E hene, 22.07.2019, 08:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Poezia për fëmijë e poetit Fadil H. Curri

E merkure, 26.06.2019, 06:31 PM


Poezia për fëmijë e poetit Fadil H. Curri

(Me rastin e botimit të librit të radhës “Në kraharor të gjyshit”)

Nga Zymer Mehani

Tanimë, emri i shkrimtarit Fadil H. Curri sigurisht se është i njohur për lexuesit tanë me një bagazh të gjerë veprash zhanresh të ndryshme, si poezi, publicistikë, kritikë letrare etj., e tash me vëllimin “Në kraharor të gjyshit” po na rishfaqet edhe si poet i letërsisë për fëmijë.

Veprat e këtij shkrimtari rrezatojnë vlera të rëndësishme në rrafshin edukativ, arsimor, imagjinativ, estetik e stilistik etj. etj.

Poeti i talentuar z. Fadil H. Curri po dëshmohet i suksesshëm edhe në fushën e trajtimit të temave, të motiveve, të dukurive e fenomeneve dhe të ngjarjeve që kanë të bëjnë me botën komplekse të fëmijëve, të cilën ka arritur ta paraqesë me vargje poetike cilësore, krijime që shquhen me vërtetësi të artit të përsosur.

Bota fëmijërore është mjaft komplekse dhe si e tillë karakterizohet me ngjarje të shumta dhe nga më të ndryshmet. E shumë ngjarje kësofare poeti Fadil H. Curri me stilin e tij të veçantë, me vullnet dhe admirim për fëmijët i ka trajtuar bukur e me plot frymëzim në vëllimin poetik “Në kraharor të gjyshit”.

Poezitë e këtij poeti, kësaj radhe janë vargje përkushtuese për nipa e mbesa, fatkeqësisht të lindur në mërgim, për botën e tyre, ëndrrat, dëshirat e mallin që poeti ndjen për ta.            Në poezitë e poetit Fadil H. Curri, vërtet fëmijët, (nipat dhe mbesat e tij) kanë karaktere të shëndosha me vlera të mëdha, të ushqyera edhe me dashuri prindore e gjyshërore, me të cilën ata do të rriten prore.

Poeti Fadil H. Curri ka arritur të pasqyrojë në shumë aspekte botën e tij shpirtërore e ndjenjore, mendore e imagjanitave për fëmijët e fëmijëve të tij, duke i paraqitur në vargje ndjenjat e gjyshit, të çiltërta, shpirtërore,  me dëlirësi e zemërgjerësi etj.

Fadil H Curri, edhe me vëllimin poetik “Në kraharor të gjyshit” e ka dëshmuar prirjen dhe zotësinë prej krijuesi në trajtimin e temave e motiveve të rëndësishme për fëmijë dhe botën e tyre. Vetë subjekti i poezive të vëllimit flet jo vetëm për rinovimin e aftësive të poetit dhe për ngritjen e tij të sigurtë prej artisti nga vëllimi në vëllim, por edhe për përkushtimin e kujdesin e treguar për shprehjen koncize, me të cilën di ta bëjë konceptimin maksimal të mendimeve e ngjarjeve dhe kapjen e aspekteve të veçanta të jetës, që janë karakteristike në të menduarit dhe imagjinatën e fëmijëve. Pikërisht kjo mënyrë e trajtimit të reales të gërshetuar kaq bukur edhe me fanatastiken, u siguron poezive të z Curri jetëgjatësi dhe ua shton edhe më shumë vlerën, gjë që dëshmon vendosshmërinë dhe seriozitetin e vazhdueshëm të autorit për t`u falë fëmijëve krijime artistike me përmbajtje të rëndësishme ideo-eduaktive.

Poezitë e poetit Fadil H. Curri i përshkon një laryshi motivesh dhe tematikash.

Vëllimit poetik “Në kraharor të gjyshit” të poetit Fadil H. Curri vlerën ia shton edhe gjuha e pastër që është përdorur, fjalori i thjeshtë, por i kuptueshëm për fëmijët, si dhe elementet tjera teoriko-letrare, siç janë stili, motivet, mesazhet, tematikat, figuracioni poetik, rimimi dhe metri i vargjeve. Po ashtu librit i japin vlerë edhe fotot që janë gërshetuar për mrekulli me vargjet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT