E shtune, 05.12.2020, 11:06 AM (GMT)

Komente

Xhemal Ahmeti: Konteksti bullgar me shtetin e Maqedonisë Veriore

E merkure, 18.11.2020, 07:48 PM


KONTESTI BULLGAR ME SHTETIN E MAQEDONISË VERIORE

Bullgaria zyrtare ka të drejtë. Shumica e parë (zyrtare) e shtetit të ri duhet të pranojë se konstruktimin e identitetit të saj politik e organizoi duke huazuar gjuhën dhe historinë bullgare. Nuk prishet bota. Përkundrazi duke u lidhur me këtij vijë origjine përforcon të drejtën e saj autoktone, kur kihet parasysh se bullgarët ishin perandori qysh në shekullin 7 - para se t'i përlajnë sllavët - dhe ishin pikërisht ata që edhe ndërtuan shumicën e monumenteve historike që gjenden edhe sot Maqedonisë.

Nga Xhemal Ahmeti

Greqia u soll e padrejtë dhe pengëzuese ndaj Maqedonisë Veriore, duke i mohuar asaj të drejtën të quhet «Maqedoni», ngase edhe territori i sotëm ishte pjesë e asaj antikes, ashtu siç janë pjesë të Bullgarisë e më gjërë. Në kontestin me Bullgarinë, mirëpo shteti duhet të kërkojë alternativa tjera në vend se të ngulë këmbë në versionin e deritashëm të saj rreth identitetit të kombit politohistorik. Kombi «maqedon» siç vetëperceptohet ai sot politikisht  nga shumica e parë, është ngritur me një diktat të PKJ-së në kurriz të historisë dhe gjuhës bullgare (kush di gjermanisht mund të lexojë edhe këtu: https://www.yumpu.com/.../ethnokratien-sudosteuropas...). Në këtë e sipër nuk i është bërë padrejtësi vetëm hsitorisë dhe kulturës shqiptare, por edhe etnive tjera, të cilat asimiloheshin me dhunë (vllehet, ortodoksët shqiptarë, grekët, romët). Këto janë fakte të pakontestueshme historike. Modifikimi i gjuhës dhe përvetësimi i momenteve kyçe të historisë bullgare duhet të pranohet dhe të fiksohet në librat e historisë - nuk është ndonjë katastrofë e madhe që të thuash jemi komb politik me njërën nga shumicat (konstituente) që ka origjinë kulturore politike bullgare. Kthimi i drejtësisë dhe sqarimi i kësaj çështjeje do të ishte në të mirë të të gjithëve.

Zvicrën e përbëjnë katër popuj me origjina kulturore komplet të ndryshme e gjitha këto përbëjnë kombin politik zviceran. Vend i cili është pionier dhe shembull i demokracisë direkte dhe qeverisjes kolektive. Kriter që madje lartësohet si garantues i prosperimit dhe mirëqenies që ka.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora