Speciale
Fazli Maloku: Jehona e krismës së armëve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës ishte jehona e lirisë
E shtune, 16.01.2021, 08:25 PM
Jehona e krismës së armëve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës natën e 11-12 janarit 1984, në Kodrën e Trimave (ish Vranjevci) ishte jehona e lirisë
Nga
Fazli Maloku
Viti
1983, është i njohur tashmë për arrestime i shumë grupeve ilegale të cilat
vepronin anëekënd trojeve shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia, me fjalë
tjera, ishte viti më i tmerrshëm për shqiptarët nga represaljet e dhunimet
masovike, sidomos ndaj studentëve e të rinjve shqiptarë. Pushteti pushtues,
gjegjësisht drejtuesit e UDB-ës dhe të LKJ, me këto veprime të ndërmarra ndaj
shqiptarëve, vlerësuan se me shqiptarët u zgjidh problemi për një kohë të
gjatë, por nuk doli ashtu. Dorën në zemër, nga këto masa represive e metoda
shtazarake të përdorura nga organet e UDB-së nëpër qelitë e burgjeve
jugosllave, një pjesë jo e vogël e shqiptarëve i kapu paniku dhe krijuan
bindjen se UDB-ja kishte arritur që po thuaj në çdo familje shqiptare kishte
futur agjentin apo bashkëpuntorin e vet. Kjo bindje rezultoi nga se shumë
orgenizsata e grupe ilegale, të cilat punonin sipas parimit të
"Tresheve", u dekonspiruan shpejtë dhe kjo metodë u braktis duke
kaluar në veprimin me "Dyshe", e cila rezultoi më e sukseshme.
Pikërisht në këtë gjendje të rëndë të popullit shqiptar të pushtuar , kur
drejtuesit e shtetit jugosllav, shkie e puthadorë shqiptarë, ngrenin dolli të
bindur se ideja shqiptare për çlirim e bashkim me Shqipërinë u përmbys njëherë
e përgjithmonë, në Kosovë , nga atdhetarët idealistë si Rexhep Mala, Nuhi
Berisha, Kadri Osmani, Xhafer Shatri...e të tjerë u formua Partia e Luftës, e
cila për një kohë relativisht të shkurtër, më pak se një vit veprimi në
ilegalitet të thellë, pati një shtrirje gjeografike po thuaj në gjithë Kosovën.
Puna në "Dyshe", disiplina dhe konspiracioni i nivelit të lartë ia
mundësonte jetën e veprimit nën çizmën e hekurt të UDB-ës jugosllave. Në kuadër
të Partisë së Luftës, Prishtinën e drejtonin : Kadri Osmani - Mani, drejtues
kryesor, Ramush Jashari, Sokol Duraku dhe Fazli Maloku. Rexhep Mala dhe Nuhi
Berisha vepronin në ilegalitet të thellë, Kadri Osmani - Mani, icili kishte pak
muaj që kishte dalë nga burgu dhe ne të tjerët me shumë kujdes jetonim dhe
punonim si gjithë qytetarët tjerë.
Si u zbulua vendstrehim
ilegal i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës?
Me
Kadriun kishim përcaktua vendtakimet për të raportuar për veprimet në pjesën
time të qytetit të Prishtinës si dhe për të marrë detyra shtesë dhe intruksione
të nevojshme për punën e mëtutjeshme. Isha i sigurtë se Rexhep Mala dhe Nuhi
Berisha jetonin ilegalë në Kodrën e Trimave, e cila me vite ishte vatër e
ngrohtë për shumë grupe, organizata ilegale, por për Rexhepin e Nuhiun
asnjëherë nuk biseduam me Kadriun. Të pyesësh për shokët ilegalë në këtë kohë
veprimi ishte rreptësisht e ndaluar. Për zbulimin e vendodhjes së Rexhepit e
Nuhiut, po e shpjegoi variantin sipas rrëfimit të Kadriut, disaherë të
analizuar me te, kuptohet pas daljes së Kadriut nga Burgu (fillim vitet e '90-ta.Kadriu
shpjegon:
"
Rexhepi dhe Nuhiu ishin strehuar tek një familje në afërsi të shkollës fillore
"Asim Vokshi" në lagjën Kodra e Trimave në Prishtinë. Pronari i
shtëpisë ishte një ish polic i pensionuar. Me qenëse Rexhepi e kishte humbur
besimin edhe te një pjesë e shokëve të ilegalës, nuk lejonte që për veq meje
dikush tjetër ta dij për vendodhjen e strehimit. Mua dhe vetëm mua më kishte
autorizuar ti dërgoja ushqime e veshmbathje. Kjo ishte njëra nga detyrat më të
vështira për mua, ngase isha i vetëdijshëm se mua mundohen të më përcjellin në
çdo hap posa dilja nga shtëpia. Kjo vazhdoi për një kohë disa muajsh. Natën
kritike të 11 janarit 1984, mora ushqim e veshmbathje për ta dhe pasi ra terri
vazhdova rrugën duke bërë shumë leqe, në mënyrë që ti përvidhesha survejimit të
ndjekësve, i veshur si një plak i mbetur me një krryle në dorë, i mbështjellur
si zakonisht me plis e mahramë dhe torbën në krah arrita në afërsi të banesës
së tyre. U ndala në një qoshe dhe po vezhgoja, mos më erdhi dikush nga mbrapa.
Jo më shumë se 20-30m largësi nga banesa e tyre vërejta një pëerson i cili
vezhgonte kah hyrje-dalja e shtëpisë ku ata ishin strehuar. E lexova shpejt
situatën si shumë të rrezikshme. Vrapova me të shpejtë dhe trokita në derë me
parullën e njohur për ne. Doli Rexhepi. Unë i thash. Sa ma shpejtë të ikim nga
këtu sepse vendodhja e juaj është zbuluar. Dolëm me të shpejtë. Trupuam rrugën
Vëllezërit Fazliu (ish Jabllanica) duke u futur në rrugën Marevci në drejtim të
hekurudhës. Në fillim të rrugës Ramë Govori (ish Podujeva), u ndalëm për të
marrë frymë. Unë isha në dilemë të vijmë tek ti (fjala është për mua), por më
dukej larg dhe vendosa të futemi në shtëpinë e Sejdi Veselit me të cilin
njiheshim dhe bashkvepronim por jo në të njëjtën organizatë. U futëm në shtëpinë
e Sejdiut, pra në rrugën Ramë Govori (ish Podujeva). Sejdiu, na futi në një
dhomë ku priste ilegalët, paksa më e sigurtë për të mos rënë në sy. Nuk vonoi
dhe ra zilja e oborrit. Doli Shemsiu, vëllai i Sejdiut. U kthye shpejt dhe tha:
Policia, jemi të rrethuar. Sejdiu, me një gjakftohtësi burrash deklaroi: Shokë.
Nuk kam mundësi t'iu shpetoj. Nëse keni vendosur të rrezistoni, krisne luftën.
Jam i gatshëm të vdes me ju si dhe ta sakrifikoj edhe familjen. Rexhepi, foli
qartë: Nuk ka rrezistencë në familjen e Sejdi Veselit. Nuk dua të na e shohin
sherrin. U ngritëm në këmbë. Rexhepi, Nuhiu dhe unë, kishim me vete nga
pistoletë, prodhim spanjoll me nga 100copë fishekë. Sejdiu, përmes një dalje të
maskuar mirë po për këto nevoja na përcolli dhe u futëm në një oborr të fqinjit
të Sejdiut. Filluam ti kalonim muret e oborreve. Ata kalonin si me krah,
sidomos Nuhiu, i cili ishte djalë drangua, i shëndetshëm e i fuqishëm. Unë si
më i vjetri me moshë, por edhe shumë shëndetlig që isha, nuk kisha fuqi ti
kaloja këto pëngesa. Kështu që disaherë Nuhiu kthehej dhe me mirrte si të isha
foshnje dhe më kalonte përtej mureve. Duke mos dashur të bëhem pëngesë e tyre,
propozova të ndahemi, ndoshta më lehtë do ta qajmë rrethimin. Ramë në dakord të
gjithë. U përqafuam për të fundit herë. Unë ashtu zhagazi u futa në një bodrum
në mehallën e romëve, për bri hekurudhës, në rrugën
"Qeramika".Hidheshin predha ndriçuese nga të gjitha anët. Helikopteri
i policisë speciale lëvizte përmbi çati. Krisma automatikësh. Luftë e vërtetë.
Dëgjoheshin edhe krismat e pistoletave të Rexhepit dhe Nuhiut. Kishin një
krismë të veçantë. Luftë e pabarabartë 2 me 200 (dy revolucionarë, idealistë
shqiptarë me 200 policë duke mos llogaritur edhe "njësinë speciale".
Lufta nuk pushoi deri rreth mëngjesit të datës 12 janar 1984. Mua më diktuan
romët, pronarët e shtëpisë dhe fqinjët e tyre. Më sulmuan burra e gra,v me
mjete të ndryshme: sopata, lopata...Ua drejtova pistoletën dhe pa dëshirën time
isha i detyruar të shtija. Lajmëruan policinë. Kur erdhi policia, kryesisht
shqiptare, u gëzova. Nuk bëra rrezistencë. U dorëzova. Më mbante shpres se
Rexhepi dhe nuhiu, duke i njohur fuqinë, trimërinë e shkathtësinë e tyre,
ndoshta kanë arritur të qanin rrethimin. Në burgun e Prishtinës, pas disa
ditësh kuptova se Rexhepi e Nuhiu ishin vrarë. Një çast tepër i rëndë për ta
përballuar. Por, nuk duhej ligshtuar para katilave të Udbës." Ky ishte
shpjegimi i atdhetarit, idealistit për çlirim e bashkim kombëtar, Kadri Osmanit
- Mani.
Me
këtë rast, u arrestuan gjithë vëllezërit e Sejdi Veselit, duke u dënuar gjerë
më 15 vite burg (Sejdi Veseli). Po ashtu edhe u zbulua grupi i Sejdiut,
pjesëtarë të Organizatës Fronti Nacional Çlirimtar i Kosovës, të cilët u dënuan
me shumë vite burg.
Tani
rreth zbulimit të vendodhjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, rrjedhin edhe
variante të tjera jo të qarta e të hamendsuara. Unë them se e vërteta mund të
dihet vetëm atëherë kur do të hapen dosjet kriminale të UDB-ës jugosllave për
këtë përiudhë kohore.
Rexhep
Mala e Nuhi Berisha, ranë dëshmorë të lirisë së Kosovës dhe bërjes së
Shqipërisë. Sot të rinjët e shqiptarisë, duhet të mësojnë historinë e Heronjve,
të Dëshmorëve, histirinë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe
gjeneratave të më hershme shekullore, të frymëzohen, të rritën e të kalitën me
dashuri për Atdheun, të jenë të gatshëm ta ruajnë çdo cep të Shqipërisë Etnike.
Lagjeja Kodra e Trimave, ndihet e privilegjuar që në gjirin e saj rrodhi gjaku
i Rexhepit e Nuhiut. Frymëzim për brezat.
Lavdi
jetës e veprës së Rexhep Malës e Nuhi Berishës!
Lavdi
Dëshmorëve të Kombit të të gjithë brezave!
Fazli Maloku, 16 janar 2021, Prishtinë