Mendime
Sonila Meço: Mbill frikë e sundo!
E shtune, 24.10.2020, 07:07 PM
Sonila Meço:
Diskutohet,
hapen debate të forta, protestohet e tubohet në vende ku demokracia mbahet në
këmbëza të balancuara pushtetesh mbi rrezikun e lirive, të drejtave e shëndetin
e qytetarëve.
Nga
ana tjetër e medaljes “antidemokratike” a “hibrido-demokracisë” ekziston një
tendencë e rrezikshme e sistemeve autoritare, që e "shijojnë" këtë
situatë, për të "shtrënguar samarin" në kurriz të lirive të
individit.
Çdo
qeveri ka përgjegjësi dhe nuk mund të mbështetet vetëm në përgjegjshmërinë
absolute individuale, sepse njerëz me pushtet të fortë në të cënojnë
liritë/shëndetin e të tjerëve, për hir të interesave të tyre absolute
individuale.
Pse
qytetari i Gjermanisë ndihet më i qetë se një shqiptar në këtë moment
çoroditjeje globale? Sepse është më i pasur? Jo, thjesht sepse çdo masë që
merret atje nga qeveria duhet të jetë:
1)
e justifikuar;
2)
të ketë kuptim në kontekstin aktual; 3) të komunikohet qartë, por mbi të gjitha
të jetë një vendim i diskutueshëm e debatueshëm ne Parlament, ndërkohë, që
gjykatat janë aktive dhe rrëzojnë çdo vendim të pabazuar.
Tani
në kontekstin tonë, pa parlament normal e kushtetues, pa gjykata (jo thjesht të
dobëta, por edhe jo ekzistuese), me një shoqëri civile të dërrmuar,
institucionin e protestës marrë peng, me median e pamundur nga modeli ekonomik,
që e mban në këmbë, lënda e vetme që garanton funksionin e shtetit është:
FRIKA!
Mbill
frikë e sundo!
Diskutohet, hapen debate të forta, protestohet e tubohet në vende ku demokracia mbahet në këmbëza të balancuara...
Posted by Sonila Meco on Saturday, October 24, 2020