Kulturë
Mëhill Marku: Për ty me zotin jam zemruar!
E premte, 14.06.2019, 08:09 PM
E
DASHUR PINË!
PER
TY ME ZOTIN JAM ZEMRUAR!
Bëj
të shkruaj
Fjalët
s'më vijnë
Brenga
më ze në fyt
U
bënë ditë që po vuaj
Ditë
e natë të kerkoj o Pinë
Sy
e zemer në lot m'u mbyt!
Hy
e dal nëper shtëpi
Krejt
si qorri i pa sy
Më
mbenë sytë në fotografi
Dhe
unë i vdekur jam pa ty!!!
Se
nga ike, më preve në besë
Më
le në të jetes kapercyell
Me
lot e me dorë të pershendes
Imazhin
tënd e shoh në qiell!
Ngado
lëviz ju pershendes
Sytë
nga lotet më janë nxirë
Çdo
ditë ju them: "Mirëmëngjes"
Çdo
natë ju uroj: "Naten e mirë!"
Dhe
ti nga foto më buzqesh
Buzëqeshja
si diell më ngroh
Ju
shoh e buza s'më qesh
Buza
që të putha kur balli tu ftoh!!!
Shtat
e jetë seç tu shkri
Tamam,krejt
si një kometë
Me
kometen ndryshim ke ti
Ajo
vjen në tokë, ti ike mbi retë !!!
Asnjëherë
nuk e kuptova
Çfarë
të keqe kishe bërë
A
mos boten e shkatrrove?!
A
mos vrave si Hitlerë?!
Zemra
jote kurrë nuk vrau
Fjala
jote askënd s'lëndoi
Shpirti
yt mirësi shperndau
Dashuri
e fisnikeri dhuroj!
Thonë
më të miret i merr Zoti
Ket
gjë kurrë s'e kam kuptuar
Dhe
të jesh e mirë qenka s'koti
Mos
duhet bërë i keq per të shpëtuar!!??
Ndaj
per ty me Zotin jam zemruar
Shumë
ju luta po s'më ka ndigju
Ju
luta per Ty, per të të shpetuar
Të
shëronte Ty, të më merrte mu!
Edhe
Zoti bëka padrejtësi
Ta
bëjë më mirë kandarin e jetes
Çfarë
gjynahe e mëkate bëre Ti!?
Apo
më të miret i merr pranë vehtes !
Per
të tjerë shumë kam shkruar
Per
ty fjalët me zor i gjeta
Dhe
frymzimin ma ke varruar
Rob
i dhëmbjes per Ty mbeta!
E
dashur Pinë: pusho e qetë
Dhëmbje
e trishtim i le nder ne
S'do
vonoj shumë,do vij dhe vetë
Të
të dua siç Ti dashur më ke!!!
Je
e gjallë e do jesh me ne
Njeriu
vdes veç kurë harrohet
Jo
kur mbulohet me të ziun dhe
Por
kurë nga harresa mbulohet!
Je
e gjallë e do jetosh në breza
Shikoj
fëmijet e ju ju shoh
Imazhi
yt shpernda te djemtë e vajza
Buzqeshu
në foto se shpirtin ua ngroh!
Mëhill Marku
Shëngjin: 12.06.2019
(Kushtuar shoqes time të jetes PINA MARKU që u nda para pak
ditesh nga jeta !_