Mendime
Gëzim Llojdia: Dy sugjerime për turizmin në Kuçin e Labërisë?
E hene, 31.08.2020, 11:51 AM
Dy sugjerime për turizmin në Kuçin e Labërisë?
Nga
Gëzim Llojdia
1.
Isha në Kuç të Vlorës.Një vend
malor ,ku ende një turist mund të shijoj kopshtet e parajsës.Ah ju thoni nuk
janë kopshte parajse!Më poshtë takova Cajupin ishte në ca fletë libri
nëBuronja dhe rilexova vargjet e tij,për të kuptuar panoramën e këtij
vendi.Mirëpo kthehemi aty ku ngamë llafim. Nëse mund të bëjmë një
kornizë konceptuale, për të shqyrtuar çështjet e turizmit dhe rekreacionit në
rajone malore si Kuçi apo fshatra të tjerë do të përmend diku nga
gjashtë karakteristikat e burimeve specifike malore, mes të cilat
përfshijnë: diversitetin, margjinalitetin, vështirësinë e hyrjes, brishtësinë,
ngrohtësinë dhe estetikën. Argumentohet, që këto karakteristika janë unike
për rajonet malore dhe, si të tilla, kanë implikime specifike për rekreacionin
malor dhe zhvillimin e turizmit. Nga do të nisem pikë sëpari nga Kuçi i
Vlorës?
Udha nga ku do të
kalojmë udhëtarët. Pra kjo udhë, e ndërtuar nga koha e kohës,rrugë nuk
quhej më.Rruga e re një ministradë e bukur po bëhet. Është gati në
përfundim të saj. Kjo do të sjell dhe sigurisht përcjell turistë.
Dikur nëpër këto gjurmë udhe, vinin dhe iknin pushtues apo ushtarë të
ushtrive të kapitulluar, që endeshin rrugëve.Pikërisht këto rrugë
do të kryqëzohen 1-2 km atje poshtë në va në Hekal, nëpër ato male dje
dëgjova ku uturijnë buldozët, që po çajnë mes përmes pyllit një
udhë që ngjitet,zbret maleve dhe pyjeve drejt detit të Qeparoit.Udha hynë
të çështjet kryesore të infrastrukturës.Duke lënë pas këtë udhë u nisa nga
Gororneci për të dalë në Bolenë.Me fotografit dhe një projekt do tu
paraqiten shoqatave të turizmit dhe agjencive turistike.Në këtë udhë, që do të
eci është vetëm një variant për shfrytëzimin e turizmit malor.Pra
udhëtimi me kuaj .Kjo mund të bëhet në disa drejtime.Bolenë,Fterë,Corraj,Golem
etj.
2.
Kuci është një kryqëzim
rrugësh. Nga kohët e vjetra ,udhët e tij janë punuar me të gjitha
mjetet.Lidhet me fshatrat e Tepelenës , Gusmarin te gryka e Shurit.Me fshatra e
Gjirokastrës,me fshatrat e Sarandës,Fterë, Corraj,me fshatrat e Himarës,
Kudhës,Pilur, me fshatrat e Vlorës,Kallarat Bolenë etj ...Kuçi si pjesë e
Kurveleshit të poshtëm, ka një emër të madh në histori dhe ndër
luftra.Mirëpo Gryka e Kuçit ,përbën një potencial të madh turistik në kushtet e
sotme .Asaj gryke diku nga viti 1903, Andon Zakoja kthehej në Misir duke shkuar
mes përmes saj. Çfarë pa gjatë atij udhëtimi,vargjet brilante të tij,
janë zëra muzikore, mjaltë të ëmbëla. Shiko një strofë ç’thotë:Labëri sa i dua/Pyllet e kodrat e tua/.Ato gryka ata
male/Ku dhe zogu shkon ngadale./Shkëmbenj dhe shpella si thikë/Që ti shikosh të
vjen frikë!Vende që mund të eksplorohen nga turistët.Dhe më poshtë, Cajupi
përshkruan këtë parajsë me” gjuhë zemre”:
Gryk e Kuçit kush ka shkuar,
Dhe gjaku si ka qëndruar?
Udhëtari nga të vejë?
Mal këtejë, mal andejë,
Ndë mes një lum i habitur
Vërtitet duke buxhitur,
Lisa të gjër'e të gjatë
E bëjnë ditënë natë!
Anës lumit, ndënë hie,
Çfaqetë një rrugë dhie.
Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba
Mjerë kujt t'i shkasë këmba!.....
Dhe në Buronja më shfaqen këto
vargje brilante të Cajupit, në një libër të hapur punuar mjeshtërisht në
gur.Është një vepër artisti, që ka latuar vargjet e Cajupit.
Buronja : besoj nga emërtimi
nga ku rrjedhin burimet.Rrepet shekullor të përmendur të rrahur
edhe të përzhitur nga flaka e barotit, as gjëkundi nuk i gjen më.Cikli jetësor
i tyre ka kaluar çdo limit.U plakën, dhe fletët rrëzuan.Definitivisht,
si cdo dru.Buronja duhet transformuar për turistë si vendpritje.
Burimet me ujët e shenjtëruar. Në
antikitet lumi quhej Polyanthos.
Kam një informacion mistik.
Dikur,ata besimtarët vinin, që nga Greqia,ngarkuar me enë për të
marrë ujë nga burimi i shenjtë .Është lum i shenjtëruar për shkak të ardhjes
nga asteroidi. Rrëzuar diku në një fshatë të shtetit fqinjë ,për disa
shekuj ,lumi u tha. Dhe arsye duket skeptike. Vendasit humbën arsyet.Zullumet
priten në të tilla raste. Për të besuar, nuk besonin .Uji u la shëndetin, thonë
lebrit.Dhe pëllciti në Shur shumë km larg burimit të parë,burime të tjera
në buronja.Këtu duhet shkruar një pllakë e vogël. Me fytyrën e një
shenjtori.“Gjon Pagëzori, profeti i madh,ujërat që ti solle janë ende në këtë
tokë ilire dhe në këtë shtrat rrjedhin,c’praj shekujve.Lavdi.”.E kishim fjalën
për ujërat se ujërat i japin jetë këtij vendi, që e harlisin si në kopshtete
Edenit.Pa ujë sdo të kishim turizëm.
Nëse marrin përvojën e veriut
dhe të bujtinave, Kuçi do të bëhet një zonë pasur, që do të pres e
përcjell turistë, ngase ka shumë potencial turistik.
3.
Rritja spektakolare e turizmit në veri te
vendit në vitet e fundit është themeluar kryesisht në bumin e turisteve,
që frekuentojnë bujtinat malore e dhe në tërësi ciklit jetësor të
destinacioneve alpine .Në shumicën e rasteve, inovacioni është rezultat i një
procesi që fillon brenda komunitetit alpin, që e ka zgjidhur mjaftë mirë
fushën ku është përqendruar. Rerstorante,hotele,bujtina.Mirëpo më parë
banorët e këtushëm duhen të kthehen sytë te restaurimi i banesave ,që
kanë mbetur për ibret nga koha.Banesat, që ka ky fshatë sot pas reasturimit
mund të jepen me qera për 30-50- ero dita me gatim ose pagesë mujore për
të huaj, që ëndërrojnë një klimë të freskët në zhegun e verës.Banesat e vjetra
,që mezi mbahen në këmbë kanë nevojë të ribëhen. Turizmi hedh një herë para
dhe vjel çdo ditë të ardhurat e tij.
Mirëpo, një propozim i thjeshtë është
ky.Ngritja e një merkate me prodhime bio.Nuk gjen një dyqan,merkate, apo
diçka e tillë që të shes prodhime bio në zonat ky prodhimet 100%,janë
bio.Të gjithë duan prodhime bio. Asgjëkund nuk gjenden. Në një hapësirë 5x5
m.Mund të shiten çdo ditë :Mjaltë i certifikuar,djathë i staxhionuar, mish
,arrore dhe çaji mali,sherbela etj, prodhime të zonës.Vetëm një kg arrë kushton
10 euro. Kuçi ka pasur një traditë me arrorët.Nga koha e kooperativës
arrorët bëheshin shumë. Vendi e do arrën dhe bënë kokrrën e saj të madhe.Është
pa shumë shpenzime dhe me shumë fitime.Me arrorët fitojnë shumë nga banorët ,që
ti shesin prodhimet e tyre me fitim të majmë. Kush do ti blejë?Një pyetje që
vrehet sa herë fillon një ide.Sa të dalë nami se në Kuc shiten arra do të
vrapojnë të gjithë për prodhimet bio apo të fjetur një natë në bujtinat e
Kucit.Kështu e nisi rrugëtimin e tij edhe turizmi malor në veri të vendit me dy
bujtina a diçka të tillë. Dua të përmend një destinacion tjetër ,që
turizmi sjell të ardhura pa shumë shpenzime.Ja një itinerar tjetër turistik, që
do përfshijë shumicën e banorëve. Udhëtimi me kuaj.Praktikohet në shumë vend
alpine të botës. Fshati, në përgjithësi ku banorët, mbashtrojnë kafshë
transporti të shëndetshme dhe të forta për udhëtime të gjata 4-8 orë.
Kuçi ka afërsi në disa km ,me mjaftë fshatra malorë. Me këtë do të fitojnë jo
vetëm banorët e Kuçit, por edhe ata ku do të shkojnë turistët. Zona
Kuç-Bolenë, psh ,është e përshtatshme .Bëra një rrugë 4 orë në këmbë këtë
të martë ,në këto vende parajse. Bëra foto për një album .Dhe çfarë shqyrtova?
Një mikrobus me 20 turistë mërin një mbrëmje
nga të gjitha mbrëmjet në Kuç. Rrugët, që po ndërtohen nga
Gusmari,Qeparo,Vlora e tej, janë rrugë automobilistike .Të huajt preferojnë
shumë udhëtimin me kafshë nëpër vende piktoreske. Veçse në mbrëmje
turistët kanë zënë bujtina,dhoma me qira apo hotele kanë parë fshatin
martirë të Luftës së Dytë Botërore.Varrezat ,muzeumin. Madje autoblindat
apo tanket, që mund të vendosen diku aty pranë si trofe të luftës.Dhe për
habi me kujtuan vargjet e këngës:Ditën që erdhi gjermani/ me makina të
mbëdha/lier me bojë jeshile/për të mos i kuptuar na...
Madje edhe muzeu i luftës, mund të bëhet te
varrezat e dëshmorëve.Është fshat i rrallë në Shqipëri, që edhe të vrarët
e luftës së dytë i ka në varrezat e dëshmorëve në Buronja.Kuci ka shumë
histori.Ka shumë libra të shkruar . Ka histori të lashtë të vjetër të re të lavdishme.
Por ajo ka mbetur nëpër libra.Dhe njerëzia e sotme nuk lexojnë shumë. Që do të
thotë ,historia është fshehur atje.Cdo gjurmë kulturore apo historike,
duhet dokumentuar me pllakate dhe të bëhen destinacione turistike.Të bëhen të
vizitueshme me tabela përkatëse orientuese dhe treguese të historisë.
Restorantet ,hotelet, bujtina në fshatë
.Dhe koha është për të filluar investimet në këtë drejtim.Një tavernë peshku ka
famë në krejt zonën dhe më gjerë .Ishte një nga mullinjtë e fshatit.
Bluante misër,grurë mirëpo lante velenxat,shajakët gunat,shirqet.Një lloj
dërstile, i thoshin vendasit .Ky mulliri u transformua në një tavernë të
bukur të ngrohtë dhe të pasur me troftë lumi.Në vizionin e vëndalinjëve
mund të ketë resorte apo bujtina me prodhime vendi.Në fshatin sipër ku
është qendra e Kucit,Land Lala ka kthyer një cep bujtine në një
ekspozitë të traditës së fshatit,një muze që ruan brenda shumë ornamente
të traditës .Dhe duke folur.Pra. E kishim llafin,pra, te udhëtimi me kuaj.E nesërmja
sjell udhëtimin me kuaj nga Kuçi në Bolenë.Ky mund të jetë një itinerar,
se ka të tjerë drejt Pilurit,Corrajtë,Fterrës,Golemit,Vërmikut.
20 turistë kërkojnë 20 kuaj ku çdo kafshë do të
paguhet ndoshta jo më pak se 300 euro. Banorët i dorëzojnë kafshët
administratorit, që fiton vetëm 1-5% për çdo kafshë për 4-5 orë udhëtim,nëpër
vende të parajsës ku shikon male të bukur,lisa,prralle,mare valanidh etj,etj.
Në Bolenë, turistët kanë pirë kafe dhe kanë drekuar i pret
minibusi, që vijon udhëtimin e rrjedhën poshtme të Shushicës. Është
ëndërr, jo vëlla,është realitet.!Mjaftojnë lidhjet me agjencitë turistike dhe
hotelet për të sjell një herë në javë,një herë në 15 ditë apo një herë në muaj,
turistë që frekuentojnë turizmin alpin ,udhëtimi me kuaj apo alpinizmin duke pushtuar
majat e maleve, rreth e qark brenda një dite. Ka edhe të tjerë
destinacione turizmi malor ,por këto janë vetëm dy detaje.Dhe kthehemi
nga aty ku u nisëm.Promovimi për turizmin malor të kësaj zone duhet
filluar.Kur nisëm punën në dy qytete antike si :Qyteti ilir
Amantia, Ploca e sotme dhe Orik kishte vetëm ferra dhe rrënoja
gurësh fshehur nën to.Askush nuk i njihte apo ti vizitonte.Ndonjë i huaj
kërkonte harta se në drejtim apo dreqin qe fshehur ,ku binte
saktësisht qyteti ilir Amantia. Sot është destinacion turistik.