Mendime
Zenel Çeliku: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë - çfarë?
E merkure, 20.01.2021, 07:52 PM
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë - çfarë?
Nga
Zenel Çeliku
Më
14 Shkurt 2020, për të pestën herë Kosova do ti nënshtrohet zgjedhjeve
parlamentare të parakohshme që nga shpallja e pavarësisë në 17 Shkurt 2008.
Gjykoj se këto zgjedhje do të hapin një epokë të re për Kosovën e pavarur.
Kosova ka 120 mandate (deputete) 20 prej të cilave janë të rezervuara për
anëtarët e komuniteteve të pakicave. Zgjedhjet e Parakohshme në Kosovë mendoj
se janë fundi i një epoke të dalë nga lufta. Këto janë zgjedhjet e pesta parlamentare
të parakohshme në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në 17 Shkurt 2008.
Kuvendi i Kosovës ka 120 përfaqësues, me 20 mandate të rezervuara për ata të
pakicave kombëtare. Këto zgjedhje edhën pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovë
vendosi për Etem Arifin, si jokushtetuese votën e tij, sepse ai kishte qënë I
dënuar me heqje lirie 15 muajsh për mashtrim. Në bazë të këtij vendimi të
Gjykatës Kushtetuese, Vjosa Osmani si Presidente në në detyre, shpalli
zgjedhjet e parakohshme për 14 Shkurt 2021. Ndërkohë Komisioni Qëndror I
Zgjedhjeve po heton që personat që janë dënuar në periudhën e tre viteve të
fundit, nuk mund të garojnë në zgjedhjet e ardhshme për deputet. Ky vendim ka
hapur një debat të hapur në Kosovë, sepse bëhet fjalë për liderin e LVV-Albin
Kurti për të cilin ka dyshime se do të lejohet apo jo që të kandidoi, për shka
se Ai ka qënë I dënuar nga Gjykata më parë. Mendoj dhe gjykoj se zgjedhjet e
ardhshme parlamentare të 14 Shkurtit 2021 në Kosovë, janë një shans mjaft I
mirë për një përballje me krimin dhe korrupsionin, si dhe për ti dhënë një
përgjigje përfundimtare Gjykatës së Hagës, lidhur me akuzatqë nuk qëndrojnë
lidhur me krimet në luftën për çlirimin e Kosovës, e më pas duke I hapur rrugë
liberalizim të vizave dhe integrim të Kosovës në organizmat Euro-Atlantike. Me
keqardhje për sakrificat që kanë bërë udhëheqësit e UÇK, kjo është çështje e
përfundimit të një epoke të udhëheqësve të luftës për një Kosovë të lirë, të
cilët mendoj se akuzohen padrejtësisht për krime lufte. Ata vërtetë kanë sakrifikuar
jetën e tyre për një Kosovë të lirë e demokratike, por ndërkombëtarët tashme
mendojnë se ky është fundi I udhëtimit të tyre në politikë, sepse nga pavarësia
e Kosovës, ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni në vënd.
Lidhur
me situatën politike në Kosovë, kamë parasysh mbledhjet e fundit të partive
politike para fillimit të fushatës zgjedhore, ku duket se Kosova është bërë një
zonë eksperimentale ku lufta për pushtet është e ashpër e duke mos u shqetësuar
fare per krimin dhe korrupsionin në vënd. Në opinionin kosovar thuhet se ;
“akoma pa u thare boja e akta-kuzave ndaj Presidentit Thaçi, Vjosa Osmani
vrapin për të marrë zyrën presidenciale”. Kjo lëvizje e beftë, sigurisht që I
shërben interësat e saja, por ky veprim I furishëm I Osmanit nuk është parë mirë
një masë e madhe e opinionit. Gjithsesi, Presidentja Osmani në detyrë, po
përpiqet që të jetë aktive në rrolin e saj, por mendoj se në këtë fushatë
parazgjedhore elektorale Znj.Osmani nuk lejohet të marrë pjesë, sepse Ajo është
Presidente e cila duhet të jetë mbi palët e partive politike. Më tej, duke
analizuar situatën politike në Kosovë, rezulton se vëndet e tjera në Ballkanin
Përendimor janë më të qëndrueshme se Kosova e cila ka promovuar tre qeveri
brënda një viti. Kjo ka reflektuar negativisht në aspektin ekonomik, në
aspektin sociale dhe në aspektin psikologjik të qytetarëve kosovar, shumë prej
të cilëve kanë humbur shpresën për një të nesërme më të mirë. Për këtë situatë
aspak normale, përgjegjëse është klasa politike 20 vjeçare e cila ka gjeneruar ndër
vite korrupsion dhe krim, ndërkohë që populli I Kosovës ka pritur presporitet
dhe zhvillim pas pavarësisë së vëndit.
Zgjedhjet
e parakohshme parlamentare në Kosovë të 14 Shkurtit 2021, kryesisht do të
dominohen nga LDK e kryesuar nga Isa Mustafa, nga PDK e kryesuar nga Ushtruesi
në Detyrës Enver Hoxhaj, nga LVV e kryesuar nga Albin Kurti dhe nga AAK e
kryesuar nga Ramush Haradinaj. Në këto zgjedhje shikojmë një aktor të ri
konkurues që ka dalë në politikën kosovare-Lista Qytetar e kryesuar nga Vjosa Osmani.
Kurti dhe Osmani janë në aleancë parazgjedhore duke menduar se sëbashku mundet
të bëhet forca më e madhe politike pas zgjedhjeve, sepse ato përfaqësojnë një
politikë të re, e cila bashkon spektrin politik më të gjerë politik në Kosovë.
Por aktorët politik duhet ta kenë mirë të qartë se ata do të vlerësohen nga
votuesit, si dhe çfar qëndrimi kanë mbajtur ata kur kanë qënë në pushtet.
Konkretisht, me vendosjen e taksave 100% në importin e mallrave nga Bosnja dhe
Hercegovina dhe Serbia, Haradinaj ka shkelur Marrëveshjen Ndërkombëtare të
Evropës Qendrore të Tregtisë së Lirë (CEFTA), kjo marëveshje është kundërshtuar
fort nga BE dhe Uashingtoni. Me këtë qëndrim Haradinaj i ka shkaktuar dëme të
kosniderueshme Kosovës në marrëdhënie me faktorin ndërkombëtar, kurse nga ana
ekonomike Ai solli për Kosovën një dëm prej 588 MLN Euro. Më pas, të njëjtin
qëndrim të gabuar ka mbajtur edhe Z. Kurti-Kryeminister, I cili taksën 100%
duhet të hiqet menjëherë dhe pa kushte-sipas ndërkombëtarëve. Në mënyrë jo të
drejtpërdrejtë, edhe Znj. Vjosa Osmani si kryetare e Parlamentit të Kosovës e
ka mbështetur Albin Kurtin në vendimin e tij lidhur për mos heqjen e taksës
100%. Ishte qeveria e Z.Abdulla Hoti I cili nën sugjerimet e faktorit
ndërkombëtarë, menjëherë hoqi taksën 100 %. Qeveritë e njëpasnjëshme të Kosovës
në 20 vite, nuk sollën atë që populli I Kosovës kërkonte dhe atë që ata
prisnin, presperitet, zhillimin e ekonomise, luftën kundër krimit dhe
korrupsionit, marëdhënie të qëndrueshme dhe të mirë me faktorin ndërkombëtarë
nuk ishin në nivelin e duhur. Si rrjedhojë, për fatin e keq kështu erdhi
përkeqësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Tashmë
shikojmë një luftë të ashpër për pushtet, partite e lartpërmendura duke u
përpjekur fort që të fitojnë shumicën në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021. Nën një
aleancë të ngushtë, nga ana e tij Albin Kurti (nëse nuk ka pengesa ligjore) do
të kandidoi sërisht për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani duke shpresuar se në
aleancë të ngushtë me LVV do të fitojnë shumicën, e pastaj Ajo do të kandidoi
për president të Kosovës. Por nga ana tjetër kemi edhe një faktor jo pak të
rëndësishëm për postin e presidentit, ai është Ramush Haradinaj I cili ka
nominuar vehten e tij për postin e Presidentit të Kosovës.
Gjithsesi,
Qeveria e re e Kosovës që do t ëdalë nga zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, duhet të
respektojë marrëveshjet e nënshkruara të si CEFTA, Marrëveshjen e Uashingtonit,
dhe të tjera.
Le
të mbetemi me shpresë dhe besimin se zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, do të jenë
më të mira se ato të kaluara, duke prodhuar një parlament me vlera të larta, e
pastaj një qeveri stabile me program dhe vision të qartë për të mirën e
popullit I cili po kalon situate të vështira sociale dhe ekonomike.
Zenel Çeliku
TIR-FAX Neës Agency 20 Janar 2021