E marte, 19.03.2024, 02:02 PM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: I mbyturi kërkon të të mbysë!

E diele, 09.06.2019, 05:19 PM


I mbyturi kërkon të të mbys!

Thonë se I mbyturi të mbyt dhe vërtetë kështu është, por ka mjaft raste që I mbyturi përfundon I braktisur në fund të llucit. E kamë fjalën per Kryetarin e Bashkisë Durresit-Vangjush Dako I cili tashmë është nën presionin e madh opozitar dhe mediatik vendas dhe ndërkombëtarë. Si pasojë e përgjimeve të Dakos që janë zbuluar sefundmi skandalet penalizuese ku Dako ka patur kontakte me figura të botës së krimit të organizuar, sot kryefjala e çdo teme televizive dhe gazetareske, është Dako, Dako dhe Dako me kriminela në ballë të zgjedhjeve më 2017. Ky skandal lidhur me Vangjush Dakon, e zbuluar dhe demaskuar nga gazeta Bild e cila është një nga gazetat më të mëdhaja në Bote, ka hapur debate të ashpra në politikën shqiptare e cila sot është në kruzë të thëllë. Kjo krizë është produkt personal e specifik I skandaleve të Dakos. Është e çuditshme kur shikojmë Dakon i kryqëzuar nga mediat në vënd, në Gjermani dhe në Kanada, ai me kurojon më të çuditshme përpiqet të fusë në lojë dhe të shpërndajë tymnaja edhe tek figura të tjera shumë të njohura e shumë të respektuara si Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste-Agron Duka. Dako në vënd që të jap llogari ligjore, politike dhe morale për skandalet si i lidhur me krimin, ai çmëndurisht përgojon personalitete të tjera me qëllimin për të hedhur çashka në publik për të çoroditur opinionin.

Dua të ndaloj në gjykimin tim lidhur me dekleratën e rëndë të Vangjush Dakos, I cili akuzon rëndë Agron Dukën pikërisht për atë që ai akuzohet dhe për të cilën ai do të shkoj përpara drejtësisë. Dy ditë më parë ishim në një aktivitet ne Hotel Tirana dhe në kohën e pushimit aty po diskutohej sulmi I pa precedent I Vangjush Dakos ndaj Agron Dukës. Në mënyrë apsolute të gjithë ishin shumë kritik ndaj Dakos për skandalet që lidhen me atë, por edhe për dekleraten e rëndë ndaj Agron Dukes, I cili në opinion gëzon një rëspekt dhe vlerësim shumë të pozitiv. Një personalitet shumë I njohur politik në vënd I cili ishte pjesë e këtij evienti tha; Dako të falenderojë PD që në zgjedhjet lokale të më 2015 nxori si kandidat përballë tij Grida Dumën e cila pësoi një humbje të suksesshme. Nëse Dako do të kishte përballë Agron Dukën, do të ishte 100 % I humbur mbasi Duka në Durres dhe jo vetëm, ka popullaritet me shumë se çdokush tjeter në sërën e politikanëve. Duka është një figurë politike, publike dhe shoqërore më e plote se kushdo tjeter në Qarkun e Durrësit edhe më gjërë. Nëse më 2015 do të kishte një përballje Duka-Dako, me siguri matematike Duka do të ishte kryebashkiaku historik I Durrësit I cili do të votohej nga e majta dhe e djathta masivisht sepse Agron Duka është I kudondodhur në familjet durrsake dhe shijakse. Si I tille Duka nuk kishte dhe as nuk ka nevojë për ndihmën e asnjë elementi kriminal sepse ai personalisht është njeri I punës, I fjalës së mbajtur (që Dako nuk e njeh fare fjalën), është politikan që ka hyrë në politikë jo për përfitime mbasi I gjithë Durrësi dhe Shijaku e njohin dhe e vlerësojnë mjaft mirë atë familjarisht. Nëse Duka paska thënë se Abdyljat janë familje e mirë i kam njohur në Shijak, kjo nuk do të thotë asgjë sepse Agron Duka njeh çdo pëllëmbë të Shijakut, por atë e njohin edhe guret e kalldramit të Shijakut. Kjo na paska qënë lidhja e Dukës me miqtë e ngushtë të Dakos të evidentuara nga Bild? O Zot, Dako na flet për moral dhe karakter, por Shqipëria është vënd I çudirave. Pikërisht në këto moment dhe në këtë situatë ku PS tregon dhembet për zgjedhje më 30 Qershor, por që pa tjetër do të shtyhen, pikërisht në zgjedhjet lokale kur do të bëhen, opozitës do t’i duhet një kandidat shumë I fortë. Gjykoj shumë sinqerisht, krejtësisht me ndërgjegje të pastër dhe për ironi të Vangjush Dakos, figura më e gjetur, më potente që garanton fitore të padiskutueshme për kryetar bashkie i qytetarëve të Durrësit, është vetëm Agron Duka. Durrsakët e duan qytetin e tyre të zhvillohet në një mënyrë krejt ndryshe si deri tani, me një koncept europian, jashtë interesave klanore, larg korrupsionit, e ky është Agron Duka I cili ka vision, I cili ka një mbështetje të madhe të votuesve të këtij qarku, I cili ka është mjaft korrekt si me votuesit, edhe me angazhimet e tij politike. Kjo do të ishte përgjigjja ndaj dekleratave të dëshpëruara të Dakos, kjo do të ishte ndëshkimi më I mirë që do të pësojë Dako dhe ata që e mbështesin në fundin e rrugëtimit të tij politik e plot ankth.

Zenel Çeliku

TIR-FAX NEws Agency



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora