E merkure, 23.10.2019, 07:16 PM (GMT+1)

Komente

Afrim Cakaj: Intelektuali

E diele, 06.10.2019, 09:34 AM


INTELEKTUALI, SIPAS FJALORIT, ËSHTË NJERI QË MIRRET KRYESISHT ME RIEDUKIMIN E SHQIPTARËVE TË DEFORMUAR POLITIKISHT

Nga Afrim Cakaj

Politikani i lig ka lindur bashkë me ligësinë e tij, po ashtu si gjarpëri me dhëmbin helmues dhe gjëndrat e helmit. Politikani i lig mund ta ndryshojë natyrën e tij po aq pak sa edhe gjarpri helmues.

Intelektuali është ai - i cili përpiqet të çojë përpara perceptimin dhe dijen së tij te politikani, është i destinuar që gjithmon të hasë në rezistencën e epokës së qelbësirave politike, gjë që është pikërisht si një barrë e rëndë që duhet ta tërheqë mbi supe dhe që megjithë përpjekjet, kurdoherë që kanë vlerë morale - ajo shpeshherë bie në veshë të shurdhër dhe të pamoralitetit të ligë politik.

Çdo përvojë jetësore në politik mund të interpretohet në menyra të ndryeshme dhe prej saj mund të nxjerrësh konkluzione mjaft të ndryshme. Prandaj duhet kuptuar se pse që në vend që ta ndryshojë stilin e sjelljes, politikani e shtrembëron dhe deformon përvojen e vet politike në përputhje me stilinë e tij korruptiv. Gjëja më e vështirë për intelektualin dhe për krijesat njerëzore të pendës dhe të mendjes pjellore është ta njohë dhe t’i ndryshojë mendjetë e ndrydhura të kriminalizuara.

Secili intelektual e kapërvetësuar teorinë dhe teknikën e njohjes së natyrës së politikanit korruptiv, përballet me vishtërsitë të mëdha, duke u përpjekur të riedukojë shqiptarët e deformuar politikishtë, me qëllim që t’i bëjë më të mirë. Politikani është e destinuar të rrëshqash mbi afera korruptive dhe të gabojë, duke menduar sikur ka arritur diçka të madhe, meqenëse shfaqjet e jashtme të tij nuk kanë ndryshuar. Praktika ka treguar se sa pak e ndryshon individin e korruptuar një “riedukim jo efektive” i tillë: të gjitha ndryshimet prekin vetëm anën e jashtme të karakterit dhe janë të padobishme, sepse motivimi themolor i sjelljeve në shoqëri nuk është modifkuar për shkakë modelit kulturor familjar.

Ta ndihmosh apo ta riedukosh ta ndryshojë kulturën dhe vetveten nuk është punë e lehtë. Intelektuali kërkon një farë optimizmi dhe durimi dhe, para së gjithash – thjeshtësi, përderisa i korruptuari, për derisa i cili nuk kërkonë ndihmë, ai e bënë këtë për të nxitur revoltën (“ne politikanët punojmë për kombë e atdhe”). Më tepër se kaq, procesi i riedukimit për transformimin e politikanit të korruptuar duhet të drejtohet në atë mënyrë që ai të jetë i dobishëm për shoqërinë shqiptare. Ky frenim i fortë i shpirtit moral, që karakterizon politikanin “pasionant” dhe e dallon atë nga dilitantët e papastër e të lig politikishtë, në çdo sens të fjalës është i mundur vetëm nëpërmjet ambientimit në mbajtjes e vlerave kombëtar. Fuqia e një “personaliteti” politik do të thotë në radhë të parë të ulë sqimën tërësisht të ulët dhe zotërim të cilësive; në këtë rast të distancës ndaj vetvetes.

Sqima është një veti shumë e përhapur në pushtet dhe ndoshta askush nuk është krejtësisht i çliruar prej saj. Dhe në qarqet e politikanëve të korruptuar është e shndërruar si një llojë sëmundjeje  profesionale. Siç duhet të shprehemi sunimin i politikanit për pushtet – të gjitha këto, hyn në fakt në cilësit e tyre normale. Mungesa e objektiviteti kombëtar e nxit atë që të lakmoj pamjen e korrupsionit në vend të pushtetit. Gjatë këtij sundimi njëzetvjeçar, qeveritë e kaluara të dalura nga “zgjedhjet” kanë menduar të përfaqësojnë popullin - kanë nëpërkëmbur vazhdimisht fuqinë dhe të drejtat e elementëve të tjerë të shoqërisë në të gjitha degëzimet e qeverisjes.

Ky kapadaillëk ka afri me njohjen e tragjizimit kulturor e politik, me të cilin është e mpleksur çdo veprimtari, por aq më tepër veprimtaria antikombëtare. Apo për më tepër – pikërisht sepse pushteti është mjeti i pashmangshëm për “krime të organizuara politike”.  Nëse faktori intelektual vendimtar i riedukimit ndajë këtij fenomeni në shoqërinë tonë është edhe “pasqyra familjare”, rezulltati do të përputhet me lidhjet konkrete midis politikanit dhe kancerit korruptiv. Brenda vetë moralit është edhe karakteri shoqëror, kurse korrupsioni është plotësish inviduale. Morali është një sjellje, kurse politikani i korruptuar – është qenie e brendëshme e tij. Morali është ana sipërfaqësore e cila shërben si një maskë engjullore – për ta mbuluar fytyren?

Përse farca e pasionit gjithmonë i mbytë mendimet intelektuale për të mirëne kombit? Në jetën e tyre ekzistojnë e keqja, pisllëku, mashtrimi, gënjeshtra. Duhen gjetur rrënjet e tyre. Ku dhe si lind e keqja? Ku gjendet qendra brenda politikanit, prej së cilës ngrenë krye këto helme dhe helmojnë sjelljen e tij dhe shoqërinë në tërësi? Madje kur intelektuali mendon për virtytin, për të mirën, përse e keqja i fshin dhe i largon mendimet dhe e tërheq shoqërinë drejtë humnerës së tyre?

Është e domosdoshme që në menyrë të pavarur intelektuali ta studiojë gjithë këtë fenomen kancerogjen. Duhet të praktikohet ky studim i vazhdueshëm riedukimi, sepse kjo nuk është vetëm një metod pedagogjike e fillozofike e njohjes të së ligës, por edhe një metodë për largimin e krimit të organizuar. Gabimet në politik bëhen të dukshme mjaft shpesh, në kohën kur kuptimi i drejtë i intelektualit për riedukim të natyrës së çrregullimit shpirtëror e mendor. Intelektuali duke e nxjerrë në pah këtë ligësi, riedukimi mund të nxjerr mësime positive nga anomalitë politike, korruptive dhe intelektuali është syçelë kur simptoma të tilla të ngjashme shfaqen te politikanët e sëmurë nga ana mprale e psikike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT