Editorial
Prend Buzhala: Njerëzit toksikë të hapësirës sonë
E diele, 16.06.2019, 07:01 PM
NJERËZIT TOKSIKË TË HAPËSIRËS SONË
(Nga
ligjërimet për të vërtetën)
Nga
Prend BUZHALA
Në
jetën e përditshme i takojmë edhe një soj të njerëzve që përkufizohen si njerëz
toksikë; nuk ka fort rëndësi nëse me ta merret psikologjia apo në janë tipa që
i takojnë fushës së karakterologjisë. Ka një larmi karakteresh te njerëzit e
tillë.
Fjala
është për atë soj karakteresh që nuk e durojnë as suksesin e as lumturinë e të
tjerëve. Në pamje të parë, njerëzit e tillë duket sikur japin gjithçka nga
vetja, dhe veprojnë kështu që të nesërmen ty të të rrokullisin në humnerë. Të
tillët do të ju dëshpërojnë sa më shumë në çfarëdo bisede që bëni me ta, mbasi
pas secilës fjalë, tek ta, do të ndjeni një ndjesi hakmarrjeje ndaj dikujt e
gjithçkaje. I lumtur ai ndjehet etëm kur ty të dëshpëron.
1.
Do
të hasësh vazhdimisht njerëz që flasin vetëm keq. Njerëz që në rrjetet sociale
që shkruajnë vetëm keq. Dhe medie që përhapin vetëm lajmin e keq. Disa të tjerë
ndiejnë nevojë të jenë gjithnjë negativë, të fyejnë, të kritikojnë, të
diskutojnë mbarë e prapë. E bëjnë, sepse janë të pakënaqur me veten., por
pyetja shtrohet: përse nuk largohen nga mënyra e tillë e mendimit, e sjelljes,
e qëndrimit, për ta pasur një jetë të qetë e në paqe?
E
mira është që ka njerëz me integritet të fortë psikik që nuk lejojnë që
toksikët të menaxhojnë a kontrollojnë emocionet e tjetrit. Dhe nga njerëzit me
integritet të tillë psikik, që fare nuk reagojnë ndaj toksikëve, dhe toksikët
ikin, sepse e ndiejnë vetën se janë hedhur në koshin e mbeturinave, si njerëz
pa vlerë. Ofenduesit gjithnjë shprehin pasigurinë e tyre.
Tjetri
mund të tallet me punën tënde, me dietë tua, me veprimtarinë tënde, por ti ndiq
rrugën tënde, mos e kthe kokën nga ata!
Jo
pak psikologë, intelektualë, shkrimtarë, këshilltarë spiritualë e shtrojnë
pyetjen: si mund t’i njohim ata. Dhe si të ikim prej tyre. Ata shprehen: njëra
shenjë është lodhja që ndjeni nga njerëzit e tillë pas një bisede të gjatë.
Janë njerëz që aftë që ta shuajnë kënaqësinë a lumturinë tuaj. E mandej ju më
nuk mund të punoni asgjë.
Disa
të tjerë janë provokatorë me nam. Dhe prej tyre, në vend të një këshille a
mendimi për çfarëdo qoftë, nga ata si dhuratë, ju do të zemëroheni dhe
nervozoheni pa masë për shkak të stilit tejet pesimist të bisedës, për shkak e
nuk shohin asnjë anë të bardhë, por shohin vetëm zi, fatkeqësi.
Të
thonë: “Nuk ka kuptim të punosh”.
Të
thonë: “Nuk ka kuptim të shosh në një veprimtari kulturore, të borosh libra a
të lexosh libra, se nuk ka kurrfarë dobie.”
Të
thonë: “E kotë është të përpiqesh të bësh diçka në jetë, jeta është një
katastrofë. Kjo shoqëri është një tmerr.”
Të
thonë: “Asgjë të vlefshme nuk ka në Kosovë.”
2.
Ata
nuk të nderojnë, as nuk i vlerësojnë prirjet që ke, as nuk kanë ndjeshmëri se
po ta humbin kohën në bisedë. Dhe ti ndjehesh i mjerë në bisedë me ta, ndjehesh
i frustruar, te ta nuk sheh asnjë kompromis, duan që te vetja ta tërheqin
vëmendjen e të tjerëve, asnjëherë nuk pranojnë se kanë qëllime e motive të
ulëta.
Për
të të dëshpëruar sa më shumë, për të të dekurajuar, ata theksojnë secilin gabim
tëndin, stërmadhojnë gabime të imëta, për të të bindur se ti je i pavlerë.
Secilën punë që e bën, duan të të bindin se nuk ke për çka as të gëzohesh, as
të festosh për asnjë të arritur, për asnjë vepër.
Duan
që ti të mos bësh asgjë pa i pyet njeriun e tillë, që dëshiron të jetë
kontrollor i jetës sate.
Nuk
të lejon të propozosh diçka, as të shfaqësh mendim, por kërkojnë që t’i
ndjekësh pas.
Disa
të tjerë duan të ju shpallin përgjegjës për jetën e tyre. Dhe qajnë.
Disa
të tjerë duan që të të mbajnë në kontroll, duke ta përmendur vazhdimisht një
mëkat a një gabim!
Flasin
keq pa shpine. Flasin me të tjerët për ty, por me ty nuk bisedon. I ikin
shikimit sy më sy.
Ti
e ndien se diçka nuk shkon.
Të
tjerë njerëz kujdesen që të mos ndjehesh i sigurt, duke të të mbajtur “në
distancë”.
Njerëzie
e mirë këshillojnë: largohu nga njerëzit e tillë, sado që kjo nuk është e
thjeshtë.
Mund
t’i lësh hapësirë e mundësi që njeriu i tillë të përmirësohet, dujke ia bërë me
dije që qëndrimet e tilla nuk do t’i pranoni.
Kësisoj,
ti nuk do të ndjehesh depresiv, i shkurajuar. As të brengosesh për gabimet e të
tjerëve.
3.
Janë
një kategori tjetër njerëzish që vazhdimisht i theksojnë problemet e veta, dhe
në këso rastesh nuk ka vend për të biseduar për problemet tua.
Të
mos harrojmë: miqësia është ajo që jep dhe merr.
Një
palë tjetër ju kritikojnë së tepërmi, vazhdimisht. Mes miqsh nuk ka asgjë të
keqe, po qe se ka një këmbim informacionesh të sinqerta, por ç’t[ bësh me
kritikën jo-konstruktive. E ti mund t’i thuash: do t’i humbasësh edhe ata miq
që i ka.
Një
palë tjetër vazhdimisht paraqiten të viktimizuar. Duket sikur janë specializuar
në shkollën e gjetjes së fajtorit.
“Veç
nëse e mbaj një maskë kundërgaz për pastrimin e ajrit e për t’u mbrojtur si nga
lëndët helmuese, si prej helmit të njerëzve”, shprehet një mik. Fjalën e kishte
që kundruall njerëzve të tillë ri ta ndërtosh një tjetër ndjeshmëri, për të mos
u ndikuar. Dhe zgjidhe atë shoqëri njerëzish, me të cilët ndjehesh mirë.
(Prend Buzhala, 9 maj
2019)