E marte, 25.06.2019, 09:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Një ese është shumë pak për vendlindjen time, Shënepremten

E shtune, 08.06.2019, 10:15 AM


Një ese është shumë pak për vendlindjen time, Shënepremten

Nga Shyqyri Fejzo

Aty në Shënepremte,  para 76 vitesh  në një prag pranvere të përzier me krisma lufte të vitit 1943, erdha në jetë. Kur ka një vendlindje,njeriu ndihet krenar, mbasi me ligjësi ka të drejtën të jetë bir apo bijë e atij vendi dhe të mos ndihet i vetmuar apo i larguar prej andej, sidomos në vorbujt e lëvizjeve që vihen re sot. Kështu jam ndjerë dhe unë në vazhdimësi.Kjo, para së gjithash më bën që c’mban gëzimi i njeriut, lumturia dhe krenaria e origjinës time është pazgjëshmërisht e lidhur   me atë shtrat hyjnor, ku kam marrë jetë.Jam ndier dy fish krenar që kam vendlindjen time Shënepremten. Se në jetë ka disa gjëra që nuk mund ti vendosë vetë individi. Kështu është emri, datlindja, po edhe vendlindja.Si banor i këtij fshati,i kësaj treve malore them në të gjithë kuptimin e fjalës, se e kam për nder dhe  jam me fat.

Fshati Shënepremte dhe gjithë krahina së bashku me të dy Grabovat (Grabovën Sipër me popullatë të krishterë ortodokse dhe Grabova Poshtë me popullatë myslimane) shtrihet si një stadium gjigand natyror në 150 km katrore, i rrethuar nga vargmale të lartë,që varjojnë nga 1500 deri 2373 metra mbi nivelin e detit. Në veri Komjani, në lindje Valamarja e Lenia, Sogora në jugë, Shkrepat e Kondorit në perëndim, në cdo kohë tingëllon  si një poemë malesh e qielli, pyjesh të shëndetëshme, magji, legjendë , kushtrim bukurie të virgjër, të ashpër, mrekulli të shumëfishta malesh, përrenjësh alpinë që zbresin me vrull, ujërash e liqenesh, dokesh e zakonesh, të cilat ruhen të strukura në gjirin e tyre. Relievi i saj është i lartë, me përthyerje të ndjeshme, me kodra, pllaja e male. Ansambli që vesh si aureolë këtë fshat ka bukuritë dhe kontrastet e veta. Aty bashkohen në mënyrë organike e ashpra me të butën, maja e maleve që bie thikë mbi livadhe dhe kullota të buta, shkallare të veshura me kullota cilat zbresin nga lartësitë drejt fshatit.

Sapo ke kaluar “portat e hyrjes” për në Shënepremte, në dimër apo në verë, do të prezantohesh me një heshtje të përzier me madhështi. Pamje që të mposhtin. Oshëtima e gurgullima ujrash që të gjallërojnë, të çojnë shpirtin peshë, njëkohësisht të gjunjëzojnë para gjithshkaje që të lajmëron se do të shikosh, hasësh,  prekësh e nuhatësh.

Pamje e gjërë e Shënepremtes

Kështu nis të shfaqet Shënepremtja, për cilindo që është futur nga qafa e Dushkut, Qafa e Shënepremtes apo nga Qafa e Mushkës. Herë joshëse, herë e egër, shpesh me borë. Borë e vjetër dhe e re, e cila duket sikur u thotë njerëzve “pse çuditeni? Unë këtu e kam vendin”.Kur del mbi Shkëmbin e Kopaçit, duket sikur i ke në pëllëmbë të dorës Shënepremten dhe Grabovën Sipër.Aty një kanion i madh lejon lumin alpin që  nis nga Maja e Valamares, kalon nëpër Grabovë Sipër dhe gjen “pak clodhje” në Hidrocentralin e Shënepremtes ku ka mbi 60 vjet që “bluan dritë”.Akoma më i gjërë bëhet horizonti i parë nga Qafa e Kuratës. Të prekin thellë në shpirt  pamjet mahnitëse.

Monomenti i natyrës “Shkëmbi i Kopacit”

Ka në botë disa vende të këndëshme të cilat për sytë e  njeriut kanë një bukuri epshore. I duam ato me një dashuri fizike. Shënepremtja e shenjtë dhe profane, ka një magji midis shumë prej tyre. Aty  ku malet prekin retë magjia më e madhe e këtij rajoni e quajtur nga gjeografë e gjeologë “dritarja tektonike e Lenies” është se ajo zonë (Si edhe të tjera të Gramshit) thërret njerzit të përjetojnë së bashku e të gëzojnë mrekullitë që mbajnë gjallë këto troje. Ato zhvillojnë tek çdo banor i saj meditime, përjetime këngë zemre, reagime, pse jo dhe hidhërime e dufe shpirtërore.Vendlindja ime, Shënepremtja është aq bujare sa për çdo banor të lindur atje, ose me origjinë, të hapë portat e dashurisë e të thotë zëplotë “Mirë se ardhe!”në shtëpinë tënde, në vendlindjen ku të ka rënë koka dhe të ka përkundur djepi.Atje ku ke hedhur capat e para, je rrëzuar, ke vrarë gjurin, dorën, aty ku thënë fjalën e parë, nënë, babë e më tej.

Nuk ka banor të Shënepremtes të mos e joshë toka, vendlindja. E kush nuk ruan kujtime të ëmbla për Liqenin e Zi, Krorët Binjekë, Kroin e Mushkës, Gurrëzën, Rreshkën apo Kroin e Pishës!  Kush nuk ruan vegime mallndjellëse për pyllin e Sogorës, nisur nga Dereshnica, për Rrasybekun,  Vërtoqin mbi Grabovën Sipër,Ahishtën e Zezë të Lenies apo pyjet e rinj me pisha në Gurrëz! Aty jo vetëm pamjet magjepse, por edhe zhurmat e ujrave të dy lumenjve malorë alpinë, dhe buluritja e ndonjë gjedhi, lehja e ndonjë qeni apo zëri i kaposhit duket interesante, e pa përsëritëshme, që ndodh vetëm atje.. Ato, ne banorët që i kemi prekur dhe na kanë prekur, kur vimë në vendlindje, i kujtojmë dhe i marrim si ngjarje të lumtura.

Bagëti duke kullotur në malin e Lenies

Nganjëherë dhe mendimi fluturon dhe kthehet në një qoshe pylli, afër ndonjë burimi, pranë një lugine me pemë të pudrosura me lule. Ato mund ti kesh parë vetëm njëherë, në një ditë të gëzuar dhe që kanë mbetur në zemrat tona si një nga ato figurat e grave e vajzave të takuara në rrugë në një mëngjes pranvere me veshje të celta shumëngjyrëshe, si vetë stina.

Edhe të huajve ky konfiguracion i shumëllojshëm dhe i veçantë u ka lënë mbresa të pa shlyeshme. Le të shfletojmë kujtimet e oficerit francez Obron që ka luftuar në luftën e parë botrore në këtë zonë.

“Shënepremte! Grabova! Gjithëshka atje ka një pamje të egër dhe të frikëshme.Imagjino një rreth gjigand të mbyllur nga të katër anët, në veri të malit të Komjanit majat madhështore të të cilit duken sikur i ngjiten. Në lindje janë shkrepat e vetmuara të Kamjes, në jug pjerrësitë e Lenies që pjesërisht janë të gjelberuara nga pemët dhe ku e gjelberta krijon një kontrast të madh. Dhe së fundi, në perëndim të diellit është Kodori me kreshtat e tij kapricioze e plot çarje dhe shkëmbinjtë e pjerrët me krerë, si dantellat e bukura fshatare. Në dalje,midis Komjanit dhe Kamjes,është lugina e sipërme që ngjitet nga Grabova e krishterë. Një grykë fantastike dominon mbi të. Duket sikur toka është çarë dhe një përbindësh ka dalë nga ferri duke u treguar gojën shkëmbinjve. Të shkon mendja në përshkrimet e Virgjilit…

Kuptohet,një oficer francez që shikon për herë të parë këto vende. do e mos të ashpra i duken. Ai kishte ardhur të luftonte aty, po nuk mund të kalonin pa ndjesi këto pamje fantastike të bukura e të ashpra, të cilat i quan  “me pamje të egra e të frikëshme.”Malet  e përqafojnë Shënepremten me shumë dashuri, pastaj ngrihen të inatosur në lartësi e më pas me kreshtat e tyre përkëdhelin qiellin kaltërosh. Por edhe malet e kanë bërë një lëshim e janë treguar zemërgjërë. Ato kanë lejuar me bujari që në majat e luginat e tyre të flenë 14 liqene akullnajore duke i dhënë një bukuri përrallore  majave e luginave të tyre.Ndër liqenet e bukur e të mëdhenj do të veconim Liqenin e Zi. Ky monument natyre ndodhet në lartësinë -1750 metro mbi nivelin e detit.Ai është i rrethuar me kullota alpine, me rrobullin e kuq e pisha,ahe, duke u sherbyer atyre si një pasqyrë.Ai është një liqen mitik, magji plotë.Në tërë kuptimin e fjalës është një tempull ujor i hershëm ku janë kryer dhe rite të lashta pagane. Jo më kot prej atyre kanë zanafillën edhe legjenda si ajo me thesaret e Lenies, me Krojin e Mushkës dhe ajo me Liqenin e Zi.

Monument i natyrës “Liqeni i Zi”

Banorët e Shënepremtes e kanë dashur dhe e duan ujin me një pasion të paparë.Nga maja e Lenies dhe fusha e Ymer beut, apo nga Kroi i Pishës, të gjithë e kemi parë dhe shijuar perëndimin e diellit. Deti, në largësi duket si i përflakur nga dielli që pas pak minutash do të zhytet i gjithë në të. Një det që është shumë i madh, shumë i lëvizëshëm, i pazotrueshëm.Të gjithe ata që e kanë parë këtë bukuri mahnitëse në prag të një mbrëmje vere, nuk ka si të mos u shkojë në mend se kjo qënie marramendëse, deti, i ka arteriet deri në përrenjtë alpinë të cilët zbresin me vrull nga Valamarja dhe Liqeni i Zi, drejt tij.

Po më e pabesueshmja do të ishte që të mendohej në atë kohë që një pjesë e mirë e banorëve të Shënepremtes do të vendoseshin pas viteve nëntëdhjetë pikërisht pranë detit.Të gjitha këto lënë në trup dhe shpirt një dëshirë të pashuar, të paharrueshme,ndijimin e lumturisë që vetëm sa na ka prekur. Këtë nuk ka banor të Shënepremtes që nuk e e ka provuar. Me këto imazhe magjepsese në sytë e mendjes, nuk ka njeri, bir a bijë me origjinë nga ai vend  të mos thotë: “Ah!Të isha atje tani!”

Legjenda e Liqenit të Zi është një nga ato që të le mbresa të pa shlyeshme për ndjenjat e larta e fisnike, dashurinë që transmeton mendja e njeriut.Aty, bariu me emrin Komjan që shtegëtonte bagëtitë cdo behar, pikasi një ditë në valët e liqenit tek lahej Zanën e bukur Lenie. Me siguri Zanën aty e tërhoqën meloditë e fyellit të Komjanit që i binte aq bukur 17 “avazeve”,si Pani i lashtë mitik. Zana doli nga liqeni, qëndroi në stanin e bariut ku degjoi meloditë e fyellit fantastic, por buzë mbrëmje u zhduk pa pritur, E kërkoi Komjani gjithë natën por nuk e gjeti.Pas disa peripecish, kur e pa se nuk kishte rrugë tjetër, bariu me emrin Komjan u zhyt me gjithë krrabë e fyell. Ai e gjeti në zgafellat e liqenit Zanën që dashuronte. U martuan e gëzuan jetën në liqen, por që aty i dërguan njerëzve si dhuratë  një burim të ftohtë që kur futesh në ujrat e tij, shëron cdo sëmundje. Me mijra vetë dhe sot e kësaj dite shkojnë në muajin gusht në atë burim cudi bërës. Që atëhere mali Komjan dhe mali Lenie muarën emrat që kanë sot, për nder të ciftit që dhuroi liqenin shërues cudi bërës.

Burimi i ftohtë i Liqenit të Zi (Monument natyre)

Sipër në majat e maleve janë 14 liqenet me në krye kapedanin e tyre, Liqenin e Zi. Por poshtë në fshat , ka dominuar tjetër det, “deti i njerëzve nën Lenie.”  Të dhënat demografike  tregojnë se zona arriti në vitet nëndëdhjetë mbi 3 mijë banorë.  E një zonë, fshat apo rajon i tërë pa njerëz nuk do të kishte kuptim, sa do i bukur të ishte. Bukurinë Shënepremtes në vazhdimësi ja kanë sjellë njerzit. Si fill i pandërprerë për atë popullatë të Shënepremtes, Liria dhe Dituria kanë qënë dhe mbeten drejtimet kryesore të forcës së përbashkët. Për Lirinë dhe diturinë “deti i njerëzve nën Lenie” nuk ka pyetur shumë për bindjet politike. Me punën në themel, e cila është babai i të gjithave, me qartësi mendimi dhe këmbëngulje, ata kanë qënë dhe do të mbeten forcë dominuese në çdo situatë që do i paraqitet atyre dhe vendit. Në kushte të vështira klimatike e tokësore, në një teritor relativisht larg qendrave urbane me një ndihmë relativisht të pakët nga shoqëria, aty dashuria njerzore u rrit e u forcua, duke u bërë një dhe e pandarë me jetën, me zhvillimin shoqëror. Ajo, edhe sot është një lloj garancie për vazhdimin e mëtejshëm të traditave më të mira të atij populli.Mos harrojmë kurrë thënien lapidar të Naim Frashërit “Topi që shemb kështjellat më të forta është Atdhedashuria”.

Pjesemarres ne pronovimin e shoqates kulturore te Shenepremtes

Syri nuk ngopet në mëngjes

Në hapsirën pa mbarim

Ja thot këngës një këndes

Kur merr vesa vezullim

Atje zila nuk ka vlerë

Të zgjon zogu me këndim

Ulesh buzë atij lumi

Nën një hije plot gjelbrim

Ja,  si bucet lumi dhe s’ndal

Ushi e mëlleza era i përkul

Dallgët  i con  lart si mal

Plot stërkala dhe prap i ul

Kujtesën e lumit ngacmojnë

Dhjetra liqej lart maleve

Qielli ndizet flakë dhe prushi

Shuhet në shkumbën e valëve

Gurgullima e tij është magjia

Brenda ujit kthjelltësia

E brigjeve është melodia

E   vendlindjes përjetësia

Vargmali Valamare – Lenie është faktor ndikimi kryesor në përcaktimin e klimës së Shënepremtes. Si rezultat i përleshjes së agjentëve atmosferik që vijnë nga Ultësira Bregdetare dhe pritja e erërave nga verilindja ka bërë që në këtë zonë të hasen pothuajse pjesa dërrmuese e florës spontane si dhe bimët endemike në rrezik zhdukje të shpallura në librin e kuq. Jo më kot dietari e botanisti I shquar gjerman konkludoi se; “Shënepremtja është areali I fundit për 44 specie e bimë që ndodhen në Europë”

Dietari Gjerman Friedrich Markgraf që ka punuar me vite në këto zona

Nga dietari Gjerman titulluar “Burrat e Shënepremtes”

Në këtë foto janë fotografuar 12 vetë, lexohen shumë te dhëna për Shënepremten. Etnografia pasurohet me këtë foto.Aty lexohet qartë veshje e burrave dhe e grave. Lexohet qëndrimi pa ndroje i grave mbrapa burrave, që në fund të fundit, si veshja e lehtë dhe qëndrimi flasin për shkallë emancipimi të femrës. Gruaja në Shënepremte ka qënë zonjë shtëpie. Ajo kujdesej për rritjen e edukimin e fëmijeve, veshjen e tyre dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes, gatimin, pritjen e përcjelljen e miqve e të afërmve etj.

Ne sot kërkojmmë një të dhënë një fotoografi, a një dorëshkrim që ka të bëjë me një fakt historic, me një personazh a me një ngjarje. Por mbetemi të zhgynjyer kur kuptojmë se kemi pasur shumë njerëz  që nuk jetojnë më, nga të cilat mund të merrnim të dhëna të cmuara për cdo problem që mund të trajtonim për vendlindjen e më tej. Na janë “djegur” ato biblioteka. Sa rëndësi ka ky problem, na flet qartë e konkretisht botanisti, studjuesi gjerman Frederich Markgrf.Në albumin interesant të fotove të tij midis të tjerave tërheqin vemendjen dy foto nga Shënepremtja me titullim “Burrat e Shënepremtes”

”Burrat e Shënepremtes”

Kjo foto e zmadhuar dhe e pastruar në një studio I u dha të shikohej nga tre persona në Shënepremte, nga Baki Osmani, Ismail Myftaraj dhe Asllan Kosturri I datlindjes 1920. Të tre personat vec e vec I njohën pa u gabuar të 7 burrat e Shënepremtes. Kur është bërë foto ata që u pyetën kanë qënë të vegjël, por njerzit në foto jetuan gjatë dhe ishin të njohur në fshat e në lagje.

Sic shihet, kjo foto flet shumë.Të shtatë burrat e identifikuar janë simbole të fshatit dhe të lagjes Qendër. Qëndrimi në kolektivitet, mbajtja e armëve, veshja, qylafët apo takiet e bardha që mbajnë në kokë, janë simbole për të lexuar më mirë e më realisht etnografinë e zonës në atë kohë.Si e tillë, kjo foto ka vlera të vecanta.

Vargmali Valamare-Lenie është factor ndikimi kryesor në përcaktimin e klimës së Shënepremtes. Si rezultat I përleshjes së agjentëve atmosferikë që vinë nga Ultësira Perëndimore dhe pritja e erëraave të forta e të ftohta që vinë nga Veri-lindja, ka bërë që në këtë zonë të hasen pothuajse pjesa dërmuese e florës spontane si dhe bimëve endemike në rrezik zhdukje të shpallura në librin e kuq. Jo më kot shkencëtari e botanisti I shquar gjerman konkludoi në disertacionin e tij se “ Shënepremtja është areali I fundit për 44 specie e bimë që ndodhen në Europë.” Duke jetuar e punuar mbi 4 vjet në Shqipëri e vecanrisht në Shënepremte,ai ka nxjerrë konkluzione të sakta skencore për bimët e botanikën, por edhe për njerzit.

Një lloj kodi gjenetik I pa shkruar në këto male ka të bëjë me karakterin e fortë, trimërinë, rreptësinë e krenarinë, besë dhe mikpritje. Solidariteti I ndjeshëm dhe virtyte të tjera të diktuara nga vështirësitë dhe të nxitura nga traditat e zonës, sa kanë lënë gojë hapur sociologët e sotëm.Malësorët e Shënepremtes e kanë përballuar gjithëcka me guxim, trimëri e krenari, pa e ulur shpinën, vec me punë e dinjitet. Zemër bardhësia e mikpritjes, jeta e bukur dhe e thjeshte, deri në varfëri, nuk I pengoi ata që lirinë dhe diturinë ti vënë kryepunën e punëve. Duke I parë dhe njohur këto virtyte të tyre, personalitete të shkencës dhe të kulturës së vendit e më tej, janë interesuar dhe I kanë quajtur këta banorë personazhe legjendash. Në këtë mes nuk lihet pasdore apo të harrohet dhe fakti që shënepremtasit janë edhe të ndjeshëm, sensibël dhe ironikë, që kur vjen rasti, njerzit I presin sipas veshjes dhe I percjellin sipas mendjes.

Shkrimtari dhe dietari I njohur, Dhimitër Shuteriqi, që gjatë luftës pati shkuar disa herë në Shënepremte dhe më pas, theksonte:”…të punosh në këto zona e me këta njerëz, është heroizëm”. Oficeri francez Obron, pjesmarrës në luftën e parë botrore në kët rajon,I ka përkufizuar shqiptarët.”tipi I shqiptarit është një tip shtatëlartë, I dobët, I zhdërvjellët, me flokë të zeza. Me hundën shqiponjë e mustaqe të vogla. Disa tipa biondë gjenden në zonat e lartësive.” Kurse dietari gjerman Markgraf nuk ka pasur nevojë të shprehet me fjalë.Dy fotot e lëna nga ai me titull “Burrat e Shënepremtes”, flasin më shumë se dhjetra faqe shkrime.

Vlerësime për bujarinë, mikpritjen e vendosmërinë e këtyre malësorëve gjejmë dhe në nj libër të gjeneralit grek Aleksandër Papagos,I cili ka luftuar në këto zona dhe më vonë arriti të bëhet dhe kryeministër I Greqisë.

Një karakteristikë e përgjithëshmë dhe e qëndrueshme e këtyre malësorëve është dhe fakti se ata jithnjë janë rradhitur në krahun progresiv të zhvillimit të ngjarjeve të vendit dhe të zonës.Në luftën për Pavarësi kapedani grabovar Mahmud Xhelili, ish bashkëluftëtar I cetës së patriotit Bajo Topulli,krijoi një cetë në atë zonë, e cila pat rolin dhe ndikimin e vet në ngjarjet jetike që kalonte vendi. Që nga Kongresi I Manastirit, luftrat kundër andartëve grekë në rajonin e Korcës dhe të Kolonjës,në betejën e Shkëmbit të Popcishtit, andartëve grekë u vuri “kufirin tek thana”, kundër forcave të errëta esadiste në Elbasan e Cermenikë, në mbrojtjen e punimeve të Kongresit të Lushnjës, roli në revolucionin Demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 etj.kjo cetë dhe qindra patriot të kësaj zone,u ndodhën në vijën e parë të luftës

Kapedani Grbovar

Në këto lëvizje patriotike do të ndihej fuqishëm roli I Mahmud Xhelilit, Tare Bicit, Hysen Shënepremtes, Elmaz Hasës, Ceco Kardhashit, Vanci Kurrizos,Tare Taces, Mëni Cycos,Xhepe Hasës,  Sabri Xhelilit, Tele Xhangolit, Feim Osmanit, e dhjetra të tjerëve, deri në ngjarjet e luftës Nac Clirimtare, ka qënë tepër ndikuese e vendimtare. Kjo traditë patriotike e këtij brezi u transmetua tek të rinjtë e shumëfishuar. Nuk është rastësi që nga tre fshatrat e kësaj krahine u rrjeshtuan në rradhët partizane 117 të rinj, 12 prej të cilëve dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për Atdheun.

Dituria për banorët e Shënepremtes ka qënë një kërkesë e fuqishme nisur nga familja e më tej.Kushtet politike dhe materiale bënë që aty në vitin 1917 të ngrihet e para shkollë shqipe në rrethin e Gramshit. Kjo erdhi si rezulttat I kërkesave të popullit,por edhe të ndihmës së pamohueshme që dhanë Themistokli Gërmenji, Mihal Grameno dhe Kajo Babjenji në Janarin e vitit 1917. Nën shëmbullin e Republikës Autonome të Korcës,edhe ne Shënepremte u ngrit komunaria me 28 vetë personel, si qeverisje vendore. Po në këtë rast us shtrua nevojë e dorës së parë ngritja e shkollës shqipe e cila u hap vitin tjetër.

Sot aty funksionon shkolla e mesme e cila mban emrin e dëshmorit të parë të rrethit të Gramshit, “Tahir Sadiku”. Nga dyert e kësaj shkolle kanë dalë në vite mijra nxënës, 210 nga të cilët kanë mbaruar dhe arsimin e lartë, duke u diplomuar pothuajse në të gjithë specialitetet. Tetë specialist e kuadro të këtij fshati mbajnë grada të larta shkencore.

Disa individë, bij të kësaj treve kanë dhënë contribute të mëdha në dobi të shoqërisë, duke zënë vend në kreshtat e mjave intelektuale e njerëzzve të shquar të dy Grabovave dhe Shënepremtes.Ata dallohen nga të tjerët se bënë gjënë e duhur në kohën e duhur. Vec rolit të patriotit Mahmud Xhelili dhe nje plejade njerëz që u përmenën më lart, roli I Ramadan Xhangollit, Selman Ajazit, Naun Priftit, Bajrm Hysen Xhangolit, Sabri Fejzos, Kapllan Xhangollit, Kastriot Hasës, Kasëm Përfundit, Stefan Tavanxhiut, Dritan Bicit, Naun Nishkut etj, në fushën e organizimit dhe drejtimit të shtetit e shoqërisë,  të Abedin Bicit, Avni Xhelilit, Ramadan Bicit, Sofije Fejzos, Ramazan Hasës, Roland Miminit, Kalem Hasës etj në fushën e arsimit, të Niazi Fejzos, Agim Bicit,Zamira Xhelili, Bezati, Fatos Xhangoli, Zyra Ferizaj (Xhangoli), Niko Verushi, Sare Miraka etj. në fushën e mjeksisë, Gani Xhangollit, Fidai Sadikut, Vait Cecit në fushën e bujqësisë, të Tajar Hasës, Muhamet Xhangolit, Astrit Kosturrit, vëllezërve Fredi e Arianit Bici, Kastriot Xhangoliy në Durrës etj në fushën e bisnesit,e shumë të tjerë që nuk po u përmendim emrat në këtë ese, janë krenaria e Shënepremtes.

Të cudit një fakt lidhur me vendlindjen tonë. Në luftën e Parë Botrore fshati ka qënë jo vetëm plasdarm ku janë ndeshur forcat e palëvë ndërluftuese, por edhe I ndarë në dy pjesë midis tyre. Si duket, ambicja për të kapur e dominuar këto lartësi në këtë vend, ka qënë e madhe. Mbase ka ndikuar pozicioni gjeografik, mallet që ndajnë Ultësirën perëndimore nga rajoni very-lindor I Korcës dhe Pogradecit. Edhe në luftën Italo-Greke fshati u nda në dy pjesë nga forcat ndërluftuese. Furtuna e operacione kaluan në vitet e lavdishme të luftës Nac Cl, ku në operacionn  famëkeq të Qershorit të vitit 1944, pati djegie shtëpiash, plackitje e vrasje në njerëz. Kjo se nga kjo zonë pati shumë të rinj në rradhët partizane.

Në tregimet e njerëzve, në rrjeshttat e shkrimeve të vendasve dhe dashamirësave, do të gjejmë një fshat me histori e legjenda të përziera, ku bujku duke lavruar, pluari e parmenda nxjerr gëzhoja lufte. Shënepremtja, ashtu si është e lidhur me misrin e ëmbël,fasulet me famë, bulmetin e mjaaltin e mrekullueshem,  lidhet edhe me arsimin, kulturën, mikpritjen, besën e natyrën. në të gjitha drejtimet, në të shkuarën e të tashmen, shikojmë portrete njerzish të spikatur, zakone, miqësi e besë që e lartësojnë Shënepremten. Atdheu është shumëfishi I cdo pëllëmbe toke. Cdo shkrim, cdo lajm, në media e cdo ngjarje që ndodh në Shënepremte, na takon me vendlindjen.

Shënepremtja në një farë mënyre është stoli e cmuar e maleve të larta dhe të qiellit. Ajo është jo vetëm “Dritarja tektonike e Lenies” si e kanë emruar kompetentët,por edhe një poemë shumë e dashur për ne.Kur  dëgjon poemën “Vëlltava” të Smetanës, të shkon mendja tek valët e lumit alpin që vjen nga Valamarja e kalon kryelartë nëpër Shënepremte,Kur vjen pranvera e fëijët mbledhin luleshqerra e lule të pemëve për një festë pagane që në Shënepremte fesohet cdo pranverë, të shkon mendja te muzika e Antonio Vivaldit “Katër stinët”.Po edhe kur degjon muzikën simfonike të Tish Daisë,  Kristo Konos,të Nikolla Zoraqit apo Aleksandër Pecit, duket se në notat e pentagramet e tyre ze vend dhe Shënepremtja me bukuritë e saj. Ne, të lindurit në këtë fshat, apo me origjinë Shënepremten,

Lëmë punën e hallet e përditëshme aty ku jemi dhe e dimë dhe e ndjejmë se në vendlindje gjithnjë do të gjejmë mitin,magjinë, legjendën mrekullitë e maleve epike, të cilat me majat e tyre gërvishtin retë. Zbulimi dhe grisja e cdo nape që mbulon këto thesare të pa cmuara, na jep thelbin magjik të Shënepremtes, vendlindjes time.

Edhe pse ndodhem larg, vazhdoj të jetoj me Shënepremten time hyjnore, e cila më prêt me mall në cdo stinë që të shkoj. Ndihem krenar që nuk ja kam kthyer shpinën. Jam I bindur se edh kur nuk do të jem, në zemrën e saj të madhe dhe mikpritëse, aty në mes malesh rrethuar me ujra e liqenj, ku kreshtat prekin retë e që e përshëndetin të parat  të qeshur diellin, do të ketë gjithnjë pak vend që më përket.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT