E hene, 27.09.2021, 02:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Me një mendim të formësuar në lirikën poetike më ide dhe forma të mesazheve

E marte, 16.03.2021, 08:39 PM


Poetja Shqipe Hasani me librin për fëmijë dhe të rinj vjen para lexuesve

Me një mendim të formësuar në lirikën poetike më ide dhe forma të mesazheve...

Nga Hasan Hasanramaj

Poetja e vyeshme dhe autorja e dymbëdhjetë veprave letrare - Shqipe Hasani u lind në Prishtinë- ku e kreu shkollën fillore, mjekësinë e përgjithshme dhe  Fakultetin Filologjik - dega gjuhës dhe Letërsi shqipe. Punon në QKUK - Kliniken Radiologji– teknike e Rëntgenit. Kjo poete dhe punëtore e dashur për tu ofrua ndihmë çdo pacienti në QKU në Prishtinë tani i ka përfunduar edhe studimet në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “ të drejtimit Radiologjik . Është anëtare  aktive e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në recesionin e Osman Maxhunaj kushtua botimit të librit ma të ri të kësaj poete me titulli " Bota e ëndrrave" që doli nga shtypi të shtypshkronjës “Lena Grafika” në Prishtinë në mes tjerash thuhet:” Poetja Shqipe Hasani pas lëvrimit me sukses të poezisë për të rritur, vjen para lexuesve me librin për fëmijë me titullin “Bota e ëndrrave” me këtë libër për fëmijë dhe të rinj, ngase ka vite me radhe që me sukses boton në revista, gazeta, rrjetin social edhe poezi për fëmijë.

Ajo tashmë ka një mendim të formësuar në lirikën poetike në ide, temë, formë, mesazh. Bota poetike që e rrethon është mjaft e larmishme qoftë me poezi të përkushtuara, qoftë me poezi familjare, me poezi nga fëmijëria, me të cilat i tërheq si magneti lexuesit. Poetja nuk mund ta harrojë Kosovën e larë me gjak, dëshmorët, mërgimtarët, natyrën, dashurinë për familjen, fëmijët, ku vargjet e saj na vijnë herë si rrëfime të pasura,herë si pikturë jete,herë si meditime shpirti .Mendoj se e poetja me formim të pjekur dhe figuracion të pasur qëndron një këmbë në letërsinë për fëmijë dhe të rinj dhe në njërën këmbë për të rritur.

Bota poetike që e rrethon këtë poete është mjaft e larmishme me poezi të përkushtuara, familjare,  nga fëmijëria, me të cilat i tërheq lexuesit si magneti

Por, sido që të jetë, pjekuria artistike në ligjërim poetik e bë të kapshëm idenë,temën, shprehjen. Libri ndahet në dy cikle: Nektar përkushtimi dhe Zogjtë e stinës së bukur. Në lirikën përkushtuar, poetja investon dashurinë dhe krenarinë për njerëzit që lanë gjurmë në jetë, qoftë si artistë të këngës apo të artit poetik, qoftë si heronj. Në këtë cikël arti dhe lufta e fundit mjeshtërisht janë të fiksuar në arkivin e poetes .Citojmë :”Atë ditë qielli u errësua për vdekjen e poetit loti m’i lagu veprat e tij kujtimi i ndritur më mbeti pavdekësi”(Baladë për poetin , Agim Deva).

Në lirikën përkushtuar, poetja investon dashurinë dhe krenarinë për njerëzit që lanë gjurmë në jetë  të artit poetik, qoftë si heronj

Autorja nuk harron gjakun e dëshmorëve. Ajo nderon dhe i kujton me pietet dhe krenari, citojmë”Përgjoj qiellin e kaltër me yje lozonjarë fytyra e dëshmorit bën dritë Kosova vezullon sikur s’ishte ar”. Ndërsa në ciklin Zogjtë e stinës së bukur gjejmë poezi të larmishme për familjen,natyrën, stinët, fëmijërinë. Poetja herë pas here lëvron me dashuri temën nga fshati, mandej atë urbane ku qyteti e Prishtinës e tërheq me bukurinë dhe nostalgjinë që ka, por edhe shqetësimin që ka për mungesën e hapësirës së gjelbëruar. Ndonëse poetja ,citojmë :”Gjithçka ka ndryshuar afërsia e njerëzve po mungon këngët mbetën në harresë kujtimet e kohës së hershme vetëm me mall do ti kujtoj”(Nostalgji për qytetin). Me mall të zjarrtë i kthehet fëmijërisë që e përcjell kudo në jetë fëmijëria, citojmë”Në ditar të jetës vargjet nuk më fshihen kujtimet e fëmijërisë shpirtit nyje mi lidhën. Ditar i fëmijërisë. Autorja përdor një figuracion të pasur stilistik. Ndërtimin metrik është i larmishëm ku herë ruan konventën tradicionale, ruan strofën katërvargëshe, përdor strofë pesëvargëshe dhe shpeshherë gjashtëvargëshe. Gjuha figurative është e stolisur me figura letrare që bartin një mesazh të bukur dhe përmbajtjesor. Ndër figurat më të shpeshta I hasim : metaforën,  epitetin, krahasimin,personifikimin, të tjera. Qirinjtë e diturisë ndeze përherë-metaforë. Ndjej pranverën e pikëlluar-epitet. Rrugës si kalorës-krahasim. Poezia e Hasanit bart mesazhe fisnik, human dhe ka petkun edukativ- na tha në fund recepsionisti Osmon Maxhunaj.

Pas botimit u bë edhe promovimi i librit të poetes Shqipe Hasanit në Shtëpinë botuese “Lena Grafik” në Prishtinë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora