Mendime
Florim Zeqa: Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve!
E enjte, 30.05.2019, 08:00 PM
Aksioni në veri, spektakël për mbulimin e skandaleve të pushtetarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Për
të satën herë Policia e Kosovës po keqëpërdorët nga krerët shtetërorë për të
mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit, aferat dhe skandalet korruptive.
Dërgimi spektakular i Policisë së Kosovës
në pjesën veriore të vendit u bë me qëllim të mbulimit të dy skandaleve
të fundit (i Flora Brovinës dhe fajdeve).
Për
dallim nga herat e tjera, kësaj radhe aksioni i policisë nuk e kishte cak
"shtrirjen e sovranitetit në veri", por "luftimin e krimit të
organizuar"!
Shkak
i kësaj maskarade mashtuese ishte tërheqja e vëmendjes së opinionit kosovar nga
afera skandaloze e fajdeve, e cila përfshiu zyrtarë dhe figura të larta
shtetërore.
Përseritja spektakulare
e 25 Korrikut 2011
Përderisa
aksioni i 25 Korrikut 2011 me pasoja tragjike e solli Dialogun e Brukselit dhe
"Zajednicën", aksioni i 28 Majit 2019 pa pasoja tragjike do të sjellë
ndarjen "De Jure" (tragjike) të veriut të vendit dhe jo vetëm.
Aksioni
i orkestruar në veri është produkt i treshes Thaçi-Vuqiq-Rama, i mbështetur nga
kryeparlamentari Veseli, kryeministri Haradinaj dhe liderë partiakë, por jo
edhe nga Prokuroria siq thuhet në arsyetim.
Me
aksionin e orkestruar në veri, përveq shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit
publik nga aferat korruptive të nivelit të lartë fshihen skandale dhe skenarë
të tjerë.
Mbulimi
i skandalit të Flora Brovinës në Kuvendin e Kosovës dhe skandalit të fajdeve me
spektakël policor në veri të vendit, i përcjellur "online" me syrin e
kamerave televizive dhe me "foto-selfije" të policëve gjatë aksionit,
e vërteton lojen e pushtetarëve me Policinë e Kosovës.
Sikur
të ishte një aksion i rëndomt i policisë, nuk duhej të bëhej kaq bujë e madhe
për asgjë!
Vërtetë
sikur të ishte aksion i njëmendët i policisë për luftimin e krimit të
organizuar dhe korrupsionit, njësia speciale "ROSU" paraprakisht
veriut do duhej të zbarkonte aty ku ndodhet kupola e krimit të organizuar, pra
në presidencë, qeveri dhe parlament për të arrestuar "peshqit e
mëdhenjë".
Mirëpo,
ky nuk ishte një aksion i rëndomtë i policisë, por një skenarë i pergaditur
paraprakisht dhe orkestruar mirë mes Prishtinës, Beogradit dhe Tiranës zyrtare,
i cili e dërgon pashmangshëm veriun drejt ndarjes finale.
Rrezikimi
i jetës së policëve, i djemëve dhe vajzave më të mira të këtij vendi për
llogari të politikave ditore, është abuzimi më skandaloz dhe më i rënd që
ndodhi nga krerët shtetërorë.
Tendenca
e krerëve shtetërorë për mbulimin e kupollës së krimit, pisllëqeve me fajdet
dhe korrupsionin qeveritar në emër kinse të luftimit të krimit të organizuar në
pjesën më të ndjeshme të vendit, përveqse e papranueshme, është e rrezikshme
dhe me prapavijë politike.
E
papranueshme, për faktin se u bë bujë e madhe mediatike me rastin e arrestimit
të disa njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve fare pak të rëndësishëm, duke lënë
anash e Bosat e krimit të organizuar dhe personat kyq të lidhur me kontrabandën
në veri!
E
rrezikshme, për faktin se po realizohet skenari i ndarjes së Kosovës sipas
orekseve serbe.
Askush
nuk është kundër aksionit të policisë që garanton sundimin e rendit dhe ligjit
në tërë territorin, përfshirë veriun e vendit, por jo në mënyrë teatrale dhe
spektakulare me vonësë 20 vjeçare.
I
gjithë ky spektakël u bë për të arrestuar disa kontrabandistë të vegjël, për
t'iu dhuruar foto të aksionit mediave vendore dhe ndërkombëtare kinse po
luftohet krimi i organizuar dhe korupsioni në tërë territorin e vendit.
Në
fakt aksioni policor, i cili do të duhej te ndodhte që 20 vite pa ndërprerë dhe
pa spektakël mediatik, është një lojë e pastër dhe e orkestruar në mes të
Hashim Thacit; Edi Ramës dhe Aleksander Vuqiqit për të përshpejtuar ndarjen e
Kosovës sipas orekseve serbe.
Aksioni në veri, fillim
i pazareve të reja me Serbinë
Kur
kësaj i shtohet loja më e re e Hashim
Thaçit me kartën e bashkimit Shqiperi-Kosovë, përveqse e rrezikshme, bëhet ide
vrastare per shtetin e Kosoves.
Pra,
kjo është është zhvendosje e Kosovës nga shtrati shtetëror dhe kthim i dialogut të Brukselit në negociata (pazare të
reja) territoriale mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku vija e kompromisit (ndarjes)
do vendoset në thellësi të territorit të Kosovës.
Ndryshe,
ky do të jetë pazari i ri i pazarexhinjëve Thaçi-Rama-Vuqiq bashkë me
kryeudbashin, Baton Haxhiun.
Frika
nga "Specialja", e ka bërë Hashim Thaçin të harrojë se është
nënshkrues i parë i Pavarësisë së Kosovës, mbështetur në "Pakon e
Ahtisarit", e cila e ndalon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Po
ashtu, Hashim Thaci po mundohet të harroj kaq shpejt se deri dje negocioj me
Vuqiqin për ndarjen e Kosovës,...e që deri dje fliste për kompromise të
dhimbshme me Serbinë!
Logjika
e thjeshtë e thotë të vërtetën, se një njeri si Hashim Thaçi që deri dje u
angazhua për ndarjen e Kosovës, në asnjë rrethanë nuk mund të bëjë bashkimin
kombëtar, por vetëm mund të sjellë ndarje e copëtim, mallkim e dhimbje për
shqiptarët.
Për
më tepër se kaq, bashkimin kombëtar nuk mund ta realizojnë argatët e djallit
dhe vasalët e Serbisë siq janë Rama e Thaci, rrënues në themel të shteteve që
drejtojnë.
Nga
një ide që vjen nga një njeri i dështuar dhe i humbur, i kërcënuar dhe
shantazhuar nga "Specialja" siq është Hashim Thaçi, përveqse është
duke u rrezikuar seriozisht pavarësia e shtetit tonë, është duke u rrezikuar
edhe qënja jonë kombëtare nga një luftë e re e përmasave shkatërrimtare në
Ballkan.
Ndryshe,
më këta liderë të tretur e të shantazhuar vetëm mund të bëhemi "mish per
topa" të armiqve shekullor, gjegjësisht rrezikojmë t'i kthejmë vendet tona
në koloni të reja të shteteve të rajonit.
Pra,
aksioni i 28.05.2019, ishte përseritje e 25 Korrikut 2011 dhe fillim i pazareve
të reja me Serbinë.