Kulturë
Ilir Muharremi: Më mirë më shtrëngo
E merkure, 20.06.2018, 06:35 PM
Poezi
Nga Ilir Muharremi
Më mirë më shtrëngo
Mendoj meditoj filozofoj dhe shkruaj
Në këtë natë i dehur
Thërras mendimet
Shpirtin
E kot është asgjë nuk shfaqet
Nuk e di se kënd ta kopjoj
Veten më mirë
Popullin tim
Ushqimin tim
Muzikën time
Më mirë të vjedh nga vendi im
Si meksikan
Edhe nëse popullim im është naiv
Bile natyral
E dashur
Mos më trego asgjë
Të kaluarën tënde emrin tënd
Nëse e ki më lehtë
Më shtrëngo, më shtrëngo
Do të marr në prehër të të ruaj
Në dimrin e ftohtë
Do të ngrohë trupi im i ngrohtë
Më përqafo
Më përqafo rreth qafës se shtrëngata po vjen
Afrohu asgjë nuk mund të të rrëzoj
Për neve do ta vjedh lumturinë
Nuk e di si më trego ti
Më trego ti
Je gjithçka për mua më shtrëngo
Ty nuk duhen shkrimet e mija e as rimat
Ajo që duhet tash është shtrëngimi, shtrëngimi
E dashur më përqafo sepse as rrufeja nuk të frikëson
Mos më thuaj më asgjë
Më pëlqen heshtja jote
E din ti
Do të marr nën shtrëngim zemër
Mos harro jam plagjiator
Jam vjedhës