Kulturë
Milazim Kadriu: Pritja
E shtune, 15.06.2019, 08:00 AM
Milazim F. KADRIU
PRITJA
Ishte
pritje e gjatë,
heshtje,
përbuzje
e vaj
pa
shpresë.
Pritjes
i erdhi fundi,
pushoi
heshtja,
u
ngjall shpresa,
jehoi
kënga.
ECËM PA U NDAL
Nëpër
terr, furtunë e rrufe
kemi
ecur pa ndalur,
me
shpresën se një ditë
do
ta shohim dritën,
dhe
rrezet e diellit
do
të na ngrohin përsëri,
hap
pas hapi,
me
vendosmëri
arritëm.
SHIHJA ...
Edhe
pse ishte robëri
Në
sytë e të rinjve
Shihja jetën
Shihja të vërtetën.
Shihja
ardhmërinë
Shihja
besueshmërinë
Shihja
gatishmërinë
Shihja
lirinë.
OXHAQET
Shtëpitë
u rrënuan
Oxhaqet
mbetën
Tymi
ngrihet lart
Xhelatët
u tretën
Prapë
tymojnë oxhaqet
Në
kullat tona
Dëgjohet
kënga e lirisë
Kënga
dhe jehona.
ATA QË PËR LIRI U
FLIJUAN
Ata
na i hapën shtigjet,
nëpër
të cilat na vijnë rrezet e diellit.
Ata
na sollën pranverën e lulëzuar,
bilbilat
të lirë për të kënduar.
Ata
nuk kursyen asgjë nga vetja,
që
për ne të jetë e ëmbël jeta.
Ata
që për liri u flijuan
Nuk
vdiqën, pavdekësi fituan.
NJËMIJË E NËNDË QIND E
NËNTËDHJETË E NËNTË
Luftë,
furtunë, tmerr e gjak…
Acar
e stuhi
Qëndresë
e krenari.
Ngadhënjimi
mbi armikun shekullor
Dëshmorët
tanë lisa të pa rrëzuar
gjerdan
në kohë e të paharruar.
IU PËRGJIGJA THIRRJES SË
ATDHEUT
Iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
ishte thirrje e zërit të nënës,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
ishte urdhër i fjalës së babës,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
ishte kujtim i gjyshit plak.
Iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
më kujtoi dhimbjen e gjyshes plakë,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
mu kujtuan vuajtjet e poshtërimi,
iu
përgjigja thirrjes së atdheut,
se
më thirri gjaku, fara dhe fisi.
DIKUSH DUHET TË VDISTE
Dikush
duhej të vdiste,
ai
që gjithherë ka qenë zgjuar,
çdo
herë ndenji zgjuar,
për
ti zgjuar të fjeturit.
Përherë
ishte në marshim,
në
marshim drejtë lirisë,
edhe
kur u bë martir,
eci
para nesh, në shtigje zjarri,
ai
që vdiq e mbeti i gjallë,
për
ne djalë pas djali.
Dikush
duhej të vdiste,
vdiq
ai që me kohë kishte kuptuar,
se
jeta e robëruar është luftë,
dhe
vdiq për të qëndruar.
Ky
është çmimi i lartë,
që s’mund ta paguaj kushdo,
vetëm
djemtë që janë pagëzuar,
që
në lindje të diellit, heronj.
DËSHMORËVE
Koha
juaj
ka
veç lindje,
kurrë
nuk perëndon.
Gjeneratat
që vijnë
nuk
ju lënë pas dore,
pas
krahësh nuk ju lënë.
Jetoni
në ne,
moshën
që plaket,
brezat
ndërrohen,
kurse
ju prapë aty,
si
amanet,
në
roje të dheut të atit.
TASH KA DRITË
Nëpër
qiellin e nxirë
Një
rreze e bardhë kaloi
Zemrat
tona i ngrohu
Dielli
me rreze i mbuloi.
Këto
rreze të diellit
Ngrohën
tokë e qiell
E
në qiellin e kaltër
Shqiponja
fluturoi
Më
pas fluturuan zogjtë tjerë
Nga
qielli u zhduk errësira
Yjet
shihen ditën,
E
natën e bëjnë të shndritë.