E shtune, 24.07.2021, 10:31 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Dervishi: Në kërkim të asgjësë

E shtune, 24.10.2020, 12:55 PM


Në kërkim të asgjësë

Nga Kastriot Dervishi

Sinqerisht më ka ardhur keq për kohën e çuar dëm të prokurorit të përgjithshëm më 21 tetor 2020 në një takim pa lidhje dhe objekt me ata që e çojnë përditë kohën dëm. Autoriteti për “hapjen” e dosjeve që është unikal në botë si rast negativ për t’u treguar, si “arkiv” drejtorish, por që i jep vetes edhe funksione komunale, kishte kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë për “hartimin e protokolleve të përshtatshme për identifikimin, gërmimin dhe zhvarrimin e të zhdukurve në diktaturë, në vendekzekutimet e raportuara”. Autoriteti nuk ka asnjë tagër për këtë çështje se i vetmi autoritet shtetëror është Zyra e të Zhdukurve pranë Institutit të ish të Përndjekurve Politikë. Nëse Autoriteti ka dëshirë të bëjë vullnetarisht sekretarinë e kësaj zyre, kjo mund të vijë vetëm pas një liste detyrash që kjo zyrë mund t’i ngarkojë atij. Kompetencat e prokurorisë janë të bazuara në ligj dhe jo në takime apo me “marrëveshje” (këto Autoriteti i ka si shfaqje tashmë). Roli i gjykatës apo prokurorisë është i përcaktuar nga neni 200 i ligjit nr.7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale”, i ndryshuar dhe ka të bëjë vetëm me ekspertizën ndaj një kufome të identifikuar dhe varrosur pjesë e çështjes penale. Rastet e personave që nuk u dihen eshtrat, nuk janë të ngjashme me parashikimet e nenit 200 të kodit në fjalë. “Vendekzekutime të raportuara” këta u thonë muhabeteve që kanë dëgjuar nga të tjerët. Për çdo rast, autoriteti përgjegjës është ai që administron territorin, pushteti vendor apo qeveria. Le që kot është kjo punë. Foton e realizuan. Sigurisht duke mos u grindur për protagonizëm siç bënë në Burrel, ku deshën të dukeshin pjesë e grupit ndërinstitucional.

Se këta shokët e Autoritetit si duket nuk kanë të qartë as atë shtesën ligjore të nenit 22/1 që i bënë ligjit të tyre. Aty theksohet bashkëpunimi (për informacion) me institucione të tjera dhe jo marrja e rolit të udhëheqësisë në një proces që është tagër i Zyrës së të Zhdukurve. Sigurisht e panevojshme si shtesë, sepse organet shtetërore e kanë të detyrueshme bashkëpunimin mes tyre në çfarëdo rrethane dhe për çfarëdolloj çështjeje. Por Autoriteti nuk ka as çfarë të bashkëpunojë, se nuk zotëron asnjë informacion që lidhet me skema varrimi apo vende ekzekutimi sepse organet e Sigurimit të Shtetit nuk e kanë pasur një kompetencë të tillë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora