Kulturë
Ibrahim Hajdarmataj: 'Për ty, Plavë - Guci'
E marte, 19.06.2018, 06:40 PM
PËR
TY, PLAVË - GUCI
Nga Ibrahim Hajdarmataj
Shkrimtari Ramiz Lushaj , autor i 20-të librave ,doli këto ditë me librin e tijë të ri : " Për ty, Plavë - Guci".Ky libër ka redaktore Ardita Lushaj , e cila ka punuar me mjaft përkushtim .
Libri ka 118 faqe ku i tëri është me poezi, i ilustruar me fotografi për të cilët poezon si dhe me skica dhe harta .
Plava dhe Gucia janë një krahinë etno-historike e turistike nga më të veçantat e më të bukurat në Alpet Shqiptare dhe në hapsirat shqipëtare e ballkanike ,të cilat shtrihen në teritorin e shtetit të Malit Zi ,me një siperfaqe 486 km katrorë dhe me një popullsi mbi 15000 banorë .Aktualisht popullsia më e madhe SHqiptare e saj ,jeton në Amerikë dhe ne Europë.
Vitet e fundit është ndarë në 2 komuna : Plava dhe Gucia , e cila ka dhënë figura të shquara e kontribute të mëdha historike kombëtare në luftërat para dhë gjatë Lidhjes SHqipëtare të Prizërenit ,si dhe personalitete të larta akademike, letrare , kulturore ,politike e të biznesit .
Ky vellim poetik hapet me poezi Plavë - Guci .
..........................................
Plave - Guci :
E nderuara e Kombit .
E bukura e Zotit .
Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.
Mrekullia e Tetë e Botës .
Ne poezine : " NJë foto e luftëtarëve të Plavë - Gucisë në Kosovë " , është shkruar me mjaft frymëzim duke përdorur figura letrare të arritura .Kjo poezi i dedikohet Sadri Xhemë Mehaj i Hotit i cili ka qënë veprimtar Shqipëtarë i njohur në vëndlindjen e tij, në Hote Plavë - Guci dhe në Amerikë .
Elegji : " Iku Salihi, nga Lisnaja fisnike Dedushaj,i dedikohet trimërise të Sali Dedushaj.
Në poezinë : " Çikë e Lirisë " , shkruan
............................................
Ty koha të dha emnin e vlerave e të mirësisë :
Ajshe Gjonbalaj
Çikë e Lirisë!
Poezia : " Vuthaj me bukuri e histori ", shkruan
Në këtë vend të bekuar njerëzit flasin me Perënditë.
Shqip -shkruajnë në kaltërsië e rezatimet e Qiellit
Kjo tokë vuthjane pret një të ardhme plot me dritë,
Sikurse jeta mbi glob kërkon frymëmarjen prej Djellit.
Në poezinë :" Një kafe me Tahir Gjonbalën " autori portretizon këtë figurë shumë domethënëse të kësaj treve .
.......................................
Shpesh shkoj e vij me mall e krenari në Vuthaj , Plavë, Guci.
Tahir Gjonbalën gjithmonë e gjejmë lis në trollin e vet .
Ai ka krahë të ikin mërgimtar në Amerikë apo Norvegji,
Po cdo një gusht me festën "Alpet Shqiptare" na pret ....
Vëllimi poetik mbyllet me poezi:"Në një ditë,syni me lot dhimbjeje e gëzimi",kushtuar patriotit Bajram Prelvukaj të Martinajve.
....................................
Atë ditë në Plavë-Guci,
Dy herë jehuan pushkë
E kanë zakonet Malet shqiptare
Tokë e breza e kanë një fjalë të urtë:
Burrat priten e përcillen me pushkë!
Vëllimi poetik i shkrimtarit Ramiz Lushaj pasqyron një realitet objektiv.Secila poezi është e arritur,duke përdorur me mjeshtëri figura të pasura letrare.
Ibrahim Hajdarmataj
Kryetar OJF Mësuesi
Tel:069 24 69 145
Email:ibrahimhajdarmataj@yahoo.com