E premte, 26.04.2024, 11:53 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Le te japin doreheqjen

E hene, 22.09.2008, 05:47 PM


Le te japin doreheqjen

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Me nje strukture te tille udheheqese cfare kemi ne sot, me nje kuader e udheheqje te paqene, shqiptaret ne Mal te Zi sot ndodhen ne nje gjendje per te ardhur keq, jo me fajin e pushtetit qendror sa te atyre qe I kane dale zot vetes per te udhehequr shqiptaret ne Mal te Zi.

 

Ne shoqerine shqiptare ne Mal te Zi  ka deformime ne jeten politike, por edhe jashte saj. Nisur nga ky fakt  sot ne Mal te Zi ka shume parti politike shqiptare (nejse kjo eshte mode shqiptarce)  per ate cfare ndodhe sot ne trojet shqiptare, kreret e te cilave vazhdojne te nxisin konflikte politike me akuza e deklarata jo te dobishme per qytetarin, votuesin, cfare eshte krijuar nje enigme me shume pikepyetje ku ai (qytetari) nuk e di kujt t’I besojne ne  keto momente. Ketu prijne edhe debate te njekahshme qe zhvillojne televizionet te cilet punojne me pagese. Aty mund te degjohen fjale e retorika patriotike duke u thirrur se do te bejne kete e ate po te ishin ne pushtet e duke lidhe rruge komunikimi e bashkeveprimi me parti te tjera (por jo shqiptare) me cka tregojne se nuk kane fuqi politike te veprimit si parti ne kete sistem nga ku marrin goditje te rende nga pushteti qendror.

Trojet shqiptare ne Mal te Zi jane ne nje gjendje te mjeruar ekonomike,arsimore, kulturore e sociale, keshtu edhe politika qe behet nga subjektet politike shqiptare  eshte e mjeruar. Eshte po aq e veshtire te gjindet rrugedalje pasi nuk ka kush t’I bejne gjerat qe duhet bere sepse subjekteve tona u mungon vullneti, ndaj grinden, konfliktuohen ne mes veti, para syve te qytetareve ne nje kohe kur kane perballe pushtetin qendror dhe ne raste te tilla merren vesh menjehere  me cka deshmojne se tjeter flasin e tjeter veprojne. Nuk ka si ndodhe ndryshe kur tek cdo parti ne rreshtin e pare rreshtohen “themeluesit e partive politike” dhe te njejtit veshtire te leshojne rruge per gjeneratat e reja e per te lejuar mendimin ndryshe  me alternative te reja. C’eshte edhe me keq disa nga keta “themelues te partive politike” nuk e ndjejne fare mungesen e moralit politik gje qe I bene te veprojne keshtu po cka se deri dje ishin me flamuj malazez ku brohoritnin per Krajl Nikollen, ndersa sot paraqiten si shpetimtare te shqiptarve ne Mal te Zi.

Te njejtit shfaqen me “kostum te ri” per te pasur jete te gjate ne politike, premtojne e nuk heqin dore nga kersherite per te mbajtur nje post. Ka nga ata qe levizin nga e majta ne te djathte e qe me pare kishin bere me dhjetra premtime  te bujshme, tani nuk e kane per turp t’i kthejne ne te kunderten. Duket se ne me keso situatash jemi mesuar, ndaj eshte e domosdoshme njohja e ketyre personaliteteve per te njohur shkallen e besueshmerise se tyre politike, por edhe per te parashikuar suksesin apo deshtimin e tyre. Duket sikur te tillet perdorin te gjitha menyrat qe mund t:u vijne ndermend per te tejkaluar mungesen e aftesive profesionale nese ndonjehere e kane vene ne veprim profesionin e tyre.

Problemet qe lidhen me shqiptaret ne Mal te Zi jane te trasheguara shume me heret se sa u paraqiten partite politike shqiptare dhe nuk mund te anashkalohen, ndaj diskriminimi ndaj shqiptareve vazhdon duke mohuar arsimimin ne gjuhen amtare, punesimin ne organet shteterore, papunesine, per cka kreret e subjeteve politike shqiptare eshte dashur te angazhohen shume me teper dhe jo te dalin ne piramiden politike sikur cdo gje eshte ne rregull per te mos e lene qe kete pune ta zgjidhe shteti ku bejne pjese edhe vet shqiptaret.

Eshte gjithmone me se lehti te kerkohet fajtori  per te metat e te tjereve, te projektohen fjale jashte nesh, por me se veshtiri eshte te ndalesh dhe te veshtrosh brenda vetvetes. Te njejtit asnjehere nuk kritikuan veten, punen qe bejne, qofte per t“u arsyetuar para atyre qe u dhane besimin, gjithmone per ta fajtori eshte person i trete me cka te bindin te mosbesohet ne sinqeritetin e tyre. Kjo te mosbesohet nga fakti se te njejtit deri tani kane deshmuar se e perdorin politiken si instrument te nje koncepti te papergjegjshmerise e qe i ka sjelle dem te madh shoqerise. Po te ishin te sinqerte ne punet e tyre sic deklarojne kane pasur dhe kane shume mekanizma per t“ju kundervene pushtetit qendror qofte per zhvillimin ekonomik, arsimor e social te trojeve shqiptare ne Mal te Zi e jo per t’u marre me tema boshe e akuza te ndersjella ndaj njeri-tjetrit. Me fjale boshe jane ngi te gjithe dhe askush nuk do ta besojne se brenda vetvetes kane permbajtje vertet politike. Sa e sa raste ka kur te njejtit i kane hyre nje pune pa e menduar mire e pa hedhur asnje hap perpara  dhe jane mbyllur ne vetvete me humbjen e besimit qe u dhane votuesit. Kete e deshmuan edhe debatet qe kane zhvilluar  gjate fushates parazgjedhore per cfare u premtuan qytetareve e cfare po realizohet gjate ketij mandati!?

Ne kete sens qytetaret shqiptare ne Mal te Zi kerkojne ritme te tjera nga ajo qe u eshte premtuar, andaj ka nevoje qe te degjohet nje ze ndryshe (kete veshtire per ta gjetur) per te mos degjuar cdohere te njejtit duke thene: „Amin“. Per fatin tone te keq shifet njefare ngopje ne mesin e qytetareve duke i zhgenjyer udheheqesit aktual.

Tani besojme se e kuptuan lideret tane se flaka e entuziazmit tone s“eshte gje tjeter vecse nje pamje e rreme e deshirave tona personale. Tani e kuptuan ata se jemi patriot te flaket per sa kohe shpresojne per nje shperblim per patriotizmin tone. Prijesit tane le te pushojne se enderruari per poste, le te mendohen me mire se ne keto kohe asgje s’na treguan dhe asnje permiresim nuk e bene ne te mire te qytetareve. Para nje gjendjeje te tille ndodhemi, tema e percarjes eshte ne ditet tona me aktualja dhe del para te gjitha ceshtjeve shoqerore. Kete fature po e paguan populli dhe sensibiliteti ka arritur ne permasa te rrezikshme. Me nje strukture te tille udheheqese cfare kemi sot ne, me nje kuader e udheheqje te paqene, shqiptaret ne Mal te Zi sot ndodhen ne nje gjendje per te ardhur keq, jo me fajin e pushtetit qendror, por pikerisht me ata qe i kane dale zot vetes per te udhehequr shqiptaret ne Mal te Zi.  Ata qe s’jane te zotet per tjeter gje, vecse per intriga e duke u filtruar permes subjekteve politike shqiptare, le te japin doreheqjen. Ky do te ishte sherbimi me i madh qe do t’u sjell lirine votuesve e mireqenien qytetareve.  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora