E marte, 15.06.2021, 02:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Qendra e Studimeve Pellazgjike: Ftesë

E marte, 19.06.2018, 06:02 PM


Të nderuar miq, antarë dhe simpatizantë të Qendrës së Studimeve Pellazgjike!

Kryesia e Qendrës së Studimeve Pellazgjike në mbledhjen e saj më 27 tetor 2017 vendosi, që simpoziumi i V i radhës së qendrës sonë të mbahet gjatë muajit tetor 2018 në Vlorë dhe ditët e fundit u caktua data 20 tetor 2018.

Gjatë simpoziumit të pestë do të referohen kumtesa të ndryshme, që bëjnë fjalë për aspekte të ndryshme të historisë së lashtë të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike. Vend të rëndësishëm do të zejnë edhe kumtesat mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të dialekteve të saj. Në simpozium do të referohet edhe mbi studiuesen e telentuar vlonjake Nermin Vlora Falascci, që i dha jetë gjuhës ilire me studimin e mbishkrimeve të saj.

Për referuesit në simpozium dhe për studiuesit më aktiv do të shpërndahen fletë MIRNJOHJE, në emër të Kryesisë së Qendrës Pellazgjike.

Përmbledhjet deri ½ faqe, mund të jenë edhe në anglisht dhe do të botohen në revistën DODONA.

Për mbarëvajtjen e punës së simpoziumit dhe për përgatitjen e materialeve, kërkojmë ndihmë financiare nga të gjithë.

FTESË

Z/Znj.....................................

Në se dëshironi të mësoni më shumë dhe të referoni mbi historinë e lashtë të popullit shqiptar dhe  të gjuhës shqipe, ju ftojmë të merrni pjesë në Simpoziumin e V-të Ndërkombëtarë, që organizohet nga Qedra e Studimeve Pellazgjike në Vlorë, më datën 20 tetor 2018, ora 9:00, në mjediset e Bibliotekës së Qytetit, Vlorë. Kumtesat dhe diskutimet tuaja janë të mirpritura

“Qendra e Studimeve Pellazgjike”, Kryesia



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora