Mendime
Arbana Xharra: Ne cka po shnderohet Kosova?
E hene, 01.03.2021, 09:35 PM
Arbana Xharra:
Kosoves
i duhet Izraeli, me shume se qe i duhet Izraelit Kosova. Albin Kurti e ka
fuqine mos me e vendos ambasaden e Kosoves ne Jerusalem, edhe me i premtu
Erdoganit kete favor. Secili njeri me mend ne kry e din cka do te thote per
vendin tone nje vendim i tille. Ne fund te fundit terrenin per rritjen e
ndikimit te Erdoganit e ka bere Hashim Thaci duke i dhene asetet kryesore,
Aeroportin, Distribucionin e energjise...e toka per te ndertuar xhami.
Gulenistet jane kidnapuar ne Kosove, ne kohen sa Thaci ishte president. Albin
Kurti eshte duke e vazhduar ate qe e ka bere Hashim Thaci me “baben” Erdogan.
Une personalisht nuk çuditem, me vet
fakti qe ka pase ne liste antisemit, antiamerikan dhe pro erdoganiste shtu
kesaj edhe retoriken e disa viteve te fundit te Kurtit. Ne momentin kur
idealizon nje diktator sikurse Erdogani - je nje admirues i autokracise se tij.
Albin Kurti i ka marre votat e qytetareve, une mundem vetem me dhene mendim
timin. Por, nje gje e di me shume siguri, Kosova ne syte e Perendimit po
shnderohet ne Lindje te Mesme te Ballkanit! Serbia eshte mundu me dekada; me na
portretizu si shtet islamist kunder perendimit, por nuk ishte e vertete dhe per
ate ne patem mbeshtetjen e Amerikes, Britanise se Madhe, Frances,
Gjermanise...Sot 22 vjet pas luftes cfare mesazhi po i dergojme ketyre
vendeve??? Ne cka po shnderohet Kosova?