E marte, 18.06.2019, 08:45 AM (GMT+1)

Komente

Zenel Çeliku: Politikë e çmendur

E merkure, 22.05.2019, 07:25 PM


Politikë e çmendur

E gjithë shoqëria shqiptare sot është e shqetësuar për situatën politike tej të tencionuar në Shqipëri, çdo njeri e konsideron këtë situate plot tension dhe krizë të thellë politike, si një politikë të ç’mendur e të përgjegjshme. Opozita si kudo, edhe në Shqipëri ka disa muaj që ka ngritur zërin për mjaft problem që sot ka qeverisje socialiste. Opozita e cila ka rrolin e saj të bëjë rojtarin për gabimet që bën qeverisja e vëndit, është stacionuar dhe është organizuar në protestatë fuqishme për një mori skandalesh. Kriza e besimit është shumë e ulët tek kjo mazhorancë e cila akuzohet rëndë për vjedhje dhe manipulim në zgjedhjet e fundit parlamentare, per korrupsionin më të rëndë ndër 30 vite, për krimin e organizuar I cili është kërcënues për shoqërinë, për konçesionet korruptive të PPP e për të tjera problem që e ngarkojnë këtë qeverisje me shumë përgjegjësi. Opozita e bashkuar ka ngritur një kauz për largimin e Ramës si kryeministër, për një qeveri tranzitore dhe për zgjedhje të ndershme, transparente dhe të regullta. Një element shume I rëndësishëm sikur I mungon kërkesave të opozitës, ndryshimet në sistemin zgjedhor të cilin e përmendin rralla, gjë që I penalizon partitë e vogla, por është shumë ë rëndësishme që liderët e partive të eliminojnë një herë e mirë listat e mbyllura të kandidatëve, gjë që I bën shumë të fuqishëm kryetarët e partive të mëdhaja.

Nga ana tjetër kemi nje mazhorancë e cila e konsideron shumë normale situatën politike në vënd, ku opozita e bashkuar është jashtë parlamentit dhe nuk garojnë për zgjedhjet e dekretuara më 30 Qershor. Kryeministri del gati cdo ditë në konferenca për shtyp ku deklaron se zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor, vjen apo nuk vjen në zgjedhje opozita e bashkuar. Kryeministri dhe mazhoranca qeverisëse e konsiderojnë si normale që në parlament opozita na u përfaqësonka me deputetet e rinj që kanë hyrë nga listat e PD dhe të LSI. A është normale kjo përplasje politike e cila po shqetëson mbarë shqiptarët se, mos ndoshta siguria kombëtare po kërcënohet seriozisht?! A është normale që njerëzit shprehen të frikësuar se po na kërcënon një tjeter 1997? Nëse kjo mazhorancë dhe Kryeministri Rama e konsideron PS të fortë dhe triumfues në zgjedhjen e shqiptarëve, përse nuk bën një hap mbarpa për ti dalë përpara një katraure politike dhe civile? Si mundet të zhvillohen zgjedhjet kur opozita e bashkuar nuk është aktore dhe faktore në zgjedhje? Faktori ndërkombëtarë po bën thrije çdo ditë për dialog pozitë-opozitë, a është në nderin dhe në modelin europian që mazhoranca duhet të hapë spacio dhe barazi për opozitën, me qëllimin që opozita të organizohet për zgjedhje dhe garim në zgjedhje, por ama në zgjedhje të ndershmë e të regullta?

Në optimët time si gazetar me përvojë çerek shekullore, vërej se politika shqiptare I ngjason një rroboti të ç’mendur dhe të dalë nga sistemi komandues, sepse sipas kësaj mazhorance vetem një gjë ka mbetur, përballja votues dhe kondra votues me 30 Qershor. Kjo është shumë e rezikshme të dashur motra e vëllezër, ky qëndrim është katastrofik, kjo maredhëniet me opozitën është krizë e thellë dhe shumë e rezikshme politike dhe shoqërore. Ndaj mbarë shoqëria kërkon që polirika të largohet nga qëndrime të ç’menduar dhe të pa përgjegjshme, sepse në fund të fundit, janë shqiptarët që e pësojnë një katraure dhe përplasje civile midis tyre ku dikush I përfaqësuar me opozitën e dikush me mazhorancën. Kjo politikë nuk I shërben askujt, aq më shumë shqipatrëve të vuajtur 50 vjet nga regjimi komunist, dhe në 30 vjet orvajtje dhe nen pushtetin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Sot Shqipëria është e parafundit në integrimin Europian dhe pse, pikërisht nga kjo politikë e ç’mendur.

Sa nuk është vonë, mazhoranca qeverisëse duhet të bëj një hap mbrapa, kryeministri meqënëse e ndjen vehten të votuar në shumicë në krahasim me opozitën, me kurajo dhe përgjegjshmëri qytetare duhet të largohet nga posti I kryeministrit dhe të futet në garë si I barabartë, pastaj nëse ai votohet, është e drejta e tij legjitime të qeveris si I votuar. Vetëm dhe vetëm kështu Shqipëria mundet ti shmanget një kaosi politiko-civil I cili rezikon ta kthej vëndin 20 vite mbrapa dhe ta lerë jashtë dyrjve të BE për shumë e shumë vite të tjera.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 22 Maj 2019



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT