E marte, 29.09.2020, 06:36 AM (GMT+1)

Personalitete

Lekë Mrijaj: Homazh për Prof. Dr. Simë Dobrecin

E merkure, 17.06.2020, 11:57 AM


HOMAZH PËR KRIJUESIN E STUDIUESIN E SHKENCAVE TË MJEKËSISË-DERMATOLOGJISË, PROF. DR. SIMË DOBRECI

(Me rastin e kalimit në përjetësi)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Mbrëmë në Braticë të Ulqinit, në moshën 86 vjeçare iku në përjetësi krijuesi e profesori i shkencave të mjeksisë, prof. dr. Simë Dobreci, të të cilin e njohim si një doajen të spikatur në këndin hulumtues, studimor dhe si një kryeredaktor e botues shumëvjeçar të revistës “Buzuku”, e veprimtar të palodhur në çështjen patriotike e kombëtare në Ulqin.

Njëkohësisht njihet shumë mirë edhe në leminë specialistike mjekësore-dermatologjisë, i cili për vite e dekada të tëra i'u sherbeu studentëve, lexuesve të pasionuar të tij si dhe pacientëve të sëmurë kosovarë pranë QKUK-së tamam nën "Betimin e Hipokratit".

Ishte edhe profesor i specializuar ordinar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, e qe për asnjëherë nuk i është shmangur marrjes me veprimtari të çështjes patriotike dhe të kulturës e të historisë sonë të gjithëmbarshme kombëtare të cilin regjimi totalitar serbian edhe e deboi nga puna në vitin 1990/1991, nën arsyetimin si një person të përshtatshëm për politikat çubrilloviçiane e millosheviçiane të Serbisë kriminale, i cili edhe përkundër saj prof.dr. Sima, nuk e ndali punën për asnjëherë duke u vu në sherbim të studentëve të tij nëpër shtëpi private.

Vlen të potencohët se prof. dr. Simë Dobreci s'bashku me prof. dr. Z. Hundozi, prof. dr. L. Gashi, prof.dr. L. Luci, prof.dr. K. Gazideda, prof. dr. A.Zajmi dhe prof.dr. I. Dedushaj e dhanë raportin e tyre final e aryetues me titull: "Faktet dëshmojnë për helmimin në Kosovë", deklarojnë: "Në bazë të të gjitha të dhënave, ngjarja e vitit 1990 nuk mund të shpjegohet si histeri e përgjithshme, por si helmim masiv i popullatës shqiptare, kryesisht i nxënësve" (Libri: "E vërteta për helmimet në Kosovë" Halim Hyseni, faqe 38, hulumtuar nga Lekë Mrijaj).

Ka botuar disa libra monografik për treven e tij si dhe nga fusha e mjekësisë - dermatologjisë. Ka qenë kryeredaktor i revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës “Praxis Medica”, kurse deri me tani ka drejtuar revistën “Gjon Buzuku” në Ulqin. Ishte pjesmarrës aktiv dhe tejët energjik nëpër Sesione Shkencore e takime të tjera letrare e kulturore të cilat lidheshin me Shestanin, Krajën, Anën e Malit, Ulqinin, Tivarit... për të kaluarën të sotmen dhe të ardhmen e trevës.

Është dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga Presidenti i Kosovës në vitin 2016 dhe Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2017 si dhe "Qytetar Nderi i Ulqinit".

Prandaj prof. dr. Simë Dobreci, do të kujtohet gjithnjë për kontributin e tij madhor dhe të çmuar, përmes veprave, shembelltyrave e librave të pafund që i la studentëve, lexuesve dhe bibliotekave shqiptare.

Pushofsh në paqe prof.dr. Simë Dobreci!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora