E marte, 19.03.2024, 03:49 AM (GMT)

Mendime

Afrim Caka: Edhe bilbili i zi e ka melodinë e bukur, o Hashim Thaçi?

E enjte, 13.06.2019, 07:25 PM


EDHE BILBILI I ZI E KA MELODINË E BUKUR, O HASHIM THAÇI?

Nga Afrim Caka

Kongresi i ri i Berlinit – me Presidentin në krye..!

Armiku, kundër të cilit Hashimi nuk mundë ta fitojë, ishte dyshimi, dyshimi i përhershëm me shkja e shkina, nga i cilia i nuk shpëton dot. Shqiptarët nuk i besuan kurrë “patriotizmit” të tij fallcë, por vetëm ambicies së tij për pushet dhe duke i garantuar që Mitrovica t’i mbetej Serbisë... E para është:  të mos e pranojmë kurr ndonjë gjë nga ai për të vërtetë sa kohë që të mos e njohim në mënyrë të qartë si të tillë; domëthënë ta evitojmë me kujdes gënjeshtrën, mashtrimin dhe prevencionin të tij, e të mos fusim në mendje asgjë dhe aq kulluar, deri sa të kërkohet e vërteta për të.

- Ç’i duhet epitafi këtij varri, kur fotografia e tij flet më shumë se të gjitha epitafet e shkruara në këto varreza politike? Por, për fat të keq,  Hashimi i  Brojës nuk ka qenë kështu dhe në ndërgjegjën e tij rëndojnë mjaft pasha të vjetra e të reja të cilat duken sikur do të harrohen, por nuk do të harrohen e s’mund të harrohen kurrsesi.

Nëse shteti ynë është i sulmuar nga kriza mendore e një Presidenti të brendshëm, shteti gjithashtu është i kërcënuar edhe nga forca e jashtme e islamit politikë. Roli i tij si aktori parësor ekonomik, politik dhe kulturor në arenën ndërkombëtare është vënë në dyshim. Megjithëse kjo çështje politike, kjo politik apo ai President ka nevojë të përballet më plotësisht me drejtësinë, veçanërisht nën dritën e zhvillimeve të kohëve të fundit si në Bruksel dhe ashtu në Bratisllav. Vlerësimi i kësaj çështjeje është diçka urgjente sepse shteti po zhvishet prej pushteteve të tij. Ky gjymtim i rëndë i aka prishur e vazhdon t’ia prishë gjithë drejtpeshimin e politikës dardane, e bashkë me këtë, shkakton turbullira në gjithë rajonin e Dardanisë.

Donim apo nuk donim, të gjitha këto na shkonin nëpër mend. Ishin të bezdishme, me rrezikshmëri të lartë, shumë më tepër se rrahja e mendimeve për “heroin pozitiv ” në luftë e politikë ose dekadencën e viteve ’99 – 2019.

Një përndezje e tillë mendimit vështir të jetë e dëshmuar në ndonjërën e bisedimeve me Mogherinin e me shkja nga takimet dhe procesverbalet e mbledhjeve të politikanëve nga Broja “hymnorë”, siç e i quajti dikush nga politikanët amerikanë me shpoti, dhe aq më pak në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë. Aq më tepër që një pjesë e madhe e politikanëve tanë kishte rënë ndërkaq në litargji, përshkak që ata kishin lidhje kryesishtme strofën e zezë. Tani të gjithë në një mendje se, për shkak të saj, strofa e zezë ishte e mbrapshtë. Një kundërshtim i vërtetë. Një kundërpolitik e vërtetë. Një politikë dhe në urdhër i gabuar – tradhti kombëtare. Sipas meje, “kënga e bilbilit të zi” që s’kuptohej nuk kishte dale asnjëherë nga thellësia e kombit. Rrjedhimisht, tradhëtia e gabuar ose kundërkombë nuk mund të dilte veçse nga një kundërpresident i thellë. Shumë-shumë është biseduar dhe folur më Vuçiçin e Mogherinin për çështjen e e ndërrimit të kufijve dhe për çështje  tjera, kur ka rënë fjala për qortimet e mundëshme që mund t’i bëheshin Presidentit – mamuthit tonë.

Kjo është rruga e Presidentit dhe e zhvillimit të tij mendor në historinë e mendimit politik, kulturor e historikë janë disa momente që mamuthi ynë është shkëputur rrënjësisht nga çështja kombëtare për hirë të pazareve - ishte brenda saj, dhe mënyrës së të shtruarit të problemeve politike e pazareve brenda saj, të trajtimit dhe të artikulimit të trojeve shqiptare duke ndryshuar pikpamjet dhe qëndrimet e tërësisë territoriale dhe duke mos i ikur përmbushjes së një ideali antikombëtar... E po mirë! Duhet te jesh vërtet një mamuth i verbuar nga erudicioni i tepruar për ta marrë seriozisht një “ideal” të tillë! Një nga mamuthët që, me koncepcionet e tij të mbrapshta anti-kushtetutore, i cili nuk e realizoi një shkëputje të tillë nga periudha e mëparme dhe vuri në jetë një testament të lënë përgjysmë është Presidenti ynë... Këtë shkëputje e ndërmori duke provuar që të rithemelojë të menduarit mbi botën e testameneteve të lëna përgjysmë, mbi absoluten dhe raportin e tyre reciprok të “Organizatës Pronto”, si dhe çështje të tjera që rrjedhin nga periudha e mëparme.

Ndërkaq, ndërsa ishte i kuptueshëm mllefi i Vuçiçit ndaj historisë së shqiptarëve, përherë e më i pavend, ngjante edhe dufi i mamuthit tonë. Të gjitha talljet, madje që guxonte t’i përdorte, ranë si breshër mbi trojet shqiptare, e fill pas tyre, të gjitha këto figura më duken pjesë të hartës së Dardanisë, të copë e grimë. Ky është version i sotëm i Dardanisë antike, një version i përçudnuar i saj nga një mamuth shqiptar. Politikat e tilla duhet të rrëzohen nga populli… Duhet grisur këtë hartë tragjike që ky President mbanë në dorë, duhet shkatërruar ky Shtrat i Prokrustit, në të cilin e ka vënë me dhunë atdheun dhe i ka zënë frymen. Më në fund, si përfundim të këtij morali prej çmitizuesi, desha t’i  parashtroj preokupimet e ndryshme të disa politikanëve, në menyrë që të mundohem ta zgjedh më të mirin... Ishte kaq i shpërdorur, saqë kishte nisur të bëntë veprime të kundërt. Disa politikanë nga partia e tij mund të mos kenë dilema dhe pikpyetje rreth këtij mamuthi, mund të shprehin hamendje dhe të ngrejne teori rreth tij, por nuk mund ta fshijnë këtë personazh zymtan të politikës, thjesht sepse roli i tij nuk përputhet me mënyrën se si u pëlqen atyre ta shohin në historinë e Dardanisë e pas luftës.

Si duket, edhe hipokrizia dhe përpjekja e tij për ta krijuar imazhin e njeriut shumë kontemplativ janë po ato pazare... Ky i paudhi individualist s’kishte lënë gjë pa thënë kundër “opozitës”, ishte një shenjë e çkombëtarizmit të sëmurë të një mamuthi, e aq më tepër të një shqiptari. Për “ç’kombëtarizuesit” (le t’i quajmë shkurt), “s’kishte asgje të keqe”, e sidomos në kohet e sotme, kur mamuthi shqiptar shpallej “si prind i gjithë shqiptarëve sikur të ishte shkja”. Çmitizuesi shqyhet gazit me të gjitha këto, sikur njëri prej tyre, pikrisht ai që, pasi ishte tallur me Debëllden, Mitrovicën, Çakorrin në kundërshtim me vetveten, mendjelehtësisht në bashkpunim më shokun e Stanishiçit, e shpalli Mitrovicën sllave, serbe. Duhet verifikuar ky njeri, shkak i takimeve. Fakti i tmerrshëm është thënë fare haptas qysh në takimet e para mund të thuhet diçka e keqe – duke i mbuluar me kujdes. Çoroditja e mamuthit të madh dhe çoroditja e delegatëve ishte një nga temat e parapëlqyera të tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora