Mendime
Xhemal Ahmeti: Harraçi i heshtjes ndaj islamikëve
E merkure, 21.10.2020, 08:42 PM
Harraçi i heshtjes ndaj islamikëve
Shkruan:
Xhemal Ahmeti
Me
islamik – brenda diskursit kompetent – shenjohet individi që vepron në kuadër
të aspiratave politike që luftojnë për instalimin e sistemit shtetëror të
bazuar në sharia’t. Islamikët që veprojnë brenda kulturosferës shqiptare ndahen
në dy kategori kryesore: 1. Në ata që besojnë në teopolitikën e Erdoganit, e
cila thotë se islami, me ndihmën e Turqisë, do të determinojë nesër rendin
global. Tepolitikë, e cila në veprime është më racionale se në deklarata dhe
punon për dominimin e nacionalizmit turk mbi ish sferat e perandorisë osmane. Religjioni
në këtë kontekst është mjeti dhe 2. Në ata që besojnë se herdokurrë do të
triumfojë ideologjia e IS-isit mbi ideologjinë neoliberale euro-amerikane dhe
se shqiptarët për shkak të përkatësisë fetare (shumicë) duhet të rreshtohen në
këtë vijë.
Mbi
98% e grupeve dhe individëve të analizuar viteve të fundit veprojnë në kuadër
të islamizmit erdoganesk. Prandaj i ëndrrojnë edhe kombet e tyre (sidomos atë
kosovar) sipas formatit të nacionalizmit turk e në kuadër të pannacionalizmit
osman (si kundërpeshë përballë atij pansllav), i cili poashtu është
konstruksion i ri i historisë për nga gjeneza dhe trashëgimia kulturore.
Të
dyja grupet përdorin myslimanët shqiptarë si armatë rrugës për realizimin e
planeve të tyre. Me mysliman – brenda diskursit kompetent – shenjohet njeriu
religjioz, i cili kultivon besimin në Zot si të drejtë personale dhe njerëzore
të tij pa qenë misionar apo ushtar i ideologjive të shumta politike
jashtëkuranore.
II.
Sa
masive janë këto grupe? Për shkak të ligjeve ende të bazuara mbi të Drejtat dhe
Liritë e Njeriut dhe kushtetutave si imitatio të atyre perendimore si dhe
proceseve gjyqësore kundër «shefave» të tyre, grupet e llojit veprojnë së fundi
me kujdesin maksimal. Kështuqë është rëndë t’i numërosh të gjithë.
Një
ndihmë në këtë drejtim e ofrojnë ndodhitë singulare, të cilat i nxjerrin prej
takti, i bëjnë të pakontrollueshëm si në rastin me lajmin rreth prerjes së
kokës së një mësuesi francez nga një terrorist çeçen ose nëse i provokon
qëllimshëm me postime që i prekin në tel që ti të mbledhësh materiale për
analizë nga inboxi dhe metoda tjera hulumtimi efektiv.
Menjëherë
pas botimit të lajmit, pesë orë më vonë, në profilin e Facebook-ut të gazetave
si «Koha Ditore» dhe tjerat (pa i llogaritur këtu faqet religjioze dhe ato
proturke) u bënë mbi 1000 komente në përkrahje të çeçenit, reagime, të cilat
sollën në pah reagues që premtonin se do ta kishin bërë të njejtën edhe në
Kosovë, Shqipëri e në veçanti në Maqedoni.
Këto
deklarata (të cilat analizohen nga gjitha shërbimet e mundshme, kështu siç
bëjmë ne) mirëpo janë më pak interesante për analizën në krahasim me rrjetin që
këto paraqitje të pakontrollueshme (është në vetë natyrën e dinamikës së masave
kjo veti) vetëshpalojnë duke eksponuar hartën vepruese, liderët, ideologët,
partitë, imamët e kësaj lëvizjeje tashmë masive ideologjike brenda
kultursoferës shqiptare.
Gjatë
analizës së këtyre profileve, duke kërkuar elementët e përbashkët, ato më
frekuentët e më prezentët që militantët glorifikojnë e ripropagandojnë zbulon
edhe fundamentalistin më subtil, organizatat, xhamitë, partinë që disponon me
këto elemente dhe kupton se pse shumica absolute e mediave dhe intelektualëve e
heshtin këtë zhvillim.
III.
Po,
pse heshtën dhe heshtin pra shumica absolute e opinionbërësve shqiptare,
mediat, partitë dhe shteti? Pse heshtin ta zëmë ministritë më të sulmuara nga
këto grupe si ajo e Arsimit, Kulturës, ajo e Mbrojtjes dhe sigurisë sikur mos
të ekzistonte dukuria fare?
Heshtën
para se të ikin 400 veta në Siri (ose më të zëshëm ishin ata që i mbronin e sot
janë në politikë); heshtin edhe sot kur masa e kësaj ideologjie është më e
madhe se FSK (dhe brenda saj është në numër) dhe kur universiteteve më shumë
predikohet ideologjia ekstreme fetare se matematika ose gazetaria për të cilat
marrin edhe diplomat? Heshtin se konsiderojnë problemin inekzistent?
Heshtin
ngase flirtojnë me metodat dhe rrugën e fundamentalistëve apo heshtin ngase
janë frikacakë dhe shohin ëndrra qëtash duke ua prerë kokën Lavdrimët e shumtë
fqinj? Këtë aktualisht nuk do ta marrim vesh. Ose duhet analizuar edhe këta për
të parë se ç’na del më shumë përveç korruptimit të shumëve nga shoqatat dhe
shërbimet turke, që i financojnë ose i përkrahin për tu përkthyer në turqishte,
arabisht e andejpari.
Pse
media të mëdha e të caktuara bëjnë sikur nuk ekziston ky problem? Ngase i kanë
redaksitë përplotë me ëndrrimtarë pro botës islame të modelit turk? Apo edhe
këta janë poaq frikakcak si ata që u japin diplomat? Po shtetet? Eh, këto kanë
hyrë thellë nën kontrollin e Erdoganit dhe mezi lëvrisin kokën.
IV.
Ku
i sjell shqiptarët kjo rrugë? Do ta shohim më vonë këtë punë, nëse ia dalin
këto grupe aktive që nga 2008. Aktualisht diagnoza kufizohet vetëm në këto
segmente: antisemitizmi, urrejtja ndaj perëndimit, gatishmëria për të imituar
çeçenin e Parisit janë edhe më në kulm dhe më të rrezikshme (se subtile, të
maskuara) se gjatë rekrutimit të njerëzve për në Siri. Institucionet e arsimit
më shumë bëjnë namaz – të tipit islamik – se sa veprojnë kundër fenomenit.
OJQ-të e «deradikalizimit» ose kanë harxhuar paret e subvencioneve ose i hanë
ato dhe gëzohen me heshtjen që s’bën presion duke kërkuar rezultatet.
Dy
mundësi spekulative mund të merren parasysh rreth kësaj heshtjeje:
–
Elitat, shteti dhe partitë vërtetë besojnë se duhet shkuar me bllokun e prirë
nga Erdogani e jo të insistohet për në BE-në refuzuese dhe diskriminuese karshi
shqiptarëve (BE e ndihmon këtë rrugë më shumë se gjitha shërbimet ruse, serbe,
turke bashkë) ose
–
Këta besojnë se me heshtjen ndaj tërbimit të radikalizmit do të bindin masat se
myslimanizmi nuk është gjellë që duhet ta hanë shqiptarët si identitet kulturor
dhe se ai do vyshket a shuhet me vullnetin e shumicave e jo nëpërmjet ligjeve
rigoroze të shtetit ligjor.
Të
dyja këto mundësi [spekulative] janë fatale. E para është tragjike kur kihet
parasysh se «Bota e Erdoganit» e përtej është ende një botë mizore sa i përket
lirisë individuale, lulëzimit të tiranive, shkeljes brutale gjinore, varfërisë
totale për shkak të sistemeve politike ku sundon shariati (a nuk ishte ky
sistemi më i drejti në botë), analfabetizmit (mbi 80% të aanalfabetizmit
botëror gjenden në vendet me sisteme islamike) e tjera në këtë drejtim.
Apo
pikërisht këtë e duan shqiptarët si skllav të përjetshëm se s’mund të jetojnë
pa diktaturë dhe pas komunizmit islamizmi del si shans i mirë? E dyta –
eksperimenti reth demyslimanizimit – është fatale ngase shqiptarët gjenden ende
në luftën për ndërtimin e shteteve të tyre si dhe etablimin e të drejtave dhe
lirive si kulturë në vendet ku s’kanë shtetin e vetë.
Të
eksperimntosh në këtë fazë me idiotizma të tilla donë të thotë se nuk ke
lidhjen as minimale me fuqinë e religjioneve; donë të thotë të mos kesh lidhje
me atë çka ndodhë në perëndim (shtetet për çdo radikalizohen në mbrojte të
vlerave të tyre perëndimore); donë të thotë t’i katapultosh shqiptarët sërish
në duar të turqve dhe sllavëve, të cilët, si për shembull të fundit, vetëm në
islamizimin dhe tëhuajësimin e shqiptarëve shohin shpëtimin e tyre demografik
për shkak të morbiditetit të lartë e natalitetit zhdukës (Vuçiç).
Njejtë
si të parët, miqtë e tyre turq atëbotë pra, të cilët dikur besonin se vetëm me
shqiptarë të deportuar nga Jugosllavitë të mbushin Anadollin me popull dhe të
krijojnë balancën e nevojshme kundër kurdëve shumicë – por ende të pazgjuar
nacionalisht.
V.
Me
këtë zhvillim të brendshëm shqiptar dhe me këtë zhvillim të politikave
perëndimore karshi Turqisë, Iranit dhe Rusisë do të rezultojë vetëm një
përfundim që diplomacia perëndimore nuk e thotë: Ata janë të bindur se
shqiptarët kanë rrëshqitur thellë në drejtim të ideologjive që përfaqëson
triniteti lindor i aksës Rusi–Turqi–Iran.
Jo
vetëm si qeveri e në qeveri të shteteve përreth, por më shumë si shoqëri. Dhe
janë këto që kërkojnë viza e jo qeveritarët me pasaporta diplomatike. Kësaj
gjendjeje – që perëndimi të mbetet i bindur në këtë gjykim – i ndihmon heshtja
masive e mediave ose zhurma masive e tyre në prezantim e sipër të kulturës dhe
politikës stoike turke.
Partitë
tashmë, shumica e tyre ia kanë siguruar madje vetes edhe ca me uniforma të
shkollave radikale për të demonstruar profilin e tyre prolindor. Elitat siç
thamë njëra palë është frikacake e tjetra beson në udhën e radikalëve.
Korrupsioni
është vërtetë fatkeqësia e shteteve shqiptare, mirëpo më pak ai që në ballë ka
valutën e euros e shumë më shumë ky që në zyra, oda e shkolla mban portretin e
Hashim Thaçit, Rugovës apo Veselit, por në frymë si akrep ka farkuar atë të
Osama Bin Ladenit, Erdoganit apo Homeinit, ashtu siç edhe oi pagëzojnë en masë
fëmijët e tyre aktualisht.
Në
luftë heroi i një shoqërie kap pushkën për ta fituar lirinë e tij, në paqe ai
kap fjalën dhe vepron politikisht për ta mbrojtur atë liri që fitoi me
luftë. Siç duket shumica absolute e
sotme që popullon institucionet, shtetin, mediat, shkollat si në luftë ashtu në
paqe janë të kategorisë që: i veshin dimijat pët t’i bërë gostinë sa më
përulëse ushtarit të parë të huaj që u hynë në shtëpi. Duhet kontrolluar edhe
njëherë mirë e përpiktë listën e veteranëve.
Marrë
nga https://www.gazetaexpress.com/