Kulturë
Bashkim Saliasi: Një buqetë me poezi për Ditën e Verës
E enjte, 14.03.2019, 07:00 PM
Bashkim Saliasi
Një buqetë me poezi për Ditën e Verës
Gezuar, mbarsi dhe shendet!
NË TOKËN E ARBRIT
Në tokën e Arbrit,
Lindin vetëm shqiptar.
Një pjesë bëhet e mirë,
Pjesa tjetër tradhëtar.
Kështu ka qenë dje,
Më keq është sot.
Në këtë rrukullisje,
Sa shumë dhimbje e lot.
BOTA
E madhe, e bukur është bota,
E pafundme me mistere e mbrokulla.
Që kur lindi pena, shpata e rrota,
Njerëzia nuk ka më paqe e qetësi.
ÇMENDURIA
U prish bota, ne e pritëm,
U çmend bota krejt papritur.
Se vlerësuam, kur e kishim,
Sa e vështir për ta ngritur.
VASHAT
Janë lulet e jetës, tinguj zemre,
Që sjellin kudo pranverë.
Djemtë i këpusin, u marrin erë,
Ato me fat, bëhen nuse e nëna.
SEKRETI DHE MISTERI
Sekreti dhe misteri vëllezër binjak,
Njëri-tjetrin mbajnë në shpinë.
Kush i zbukuron në kohë, ndihet me fat,
Hedh dritë, rrugën hap për mirë.
E MIRA DHE LIGËSIA
E fshehur qendron ligësia,
Diku strukur ndër skuta.
E mira rrezaton si drita,
Rrugën ndriçon të eci nga hera.
PLAZHISTAT
Ulur ndër shezllone,
Sytë nga qielli mbajnë.
Kjo bukuri pranverore,
Detit i shkakton dallgë.
NDËRGJEGJA
Punon mirë, kur barku është plot,
Dhe nuk gabon asnjëherë.
Mos u lusni kot në Zot,
Nëse i keni të tëra stinët pranverë.
GONXHJA
Sa shpejtë u vyshk gonxhja,
Petalet e bukura rrëzoi për tokë.
E dogji vapa lulkuqen, tha sorra,
Bukuria i iku për lesh, kot...