E premte, 26.04.2024, 04:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku

E diele, 04.10.2020, 09:13 AM


Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Alida Hisku:

- Festa Kombëtare e Këngës, pati qëllim që të risjellë përsëri në skenë

muzikën origjinale e tradicionale Shqiptare

- Justina Aliaj, Liljana Kondakci, Ilir Shaqiri, Kozma Dushi ,Rakipe Karaj, Elida Shehu sollën  këngët e vjetra në një frymë të re

- Ishte për herë të parë që një eveniment,  filmohej nga një Dron

-Brezat e rinjë, do të shohin realisht në këtë Festë se kush kanë qenë këngëtarët e atij brezi që këndonin live

- Ahengu me muzikë të huaj tallava , nuk i mban gjallë zemrat e artëdashesit

- Sot shikohet fitimi,  përpara se të dali në treg kënga

- Sot nga juria zgjidhet fustani e bukuria, para tekstit, muzikës dhe talentit

Nga Albert Z. ZHOLI

-Këto ditë dhe pse Pandemia ka kufizuar lëvizjet është realizuar dhe filmuar nën drejtimin e Gjerj Lekës Festa e Këngës Shqiptare. Kjo Festë ka mbledhur këngëtarët e vjetër që aknë kënduar live për vite të tëra dhe që sot këkrohen fjerësisht nga publiku I gjerë. Kjo Fesrë u zhvillua që dhe brezi i ri të mësojë se kush isjhin ata këngëtarë që e rritën cilësinë e këngës  së muzikës së lehtë shqiptare dhe nuk e deformuan atë. Pjesë e kësaj feste ioshte dhe mikja e gazetës Telegraf Alida Hisku me të cilën zhvilluam këtë bisedë..

-Tashmë duket  sikur jeta artistike është e vakët. Por ju sërishmi erdhët nga Gjermania për një project të ri. Cili ishte ky projekt, kush e realzioi dhe çfarë kishte si qëllim?

Ashtu sic jeni të njoftuar nëpërmjet kanaleve televizive  dhe rjeteve sociale në Mars u bë njoftim i një projekti të mjeshtrit Gjergj Leka, për një Festival ose një Feste të Këngës Shqiptare në  Tiranë, për në muajin Maj. Menjëherë mora kontaktet dhe dërgova edhe unë kërkesën time për këtë projekt shumë të rëndësishëm dhe të parin deri tani më llojin e tij. Por  në të njëjtën kohë filloi dhe epidemia e Coronës të bëhej Pandemi dhe frika e paniku u këtij virusi të panjohur na demoralizoi pak. Megjithatë Gjergji nuk humbi kontaktin dhe punën, por  çdo të shtunë me neve dhe medien bëri njoftimin për vazhdimin e këtij projekti festival. Mbas shumë muajsh pune në distance të largët ,e mbasi në Tiranë u vendos që kjo Festë e Këngës Shqiptare të

bëhej, por pa spektatorë, dhe në kushte Pandemie. Vendosa dhe unë që

këtë ëndërr ta realizoja deri në fund e të udhëtoja , duke marrë mbi

vehten time  rrezikun e këtij virusi përsipër. Kjo tregoi tek mua, që

virusi i Coronës është shumë i vogël përpara dëshirës sime për këngën

dhe Muzikën Shqiptare.

-Cila ishte rëndësia dhe qëllimi i kësaj Feste të Këngës Shqiptare?

Ky takim në këtë Festë Kombëtare të Këngës, pati një rëndësi të veçantë

për mua dhe për të gjithë artistët, që të risjellim përsëri në skenë atë

muzikë origjinale e tradicionale Shqiptare të brezit tonë dhe këtë ta

bashkëngjisim me po aq emocion  edhe artistëve të brezit të rinj....

-Kush nga këngëtarët e brezit tuaj  mori pjesë në këtë Festë?

Më lejoni të përmed disa nga artistët e njohur të muzikës së lehtë

Shqiptare si e madhja, Justina Aliaj, Liljana Kondakci, Ilir Shaqiri, Kozma

Dushi ,Rakipe Karaj, Elida Shehu, Bahri Rusja,Rajmonda Kamberi,por edhe te

tjere artiste te njohur si Alda Cukaj Alban Emiri,Teuta Pango,Irma

Gurakuqi,Neptun Gjata,Dhimitër Stefa, Artan Bakija, Anisa Grenazi, Ardiana

Pinari,  Agim Poshka, Elidon Prodani, Sajana Kodheli, Leonard Bulku, Marinela

Kasneci, ...e shumë e shumë pjesëmarrës të tjerë (Kërkoj ndjesë për mos

përmendjen e emrave të të gjithe pjesëmarrësve)  që me kaq dashuri

interpretuan këto këngë të asaj kohe me një fryme e një freski të re

muzikore,

- Kush ishin në stafin realizues?

Një lavdërim shumë, shumë të veçantë meriton stafi i Gjergj Lekës, me

artistët e tij Alma Strazmri,dhe Erisela Leka, nën regjinë e Edi

Dingu.Të gjithë këngët tona të asaj kohe u rifreskuan në një

orkestracion të ri dhe kohor, si dhe me një profesionalitet të lartë, nga

kantautori Gjergj Leka, i cili drejtoi për 4 net me radhë në skenë,

këtë Festë të Këngës Shqiptare ,me një moderacion fantastik, dhe që u

pëlqye jashtë mase ...

-Kush ishte risija në këtë event?

Ishte për herë të parë që një eveniment,  filmohej nga një Dron dhe

11-12 kamera si dhe aparaturat të teknikës më moderne në botë, të

drejtuara nga një mjeshtër i vërtetë, si Elton Pelari. Gjithashtu edhe djemtë

kameramane të Kanalit Neus24,marin një falënderim të veçantë nga ana

ime.,,Ishte një privilegj i madh, që dhe unë të merja pjesë këtu në këtë

sofër të madhe të muzikës sonë, me artistë të ardhur nga Kosova,

Italia,Greqia,USA, Gjermania Belgjika e nga shumë qytete të Shqipëris. Pra ishte  një

pjesëmarje e përngjallur në zemrat e artistëve...

-Kjo nismë ishte një sakfificë apo jo? Në mes të Pandemisë?

Artistët që shfaqën dëshirën të mernin pjesë në këtë Festë të Këngës, jo

vetëm që morën përsipër gjendjen e rezikshme të Pandomisë,

por morën përsipër edhe të gjitha shpenzimet kohore e monetare, të cilat

ishin në shuma të ndryshme, duke u nisur nga dita e udhëtimit e

deri në kthim nëpër shtëpi. Kjo dëshmon më së miri dëshirën

dhe zemërmirësinë e artistëve të vërtetë (BIO), që për muzikën dhe

artëdashësit e tyre nuk ka kufi që i ndalon. Kjo dëshmi e madhe që u

tregua për të parën herë këtu në Tiranë ,është dhe vlen për brezat e

rinjë, që të shohin realisht se kush kanë qenë këngëtarët e atij brezi,

që krahas punës së përditëshme profesionale e familjare uleshin në

pjano me kompozitorë e me poetë, për të ndërtuar një këngë, e cila do ti

përkiste popullit e shoqërisë. Ky mendoj se është dhe çelësi i

pazevendesueshëm i jetëgjatësisë së këngëve tona të asaj kohë. Ato këngë bashkonin tre zemra artistësh vetëm për një qëllim vërtetësinë origjinale.  Ky ka qenë dhe është sekreti i artistëve “Bio”. Këngët që prodhohen në agregate dhe kopjime të ndryshme,

nuk u vjen era Shqipëri, jo,....Ahengu me muzikë të huaj talalva , nuk i mban gjallë zemrat e artëdashësit.  Sot shikohet fitimi,  përpara se të dali në treg

kënga,  zgjidhet fustani e bukuria , para tekstit, muzikës dhe talentit. Kjo

lloj muzike mendoj, une duartrokitet me një dore, sepse i mungon dora

tjetër, që është origjinaliteti dhe kënaqësia e dëgjuesit e

shikuesit,.. Pra ky komunikim i përbashkët jep atë që quhet

duartrokitje me të dyja duart  e që të çon në atë sukses të gjatë e të

papaguar...

-Si ndihesh pas kësaj feste?

Ndihem krenare të marr pjesë në çdo concert të tilël të vëretë, ku sado pak të jap edhe unë kontributin tim për këto perla të traditës sonë të lashtë muzikore

shqiptare , që fatkeqësisht po deformohen nga koha e re moderne.

Gjithashtu më vjen   keq edhe për harresën e këtyre artistëve që

dëshmojnë më së miri që kënga dhe muzika kurrë nuk do të vdesi në zemrat

e tyre edhe pse ka Pandemi. Ja pra edhe unë jam një e  këtij

brezi krenar, e pa vlerësuar nga Shteti dhe qeveria, por mbetem po ajo që kam

qenë një artiste në shërbim të artit dhe Muzikës Shqiptare me

artëdashëesit e saj që na mbajtën gjallë shpirtërisht. Rroftë Muzika e

vërtetë Shqiptare !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora