E premte, 26.04.2024, 11:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Një jetë në shërbim të dritës...

E marte, 21.08.2018, 10:09 AM


Përurohet vepra “Një jetë në shërbim të dritës – Fetah Ajeti – Çaushi” prej Fetah Maliqi, autor...

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, në lokalet e  Shkollës fillore të fshatit Busovatë, komuna e Kamenicës, është bërë përurimi i veprës  së gjashtë me radhë “Një jetë në shërbim të dritës- Fetah Ajet Çaushi”, i autorit Fetah Maliqi, autor nga lokaliteti në fjalë. Në këtë solemnitet rasti morën pjesë shumë familjarë, adhurues të librave, krijues, intelektualë e kolegë të autorit.

Fillimisht, fjalën e parë e pati Hamdi Maliqi, arsimtar nga ky lokalitet, i cili tha se, vepra e  Fetah Maliqit në fjalë na ka tubuar sot jo vetëm për të dëgjuar një histori të një figure atdhetare, por edhe për të nderuar familjen dhe këtë lokalitet.

“Të nderuar mysafirë, sot, në lokalet e shkollë të këtij lokaliteti, ndjej kënaqësi që gjendem dhe ku bëhet përurimi i veprës “Një jetë në shërbim të dritës – Fetah Ajeti –Çaushi. Fetah Maliqi, autori, i lindur dhe i rritur në fshatin Busovatë, që nga fëmijëria ka pasur interesime të  veçantë për hartimin e vargjeve, por ai talent i tij shpërtheu para disa vjetësh ku botoi katër tituj të veprave dhe këtë të fundit që sot përurohet në këtë mes. Kjo vepër e fundit flet për biografinë e gjyshit të tij, Fetah Ajeti –Çaushi, që në këtë anë, ky personalitet njihet si një figurë e shquar atdhetare.

Vepra që sot përurohet, ka një pjesë të veçantë të historisë, ku autori ka shpalosur figurën e një personaliteti që vetëm me emër gjer dje e kemi dëgjuar e ditur. Andaj, për ta rrumbullakësuar biografinë e  gjyshit, autori, F. Maliqi ka udhëtuar gjer në arhivat e  Stambollit dhe  ka vjelë të dhëna e fotografi më të ndryshme, të cilat e kanë plotësuar këtë monografi të tillë si  është. Dhe, më në fund, ky autor i veprës ia doli punës duke kurorëzuar një vepër publicistike e dokumentare në fjalë”.

Ramadan Mehmeti, shkrimtar dhe redaktor i veprës, nga Prishtina tha se, këtë vepër e kam pasur nëpër duar, e cila më bëri të jam më kurreshtar për ta “ndërtuar” sa më bukur në forëmn artistike e teknike. “Secila vepër e ka rëndësinë e vetë. Edhe vepra “Një jetë në shërbim të dritës – Fetah Ajeti –Çaushi” e autorit Fetah Maliqit, nga Busovata, na gëzon dhe na inkurajon për trajtimin e një teme shumë të kërkuar për famlijen Maliqi në përgjithësi. Shkruesi, Fetah Maliqi, duke iu kthyer një figure të rëndësishme atdhetare, pra të  Fetah Ajeti – Çaushi (gjyshi i tij), na kthen në një kohë të shkuar, e cila kohë ishte ka me shumë ngjarjetë papritura tragjike për populltën shqiptare.

Siç dihet, Fetah Ajeti na ishte një emër i madh i familjes Maliqi. Ai qe një  burrë për shtatë gjaqe. Ishte i respektuar dhe tejet i nderuar nga masa. Mu për këtë, edhe autori pati nostalgji të madhe për ta krijuar një vepër publicistike, e cila do të mbetet si një dokument i shkruar gjeneratave të reja të kësaj ane. Në këtë mënyrë, autorin e ka preokupar jeta e gjyshit të tij, të cilit, në një mënyrë, i kushtoi kwsaj vepre në fjalë dhe kjo u bë realitet. Sepse, krijuesi, këtë “gjendje” e përjetoi shumë, ku shpirti ndrydhej dhe liria mohohej, s’ka se si të mos frymëzohet për këtë “histori”, e cila ishte e dhimbshme dhe rëndë për shqiptarët. Pra, kësaj here, atori  na solli një vepër me elemente dokumentare publicistike, e cila vepër flet për jetën e gjyshit të tij Fetah Ajetit – Çaushi, i cili “personazh” kryesor, në një kohë, kur jetoi, ishte një atdhetar dhe një figurë e shquar e viteve (1854-1950)”.  Në fund, autorit i dëshiroj suksese dhe sprurje të reja në jetën shkrimore të  tij”.

Dr. Faik Shkodra, profesor dje studiues tha se, sot kam kënaqësi që u gjenda në këtë mes të këtij promovimi të verpës së  F. Maliqit, autor. “Për ta krijuar një monografi të tillë, siç e ka bërë autori në fjalë, parasegjithash, të lës përshtyupjen e parë se ky evenimet kulturor është shoqëruar me pjesëza poetike të autorit, të cilat e “qëndisën” rrjedhën e  këtij manifestimi kuluror. Shihni, autori, sa po e shoh këtë monografi që ia ka kushtuar gjyshit të tij, ka të dhëna të bollshme, fotografi, biseda, rrëfime e të ngjajshme, të cilat e rrumbullakësojnë një vepër të tillë publicistike dokumentare të kësaj natyre.

Autori nuk ka shkuar pas ndonjë ngjarje të imtë, ku aty-këtu flitet për personazhin në fjalë, por ka hulumtuar mese, njerëz, arhiva, dokumtarë e shkrime të tjera, të cilat i kanë shërbyer për ta formuar një figurë ashtu si e ka merituar. Kjo më pëlqen dhe autori nuk duhet të ndalet vetëm me kaq vepra, por sa më shumë të vjelë qytetarë të moshaur, bashkëvendas e njerëz të tjerë, të cilët janë të gjallë  dhe na dokumentojnë për një të kaluar, siç ishte figura e Çaushit, gjyshit të Fetah Maliqig, autor i veprës.

Po e ceku një rast, në kohën e Ahmet Zogut, ndoshta edhe më herët, një persona i një famlje ka gjetur shumë gazeta, revista, shënime të tjera të kohës, të cilat kanë bërë fjalë për një anëtar të familjes së tij. Ai i ka ruajtur me gjelozi dhe më vonë, këto shënime i kanë shërbyer për të krijuar veprën me ato të dhëna që ishin të mjaftueshme për një vepër biografike. Autorit i dëshiroj suksese të tjera!”

Në fund Fetah Maliqi, autor tha se, po e ndjej vetën shend e verë, sepse u thanë shumë “sende” të  mira prë veprën time. Kjo po më ka gëzon dhe po më relakson. Më ka gëzuar dhe më ka inkurajuar që t’ mos e ndali veprimtmarinë time shkrimore. Andaj, shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes nga zemra për kontrbutin e dhënë për veprën time, sidomos i falenderoj profesorin,  Faik Shodra, famljarin tim, Hamdi Maliqin, shkrimtarin e redaktorin, Ramadan Mehmetin, të cilët dhanë shumë nga vetja në këtë evenimet kulturor. Po ashtu, nga  zemra i përshëndes pjesëmarrësit, të cilët e kanë hijeshuar këtë përurim të librit tim”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora