E premte, 26.04.2024, 08:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mehmet Musa: Ftesë

E diele, 10.06.2018, 09:23 AM


Ftesë

-Redaksisë së Revistës ZemraShqiptare, Londer-

Ftoheni sinqerisht dhe perzemërsisht mysafir në mbrëmjen e 13-të qershorit ditë e mërkure,në kullën e Balës plak në Isniq!!!

Në ate kullë ku ,Isa Boletini me kalorsit e tij gjeti bukë kripë dhe zemër dhe bëri gjum te qetë sepse rojet e kullës, ishin bijtë e Balës plak,në at kullë ku Bardhosh Dinë Gërvalla kaçak i maleve i pat dyert hapur ditën e natën,në atë kullë ku Demë Ali Pozhari e Mehmet agë Rashkoci kundershtar te okupatorve Tito-Rankovi strehoheshin herë pas here deri ne arratisje,në atë kullë ku bënë  gjumin gjum slirshëm kaçakët e revolucionit te armatosur Enver Topalli e Nuhi Berisha ,ne atë kullë ku Sali Çeku me shokët e tijë, çlodhej nga rruga e gjatë qe mbante armatim mbi supë,në ate kullë ku lindi celula e parë e UÇK-së në Isniq,në atë kullë ku lindën e u rritën dëshmorët e kombit;vëllezërit Gani e Xhafer Bala! Pra ejani qe këte natë te kalojmë së bashku në mënyrë që të nesërmen me 14 qershor ditë e ejte te bejmë homazhe pran vellezerve dëshmorë duke filluar ne ora 10:00 per tu kthyar ne ora 13:00 ne sallen e kuvendit te komunës ne Deçan  ku do shfaqët premiera e dokumentarit „Musë Mehmeti dhe të bijtë e tij nder i Shqiperisë natyrale“.

Pra ejani të çmallëmi shokë të idealit e të ilegalës!

Dera është e hapur për ju shokë ashtu sic ishte dje në kohë vështira,eshtë sot e do jet nesër!

Ju mirpresim vëllezër, me respekt të pafund,

Për familjën Bala:

Mehmet Musa (Gjermani)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora