E diele, 09.08.2020, 04:11 AM (GMT+1)

Komente

Edison Ypi: Brak

E marte, 28.07.2020, 10:58 AM


Brak

Nga Edison Ypi

Pak hanin. Pak pinin. Pak dhasnin. Pak psharrnin. Brakët s'lypseshin. Por partia, ata që i kishte katandisur pa bath në brakë nuk mund ti linte edhe pa brak në bath. Nuk mund tua pardhte edhe bathën ditzinjve që prej kohësh u kishte pardhur mendjen. Po t'i ftohte edhe lartë edhe poshtë, kishte frikë se ngordhnin ata, dhe pas tyre ngordhte dhe vetë.

Më të mirat e brakëve i bënte brakatrazhi i Korçës. Brakatrazhi në fjalë i qante brakët e zeza, ato që në Shqipëri i sollën marinarët rusë.

Për bathët dhe brakët flitej gjat' e gjerë.

Një sauks kishte zbuluar diçka mahnitëse; Heqjen e brakëve të femrave nga lart. Sauksi nuk e tregoi askujt të fshehtën deri në ’90-ën kur i hipi vaporrit iku në Hollivud për ta shitur atje sekretin. Meqënse heqjen e brakëve të femrave nga lart s’ja bleu askush, shiti bathën e vet.

Ata që sot veshin Versace, atëhere quheshin “brak moot”.

Për ndonjërin që e xhvatnin thuhej; “ja hoqën brakët”.

Për unitetin parti-popull thuhej; “bath e brak’”.

Kur një proletar i revoltuar duke i lënë të gjithë pa mënt për dijet e thella bathollogjike dhe brakologjike u ngrit në një mbledhje bëri propozimin që në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, “batha” të zëvëndësohej me “revolucionarja”, salla shpërtheu në duartrokitje frenetike.

Pati që dolën në përfundimin pesimist sipas të cilit ne shqiptarët kemi qënë e do mbetemi në jet’ të jetëve pa brak e pa bath.

Brakët demokratike krahasur me ato diktatoriale janë më të larmishme; Të butikut, të gabit, të ngushta, të gjëra, të gjata, të shkurtëra, trekëndëshe, kuadratike, femrash me dryn për burra xhelozë, femrash të ngushta për burra liberalë, të puthitura për meshkuj namuzqarë, të hapura për burra praktikë, të bardha, të zeza, me ngjyra, pa ngjyra, të ndera në tela, të hedhura në plehra, me xhepa, pa xhepa, me dhe pa kopsa, me ushkur, me llastik, me mbishkrime të thjeshta, me mbishkrime erogjene, pa mbishkrime fare, të pambukta, të leshta, të akrilikta, të buta, të forta, të freskëta, të flakura të lagura, të thata, të palosura, të lira, të shtrenjta, allaturka, allafrënga, civile, ushtarake, etj.

Mirpo problemi i gjetjes së brakëve të rehatshme në demokraci është si puna e gjetjes së një kafeneje të rehatëshme; Ka plot, por zor ta gjesh.

Te shumica, te pakica, te Çami, mbi trotuare, nëpër dyqanet e qëndrës, të periferisë, deri edhe nëpër butiqe ku ka brakë gabi, dhe te gabi ku ka brak butiqesh, lodhu sa të duash, zor se gjen brak si i do. Mund të duken të mira, si masë, si fomë, si ngjyrë. Dhe i merr gjith’ qef. Por pas larjes bëhen të gjëra që bien vetvetiu dhe duhet ti ngresh vazhdimisht, ose të ngushta që s’i mbath dot. Por nuk është ndonjë hata. Mos kij frikë se mbetesh pa gjë. Një palë brakë për të mos u ftohur në bathë dhe një bathë të gjërë për të dhjerë në brakë, Hirësia e Ti Kapitalizmi gjithmonë t'i fal.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora