| E enjte, 03.12.2020, 08:16 PM |
Nga
Fritz RADOVANI
Kujtoj…Sot,
mbas sa vjetësh:
Majen
e shkambit kombtar
Lisi
inkandeshent i pashuem
Lahutari
i Maleve dhe i Mrizit të Zanave
Nga Bep
Martin Pjetri:
At
Gjergj Fishta
Nën
rrufetë e historisë
Shumë
herë jam matë me shkrue dhe diçka po shkruej, por mbetet shumë për me shkrue
aspekte të pandriçueme.
Male
shkrimesh për Té, më ndalnin…! Rrufetë shkarkuen mbi trupin e Tij gjallë e t’
vdekun!
A
thue e shuen rrufetë At Fishtën nga Memorja Kombtare gjatë moteve të
nebulozave? - Jo! Fatmirsisht e banë ma të fortë, ma produktivin dhe ma me
famë, mbasi ishte në qendrën e vemendjes së nji shteti diktatorjal për 47 vjetë, plus edhe heshtja prej 30 vjetve të
fundit!
Fatmirsisht
la mbi 50 mijë vargje, vepra të panumërta, të botueme 40 vepra dhe 30 vepra të
pabotueme, shkrime në afro 20 gazeta dhe revista…,të shkrueme kudo dhe
dorëshkrime! “Lahuta e Malcis” dhe “Mrizi i Zanave” mbetën Flamur, Monumente të
Kulturës sonë kombtare!
Çka
të shkruej unë për Atin e Kombit? Ndijesia kombtare më lëviz pendën sadopak,
por para shumë e shumë dijetarve, albanologve të huej e vendas, autorve elitarë
- atdhetarë të kombit e dijetarve shqyp-dashës të Botës, thurun Atij Lisit
shekullor, ma vështirson mendimin!..
Frymzimi
i Tij më inkurajon të shprehem në përvjetorin e 8 të dekadave të ndamjes nga
jeta.
Të
shkruesh për Atin e kombit asht në vet-vedi një betejë!
Arsyeja
e kësaj vështirsie asht, se jam një nga 15 miljonë e ma shumë shqiptarë që
shkruej disa rreshta si shqiptarë i Lekës së Madh, i Gencit-Teutës, të Fatosave
të mëdhaj të kombit Gjergj Kastriotit dhe dy herë Fatos i Kombit – Dedë
Gjo’Luli, i Bajram Currit, Isa Boletinit, At Shtjefen Gjeçovit, i të lumnuemit
At Bernardin Palaj, apo miqve Lasgush Poradeci, Asdreni, Prof. Ernest Koliqi…
Sa
vshtirë e sa emocional asht të lëvizësh germa-mbas germash, disa rreshta në nji
fletë të bardhë, për Gjergjin e Dytë – Atin e Kombit Shqiptar!
Atin
e Kombit unë, e shohë gjithmonë të kryqzuem në majën e shkambinjve!
Veprat
e Tij mbeten në shekuj male-inkandeshente, frymzuese dhe inkurajuese për me e
ba të denjë kombin në familjen e saj të hershme pellazge.
Nji
Perandori Humane dhe frymzuese në konstelacjonin e planetit Tokë – Ujë - Diell
- Oksigjen!
Madhshtia
e Atit nuk kuptohet pa u vlersue Vuejtjet e Tij të paimagjinueshme, të
panumërta si gjallë ashtu dhe i vdekun, që historia vazhdon të heshtë! MUNDIMET
e Atit të Kombit dhe VEPRAT janë të
lidhuna fort…
Asht
sa humane aq dhe konceptuese ndaj Tij në trajtimin komplementarë të jetës dhe
të veprimtarisë së Tij.
Mjerisht
ekziston në Tiranë dhe jashtë saj; një “PROJEKT i HESHTJES” ndaj AT GJERGJ
FISHTËS mbas diktaturës komuniste – sllave prej vitit 1992.
Pak-kush
e pikasi profilin nebuloz të jetës së Tij.
Falë
veprimtarisë Tij sa Atdhetare, sa kulturore shum-planshe u ba objekt i
keqtrajtimit nga Tirana komuniste-sllave, para dhe mbas 1944.., e po vazhdon
edhe sot në 2020.
Jeta
dhe veprimtaria janë binomi i NJOHJES të së vertetës, e cila na u fshehë prej
1944-1992 nga SHTETI dhe mjerisht vazhdon edhe sot në 2020, me urdhën të
stepave Urale të beogradit-moskës dhe mbi të gjitha të bandës kolaboracioniste
sundimtare me terror e gjenocid.., e Tiranës komuniste sllave!
Burra
si Ati i kombit nuk qahen, por i këndohet me Lahutën qi Ai na e la, paçka se
kryeministrat, presidentat, akademikët e Tiranës dhe Prishtinës edhe mbas 1992,
ja dhuruen Beogradit, meqë ishte teli dhe zemra vigane e lahutarve, që çlironte
epika frymzuese, dhe deshmi të betejave të shumta të malcorve nder male,
shkambinjë e shtigje kundra turqve e sllavëve barbarë. Si dhe telat e saj
mbanin shpirtin gjallë të Gjo’Lulëve, Prekë Calve, Gjekë Gegëve dhe, faqet e
ndrituna e të lavdishme të Burrave të Kojës, të Kuçit (prej 1856 nën pushtimin
nga barbari, shqiptari-serbë Mark Milani)!..
Në
8 dekadat e ndamjes nga jeta na përforcohet edhe ma shumë dashnia dhe frymezimi
ndaj Figurës dhe veprave të gjeniut të kombit At Gjergj Fishta!
Rruga
e Shqipnisë asht rruga e At Fishtës.
30 Tetor 2020.
Shenim F. Radovani:
Falnderoj Autorin e shkrimit per punen e madhe me vue në dukje vlerat e At
Gjergj Fishtës, në këte 80 vjetor...
Melbourne, 17 Nandor
2020.