E marte, 21.09.2021, 12:54 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kujtoj... Majen e shkambit kombtar

E enjte, 03.12.2020, 08:16 PM


Nga Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas sa vjetësh:

Majen e shkambit kombtar

Lisi inkandeshent i pashuem

Lahutari i Maleve dhe i Mrizit të Zanave

Nga Bep Martin Pjetri:

At Gjergj Fishta

Nën rrufetë e historisë

Shumë herë jam matë me shkrue dhe diçka po shkruej, por mbetet shumë për me shkrue aspekte të pandriçueme.

Male shkrimesh për Té, më ndalnin…! Rrufetë shkarkuen mbi trupin e Tij gjallë e t’ vdekun!

A thue e shuen rrufetë At Fishtën nga Memorja Kombtare gjatë moteve të nebulozave? - Jo! Fatmirsisht e banë ma të fortë, ma produktivin dhe ma me famë, mbasi ishte në qendrën e vemendjes së nji shteti diktatorjal për 47  vjetë, plus edhe heshtja prej 30 vjetve të fundit!

Fatmirsisht la mbi 50 mijë vargje, vepra të panumërta, të botueme 40 vepra dhe 30 vepra të pabotueme, shkrime në afro 20 gazeta dhe revista…,të shkrueme kudo dhe dorëshkrime! “Lahuta e Malcis” dhe “Mrizi i Zanave” mbetën Flamur, Monumente të Kulturës sonë kombtare!

Çka të shkruej unë për Atin e Kombit? Ndijesia kombtare më lëviz pendën sadopak, por para shumë e shumë dijetarve, albanologve të huej e vendas, autorve elitarë - atdhetarë të kombit e dijetarve shqyp-dashës të Botës, thurun Atij Lisit shekullor, ma vështirson mendimin!..

Frymzimi i Tij më inkurajon të shprehem në përvjetorin e 8 të dekadave të ndamjes nga jeta.

Të shkruesh për Atin e kombit asht në vet-vedi një betejë!

Arsyeja e kësaj vështirsie asht, se jam një nga 15 miljonë e ma shumë shqiptarë që shkruej disa rreshta si shqiptarë i Lekës së Madh, i Gencit-Teutës, të Fatosave të mëdhaj të kombit Gjergj Kastriotit dhe dy herë Fatos i Kombit – Dedë Gjo’Luli, i Bajram Currit, Isa Boletinit, At Shtjefen Gjeçovit, i të lumnuemit At Bernardin Palaj, apo miqve Lasgush Poradeci, Asdreni, Prof. Ernest Koliqi…

Sa vshtirë e sa emocional asht të lëvizësh germa-mbas germash, disa rreshta në nji fletë të bardhë, për Gjergjin e Dytë – Atin e Kombit Shqiptar!

Atin e Kombit unë, e shohë gjithmonë të kryqzuem në majën e shkambinjve!

Veprat e Tij mbeten në shekuj male-inkandeshente, frymzuese dhe inkurajuese për me e ba të denjë kombin në familjen e saj të hershme pellazge.

Nji Perandori Humane dhe frymzuese në konstelacjonin e planetit Tokë – Ujë - Diell - Oksigjen!

Madhshtia e Atit nuk kuptohet pa u vlersue Vuejtjet e Tij të paimagjinueshme, të panumërta si gjallë ashtu dhe i vdekun, që historia vazhdon të heshtë! MUNDIMET e  Atit të Kombit dhe VEPRAT janë të lidhuna fort…

Asht sa humane aq dhe konceptuese ndaj Tij në trajtimin komplementarë të jetës dhe të veprimtarisë së Tij.

Mjerisht ekziston në Tiranë dhe jashtë saj; një “PROJEKT i HESHTJES” ndaj AT GJERGJ FISHTËS mbas diktaturës komuniste – sllave prej vitit 1992.

Pak-kush e pikasi profilin nebuloz të jetës së Tij.

Falë veprimtarisë Tij sa Atdhetare, sa kulturore shum-planshe u ba objekt i keqtrajtimit nga Tirana komuniste-sllave, para dhe mbas 1944.., e po vazhdon edhe sot në 2020.

Jeta dhe veprimtaria janë binomi i NJOHJES të së vertetës, e cila na u fshehë prej 1944-1992 nga SHTETI dhe mjerisht vazhdon edhe sot në 2020, me urdhën të stepave Urale të beogradit-moskës dhe mbi të gjitha të bandës kolaboracioniste sundimtare me terror e gjenocid.., e Tiranës komuniste sllave!

Burra si Ati i kombit nuk qahen, por i këndohet me Lahutën qi Ai na e la, paçka se kryeministrat, presidentat, akademikët e Tiranës dhe Prishtinës edhe mbas 1992, ja dhuruen Beogradit, meqë ishte teli dhe zemra vigane e lahutarve, që çlironte epika frymzuese, dhe deshmi të betejave të shumta të malcorve nder male, shkambinjë e shtigje kundra turqve e sllavëve barbarë. Si dhe telat e saj mbanin shpirtin gjallë të Gjo’Lulëve, Prekë Calve, Gjekë Gegëve dhe, faqet e ndrituna e të lavdishme të Burrave të Kojës, të Kuçit (prej 1856 nën pushtimin nga barbari, shqiptari-serbë Mark Milani)!..

Në 8 dekadat e ndamjes nga jeta na përforcohet edhe ma shumë dashnia dhe frymezimi ndaj Figurës dhe veprave të gjeniut të kombit At Gjergj Fishta!

Rruga e Shqipnisë asht rruga e At Fishtës.

30 Tetor 2020.

Shenim F. Radovani: Falnderoj Autorin e shkrimit per punen e madhe me vue në dukje vlerat e At Gjergj Fishtës, në këte 80 vjetor...

Melbourne, 17 Nandor 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora