drejtuese op cit, p. 26.
[11] Aleksandër Meksi, Restaurimi i monumenteve të arkitekturës, Tiranë, p. 32.
[12] Ibid. p. 32.
[13] Emin Riza, Teoria dhe praktika, op cit. p. 26
[14] Ibid. p. 27.
[15] Aleksandër Meksi, Restaurimi, op cit, pp. 32,37.
[16] Pirro Thoma, Emin Riza, Ali Muka, Vendbanimet dhe banesa popullore shqiptare I, Vendbanimet dhe
banesa fshatare, Tiranë, 2004, p. 11.
[17] Ibid. p. 39.
[18] Baki Svirca, Politikat drejtuese op cit, p. 28.
[19] Emin Riza, Njazi Halimi, Banesa qytetare kosovare e shek. XVIII – XIX, Prishtinë, 2006, pp. 313,314.
[20] Ibid. p. 316.
[21] Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Ligji për Trashëgimin Kulturore, Prishtinë, viti III / NR. 29 / 1
Korrik 2008, pp. 44, 53.
[22] Jukka Jukilehto, Bernard M. Feilden, Udhëzues për menagjimin e trashëgimisë kulturore botërore,
ICCROM, UNESKO, ICOMOS, Cultural Heritage without Borders CHwB, 2010, p. 145.
[23] Ibid. p. 145.