Mendime
Xhemal Ahmeti: Konteksti bullgar me shtetin e Maqedonisë Veriore
E merkure, 18.11.2020, 08:48 PM
KONTESTI BULLGAR ME SHTETIN E MAQEDONISË VERIORE
Bullgaria zyrtare ka të
drejtë. Shumica e parë (zyrtare) e shtetit të ri duhet të pranojë se
konstruktimin e identitetit të saj politik e organizoi duke huazuar gjuhën dhe
historinë bullgare. Nuk prishet bota. Përkundrazi duke u lidhur me këtij vijë
origjine përforcon të drejtën e saj autoktone, kur kihet parasysh se bullgarët
ishin perandori qysh në shekullin 7 - para se t'i përlajnë sllavët - dhe ishin
pikërisht ata që edhe ndërtuan shumicën e monumenteve historike që gjenden edhe
sot Maqedonisë.
Nga
Xhemal Ahmeti
Greqia
u soll e padrejtë dhe pengëzuese ndaj Maqedonisë Veriore, duke i mohuar asaj të
drejtën të quhet «Maqedoni», ngase edhe territori i sotëm ishte pjesë e asaj
antikes, ashtu siç janë pjesë të Bullgarisë e më gjërë. Në kontestin me
Bullgarinë, mirëpo shteti duhet të kërkojë alternativa tjera në vend se të
ngulë këmbë në versionin e deritashëm të saj rreth identitetit të kombit
politohistorik. Kombi «maqedon» siç vetëperceptohet ai sot politikisht nga shumica e parë, është ngritur me një diktat
të PKJ-së në kurriz të historisë dhe gjuhës bullgare (kush di gjermanisht mund
të lexojë edhe këtu: https://www.yumpu.com/.../ethnokratien-sudosteuropas...).
Në këtë e sipër nuk i është bërë padrejtësi vetëm hsitorisë dhe kulturës
shqiptare, por edhe etnive tjera, të cilat asimiloheshin me dhunë (vllehet,
ortodoksët shqiptarë, grekët, romët). Këto janë fakte të pakontestueshme
historike. Modifikimi i gjuhës dhe përvetësimi i momenteve kyçe të historisë
bullgare duhet të pranohet dhe të fiksohet në librat e historisë - nuk është
ndonjë katastrofë e madhe që të thuash jemi komb politik me njërën nga shumicat
(konstituente) që ka origjinë kulturore politike bullgare. Kthimi i drejtësisë
dhe sqarimi i kësaj çështjeje do të ishte në të mirë të të gjithëve.
Zvicrën
e përbëjnë katër popuj me origjina kulturore komplet të ndryshme e gjitha këto
përbëjnë kombin politik zviceran. Vend i cili është pionier dhe shembull i
demokracisë direkte dhe qeverisjes kolektive. Kriter që madje lartësohet si
garantues i prosperimit dhe mirëqenies që ka.