E marte, 19.03.2024, 08:49 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nëse je i fesë, thuaj shqip "paqja qoftë mbi ju"

E hene, 15.04.2019, 06:33 PM


Nëse je i fesë, thuaj  shqip "paqja qoftë mbi ju"

Shkruan Fahri Xharra

Pra, duhet të përshëndetemi shqip edhe nëse jemi praktikues të fesë. Feja është e drejtë univerzale, por qëllimi im dhe i këtij shkrimi është që të ruhemi si shqiptar që jemi, dhe të mos arabizohemi pa nevojë.
Në udhëzime të fetarëve e gjeta këte : “Es-selamu alejkum (arabisht:
?????? ?????) është përshendetje islame që do të thotë "paqja qoftë mbi ju". Nëse një mysliman përshendet me es-selamu alejkum, myslimani tjetër duhet t'i përgjigjet me ue alejkum selam që do të thotë "edhe mbi ju qoftë paqja". (Referencat: ^ "As Salaamu Alaikom?". Arkivuar nga origjinali më 2010-11-20.
"Surat An-Nur [24:61] - The Noble Qur'an -
?????? ??????". Quran.com. Marrë më 2013-07-27 )”
Një rikëndellje , një udhëzim për të kuptuar se çka flasim.

“Krishterimi dhe Islami janë dy fetë më të mëdha në botë me rreth 3.5 miliard ndjekës, aq sa gjysma e banorëve të planetit, megjithatë, ndryshe nga ç’mund të mendojnë shumë njerëz, nuk mund të gjesh besime që të kenë aq të përbashkëta, siç janë tre fetë monoteiste në fjalë. Nga ana tjetër, fakti që këto religjione bashkohen në rrënjë të përbashkëta me Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga studiuesit e fushës, duke i quajtur me termin, fe abrahamike. Edhe pse me diferenca teologjike, Krishterimi dhe Islami, ndajnë të njëjtën traditë historike dhe gjeografike. Të dyja religjionet e kanë origjinën nga Lindja e Mesme, dhe e konsiderojnë veten e tyre si besime monoteiste. Myslimanët i quajnë të krishterët si Popull i Librit, por edhe të krishterët i konsiderojnë myslimanët, si ndjekës të një Zoti të vetëm (monoteistë) dhe të të njëjtëve profetë. ( Referenca http://gazetaimpakt.com/krishterimi-dhe-islami-dy-fe-dy-qyteterime/ për librin e Ermir Gjinishit “Krishterimi dhe Islami: Dy fe, dy qytetërime”, me parathënie nga prof. dr. Ilira Sulo )
E shkrova  ato që i lexuat pak më sipër jo pse u pajtova me Ermir Gjinishin  dhe librin e tij e as me portalin “Impakt” që dirigjohet nga Olsi Jazexhi,antishqiptari më i madh  i viteve të fundit, por e deshta të iu bëj të ditur atyre që janë në dy mendje këte, po e përsëris : “Nga ana tjetër, fakti që këto religjione bashkohen në rrënjë të përbashkëta me Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga studiuesit e fushës, duke i quajtur me termin, fe abrahamike.”
Pra, edhe pse kanë tekste të ndryshme, përkatësisht Bibladhe Kur’ani, këta dy libra tregojnë në forma narrative të ndryshme, të njëjtën histori të njerëzimit, që nga fillimi i jetës, deri në ditën e fundit- shkruan Gjinishi.

Pse abrahmike? e dini ? “ Për një lexim më korrekt të qëndrimeve fetare në përgjithësi, është e domosdoshme të bëhet diferenca midis fesë dhe fetarizmit apo parimeve doktrinare në tekstet e shenjta nga interpretimet e tyre. Orientimi krahasimor referuar teksteve, është analiza më reale e thelbit të tyre, ku bota judeo – kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët.

Qëllimin e shkrimit tim  ma plotësoi kjo thënje  :” .... Orientimi krahasimor referuar teksteve, është analiza më reale e thelbit të tyre, ku bota judeo – kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët”  Kjo është e vërteta e fesë  me ndryshim  nga fetarizmi.
Similarly, "Peace be with you" is used within Anglican liturgies of the Episcopal Church and other Anglican churches, with the response being "And also with you."

Nëse, feja në të gjithë  popujt  botës së civilizuar praktikohet në gjuhen e tyre , e posaçërisht në përshëndetjen fetare “"Peace be with you" ( anglisht ) ose : “Es-selamu alejkum (arabisht: ?????? ?????) , pse ne mos të themi : "paqja qoftë mbi ju" ? nëse flasim shqip, Zoti na kupton dhe aspak nuk hidhërohet me ne .
Të shkojmë pak më largë se si lindi përshëndetja:  “Es-selamu alejkum (arabisht:
?????? ?????) ?
Gjinishi :... fakti që këto religjione bashkohen në rrënjë të përbashkëta me Judaizmin monoteist, pranohet njëzëri nga studiuesit e fushës, duke i quajtur me termin, fe abrahamike.”
Po cilën gjuhë e fliste Abrahami  ? kur fetë “judeo – kristiano – islame takohet në qendrën e besimit të përbashkët” ?  Hebraisht, pra !  Kjo është përgjegja e pa kontestuar nga askush .

Atëherë si përshndeteshin ata që e panuan judaizmin, ata të parët ? :

- Shalom aleichem (/???l?m ??le?x?m, ??o?l?m-/;[1][2] Hebraisht: ??????? ???????? sh?lôm ?alê?em , paqja qoftë mbi ju ). Pergjegja e besimtarit në hebraishte : aleichem shalom ("edhe mbi ju qoftë paqja ") (Hebrew: ???????? ???????).[3][4] .

( Referencat : "Shalom aleichem". Merriam-Webster Dictionary. Retrieved May 19, 2018. "shalom aleichem". Collins Dictionary. Retrieved May 19, 2018. "shalom aleichem". Dictionary.com Unabridged. Random House. Retrieved July 28, 2016.  Dovid Zaklikowski. "The Jewish Hello". Chabad.org. Retrieved July 28, 2016. )

Po arabisht , si ishte ? -“Es-selamu alejkum (arabisht: ?????? ?????) ;

E shinni pra që përshendetja arabe e ka origjinën nga hebraishtja e vjetër !

Pra e patë që  “Selam”  dhe “Shalom” e kanë një rrenjë .
Por ne e kemi i edhe spjegimin tonë në gjuhën shqipe ( sipas K.G.) : Shalom, percjell disa kuptime : paqe , rënd, mirkuptim, shoqërim dhe e gjithë fjala niset tè shala= shâ+ lâ. Bëhet fjalë per ditën kur duhej pushuar dhe kushtur shtimit= shtunë= me shtue,me u shtue. Shabath'= sabato nuk ka lidhje me planetin Saturno, por thjesht ishte dita kur burri i kushtohej gruas e ringjalles së jetës. Shalom ,formohet si fjalë nga "shaló mè" - lutje reciproke e partnerve me u kujtue ku me shkue “ . Apo , jo ?
Unë dëshiroj që të përshndetëmi shqip , dhe besoj që jeni me mua

Fahri Xharra, 07.04.19
Gjakovë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora