Mendime
Dedë Preqi: Dy katolikët radikalë të Shqipërisë janë argatët e Edi Ramës!
E merkure, 14.08.2019, 07:31 PM
Katolikët radikal të Shqipërisë janë argatët e Edi Ramës!
Nga
Dedë Preqi
-Sëcila
shoqëri i ka të metat dhe meritat e veta edhe shoqëria e jonë brenda është
«pis»
Pse
katolikët e veriut të Shqipërisë, i urrejnë kosovarët(musliman) edhe të tjerë,
sikur janë deklaruar disa kokë tula të tillë, të cilët edhe i kërcënojnë që nuk
do i lejojnë të bëjnë pushime verore në viset e tyre bregdetare, duke ua thënë
edhe më të keqën, që do t’ua bëjmë sikur ua kanë bërë serbët gjatë luftës.
Dikush
do të thoshte se, pse do merresh me broqkulla të tilla të këtyre njerëzve, të
cilët nuk e përfaqësojnë ndonjë Instuticion publik dhe as shtetëror, por
kurrsesi edhe fetar, të pakten kjo prirje përbënë arrogancën e dy-tre njerëzve,
të cilët rrjedhin nga ndonjë rreth që kanë mungesë të edukatës familjare dhe
fetare.
Mirëpo,
një sjellje e tillë në pasqyrën kombëtare përbënë një objekt shqetësimi, edhe
fetar, por edhe më gjerë, nga një përshtypje e keqe, që e prish harmoninë e gjithanshme
brenda përbrenda kombit tonë, ku toleranca ndërfetare është prova më reale dhe
historike, e cila e dëshmon më mirë rrolin e saj.
Arrogancën
e tillë nuk e përkrahin asnjë Institucion fetar dhe politik, dhe qëllimet e
tilla janë të fushave primitive, të cilat e humbasin fuqinë e domethënjës së
tyre, kur shoqëria e jonë i ka kaluar edhe më herët këto hendeqe e rreziqe
ndërfetare dhe brenda kombëtare, të cilat do i quajmë edhe «vegla» apo elemente të ndonjë grupi përçarës, që nuk
kanë ndonjë efekt të arrijnë më shumë se para hundëve të veta.
Nuk
mbahen mend fjalë të tilla që janë shkëmbyer deri më tani në mes shqiptarëve të
të dyja shtetëve dhe në mes konfesioneve musliman, katolik dhe ortodoks
shqiptarë, ku gjithmonë toleranca ndërfetare ka dominuar në këto pjesë
kombëtare, madje edhe i kanë ndihmuar njëri-tjetrit të ndërtojnë së bashku
kulte dhe objektet fetare, duke jetuar në paqë dhe harmoni në mes vete.
Duhet
në rend të parë ta pysim vetën se çka jemi dhe pastaj ti zëjmë pozicionet dhe
të luftojmë në mes vete?
PO,
cili dreq po ua luan syrin dhe po i ndërsyen këta kokëtula, që bëjnë
paragjykime të tilla dhe të pa tolerueshme. Nuk kemi pse të hyjmë në çështje
rreth natyrës dhe tiparit të arrogancës së njerëzve të tillë, të cilët japin
imazhin më të keq, ku çfaqje të tilla gjejmë vetëm te njerëzit primitiv dhe
shpellar.
Rrugën
e këtij imazhi e gjejmë edhe te kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili
Rrugën e Kombit, e bëri me taksë për qytetarët kosovarë, me ç’rast kufinjt e
përjetimit të hidhur janë tejkaluar, por prevojës sonë po i arrijnë efekte të
palakmueshme në seriozitetin dhe përgjegjësinë që kemi ndaj kombit tonë.
Ky
raport mjaft elastik, kjo arrogancë e mundësive dhe përgjegjësive individuale,
për fat që nuk e përcaktojnë dhe përfaqësojnë tharmin e kombit tonë, por kjo
natyrë e njerëzve të tillë me vrazhdësitë e gjuhës dhe sharjet e turpshme, e
formojnë lumin e llumit, që mund të lahen vet në të.
Dhe
kosovarët nuk mund të ndërrohen dhe të bëhën të tjerë, ata që janë, janë
vëllezërit dhe motrat tuaja, të cilët
nuk do i ndal taksa e Edi Ramës dhe as radikalët katolik, sepse
Shqipëria dhe bregdeti nuk është i tyre,
por është i gjithë shqiptarëve.