E premte, 01.11.2024, 12:35 AM (GMT)

Kulturë

Nexhat Halimi: E ngjashme me flutur

E shtune, 14.09.2019, 08:25 AM


Nexhat Halimi

e ngjashme me flutur

i njëjtë zog vjen me shpirtin tënd qiellit

e deti shtrirë në bunacë zgjohet dhembjes

humbin shegat ullinjtë e vjetër e bie shi

e ndërpres leximin e librit hark e qaj

e mendja më bredh mjegullës në vetmi

shkoj dhe vij pa fund dritëhijes së ujit

apo vetëm përhitet shfaqja e mujit

ndoshta ende të kujtohet te dritarja ulliri

ndoshta ende të djeg kujtimit i ndezur hiri

ndoshta ende më puth për fund me lot

e unë poshtë dhe lart detit zë peshk kot

përhitesh në kuptim të përrallës së bukur

ulqinake e kalasë e ngjashme me flutur

zgjimi i redonit

i njëjti zog ik-vjen mbi kala qiellit në stuhi

e shikoj fundin e qiellit gjak pik mbi valë

ngrihem nga guri me ndihmë të bastunit

ec ndër cunga gjysmë të djegur të kanunit

më fal esa ose më digj në flakë drurësh

e kujtoj të zgjohet redoni ndër stërkalë

e thotë dhe atë që kurrë nuk e ka thënë

e kthehet nga do të ketë ardhur në qafë me ty

ik zemra copë copëz ndër gurë e në valë

për dritaren me qemer vjen hijes së vet ‘i flutur

e ngjashme me ty kaq e njëjtë kaq e bukur

i njëjti zog rishfaqet mbi kala qiellit në shi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora