E enjte, 12.12.2019, 01:15 AM (GMT)

Komente

Asllan Dibrani: Albin Kurti fitues i bindshëm

E shtune, 09.11.2019, 07:54 AM


Albin Kurti fitues  i bindshëm  pran një kllape  Evrope, Serbi dhe partive politike në Kosovë!!!

Shkruan Asllan Dibrani

Albin Kurti fitues  i bindshëm  nga një kllapë e koordinuar nga Bashkimi Evropian , Serbi,  partive politike  të Kosovës si PDK, LDK, partia e Ramush Haradinajt, Partia  Nisma e Fatmir Limajt ,AKR e Behxhet Pacollit, ma as pragun nuk e kaluan,  partia Social Demokrate e formuar nga anëtarët e Vetëvendosjes qe vet zoti Albin Kurti i ngrit ,lista Serbska , madje edhe ndaj   mediave vendore e ndërkombëtare!!...

Albin Kurti figurë qe beri avancime dhe ngritje personale si një lider i mirëfilltë duke kaluar si në  flakë te barotit  qe ti del ndihme popullit tone.  Si ish i burgosur politik ma aktivitetin e tij dha prova te një lideri me çka Serbisë i ra ne sy herët se do jete shumë i rrezikshëm për te.

Ai as me politiken e shqiptarëve të Kosovës për zgjedhjen  e problemit te Kosovës nuk u dakordua.  Ai   u përgjak ,u përbuz,  u burgos,  u njollos dhe shumë etiketime i vunë ne shpinë ,por këto vetëm sa e përforcuan reputacionin e tij si  nje figure me te fuqishme,  qe  e dëshmuan edhe këto zgjedhje.

Ky me politiken e vet  e beri popullin e Kosovës për veti  ,madje, madje   u ndërlidh me Mërgatën qe është promotori i çlirimit të vendit , ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë.

Deklarata  e zotit Kurti para pak ditësh  sipas citatit me poshtë ”Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur a je i varfër, a je grua a je burrë, a je i ri a je i moshuar, a vjen nga fshati apo nga qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është i hapur për të gjithë dhe secilin njësoj”.

Kjo thirrje e thjeshtë  është  një  shenjë se ka synime dhe parime te shëndosha për një ngritje  dhe kthim te shpresës tek ky popull që aq shumë dha  nga vetja e vet, por akoma nuk pa dritë ,liri e qetësi  një here nga pushteti serb, pastaj  nga uzurpatoret e shtetit si në ekonomi ,politike te jashtme po ashtu  edhe  te brendshme,   gjë qe krijoj një konfuzitet  tek populli me një shtrim pyetje  vetes, se vete ,po Serbinë  e patëm pushtuese ,por këta çka duan!!!???...

Lëvizjes Vetëvendosje, ne krye me  Albin Kurtin, me qeverisje te re...

Lëvizjes Vetëvendosje, ne krye me  Albin Kurtin, me qeverisje te re, ne koalicion me LDK-ne dhe partitë tjera, po edhe me Mërgatën.  Mos te futet me   revanshizma ,jo me hakmarrje ,jo me një politikë agresive, por  ta formojnë Kabinetin e tij me te gjithë njerëzit ata qe janë të Vetëvendosjes edhe te LDK-qe edhe  kurrë nuk kane  treguar qe janë  kurrizor pran  faktorëve ndërkombëtar ,por ka edhe kuadro qe meritojnë ti zënë vendet  e veta në qeveri.  Mos te anash kalohen edhe  njerëz nga partitë tjera qe gabimisht kanë qene te aktivizuar ne partitë  jo produktive për interesat tona kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT