Mendime
Nebil Çika: Krimet e komunistëve dhe “rastësia” Neritan Ceka?
E hene, 05.10.2020, 09:25 PM
Krimet e komunistëve dhe “rastësia” Neritan Ceka?
Nga Nebil
Çika*
Sa
herë shqiptarët ndërmarrin ndonjë nismë antikomuniste shfaqet gjithnjë Neritan
Ceka i cili e pengon atë të jetë kjo një rastësi? Kështu ndodhi në vitin 1991
kur shqiptarët ju drejtuan bllokut
komunist për të përmbysur diktatorët e gjallë, doli ai me megafon e i drejtoi
nga busti i diktatorit të vdekur duke shmangur shansin më të madh të shkëputjes
nga komunizmi të popullit e vendit tonë.
Javën
qe shkoi pas presionit te madh te brendshëm e te jashtëm nisen gërmimet pre gjetjen e eshtrave te burgosurve politike antikomunistë te zhdukur
ne burgun komunist të shfarosjes në Burrel . Pas lajmërimit të bujshëm se qeveria dhe
kryeministrit po plotësonin këtë kërkese
të përsëritur legjitime të familjeve të të zhdukurve nga komunizmi gërmimet u
pezulluan pre “arsye teknike” . Si 30 vjet me parë doli sërish në skenë Neritan Ceka i cili u
ripërdor nga komunistët për të ndaluar një akt tjetër të rrezikshëm për ta ne aspektin politik edhe juridik.
Politikisht
kryeministri Rama dhe partia e tij nuk pasur kur interes te tregojnë provat e
krimeve te tyre siç janë gjetja e te zhdukurve nga komunizmi ne Shqipëri. Ne
muajin korrik te këtij viti ne seancën e fundit parlamentare te sesionit te
kaluar kryeministri Rama deklaroi nga
kuvendi se paraardhësit e tij gjenetik , politik e juridikë , komunistet
ishin ne anën e drejte te historisë dhe
se ia ndjehej krenar që ishte pjese e tyre, te njëjtën gjë deklaroi edhe
spiuni i sigurimit të shtetit dhe mistri i fundit i brendshëm i diktaturës
komuniste, kreu aktuali i Kuvendit të
Shqipërisë, Gramoz Ruçi javën e kaluar.
Është qartësisht e dukshme qe nga kjo qeveri qe mburret me krimet e komunisteve te pritet
gjetja e trupave te viktimave të këtyre krimeve. Çdo trup i gjetur është një
prove juridike krime dhe ne baze te
procedurës penale prokurori qe asiston ne zhvarrimin e tyre duhet te nisi një
çështje penale duke nisur kështu edhe procese hetimore e
gjyqësore pre dënimin e autorëve te këtyre krimeve ne Shqipëri te cilët janë ose pjese ose
paraardhës gjenetike te kupolës se
pushtetit përfshi edhe te atin dhe te afërm te tjerë te kryeministrit Rama.
Politikisht
Rama ndjehet gjithashtu i kërcënuar nga gjetja e trupave të te zhdukurve
pasi edhe shqiptari me naiv edhe me
militanti i tij përballë provave te
krimit do ta ketë te vështirë te besoje mashtrimin e tij publik qe: “
komunistet ishin ne anën e duhur te historisë”
dhe do te kuptonin se sa kriminale është krenaria e tij si pasardhës i
tyre.
Personalisht
kam besuar se me Burrelin do te behej diçka për shkak te presionit te shtetit
italian dhe BE-se pasi ne këtë burg ka vdekur nga torturat edhe një shtetas
italian por me sa duket Rama edhe atyre
ua gjeti mashtrimin. I ndërpreu gërmimetpër arsye teknike dhe për këtë i erdhi serish ne ndihme
“eksperti” i vjetër Neritan Ceka. Nuk e dinte Tax- Forca qe duhej arkeolog para
se te niste gërmimet , po IMCP që ka përvojë ndërkombëtare dhjetëra vjeçare në
gjetjen e te zhdukurve ?! Përfundimisht
arsyeja “teknike” është vetëm justifikimi për te ndërprerë gërmimet pasi arsyeja e vërtet janë zhdukja e provave të krimeve të komunisteve
dhe kjo nuk mund te pritet sa kohe ata janë ne pushtet dhe “neritanët” e
Sigurimit të Shtetit gjithnjë në shërbim
të tyre. Gjetja e te zdukurve eshte
ceshtje e drejtesise , pikerisht asaj qe komunistet i tremben si "djalli
nga temjani" qe nga viti 1991 deri sot .
*Kryetar
i Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë