E shtune, 27.04.2024, 03:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Misioni i autorit - Antiteza

E enjte, 05.04.2018, 07:55 PM


Misioni i autorit - Antiteza

Mbi romanin “Misioni” të Vangjush Saros

Nga Shefqet Sulmina

Ka libra që lexohen me një frymë siç lexohet libri i shkrimtarit Vangjush Saro “Msioni”. Çfarë ndodh në këtë rast? Ose libri është i suksesshëm, sepse është një lumë që u përket të gjithëve, me rrjedhën e tij të çuditshme a të “çmendur”, që në artin e të shkruarit, quhet gjetje artistike. Ose nuk ka gjetje artistike, por është një lumë popullor që buron në folklorin e përditshëm, të cilin, e shohim të gjithë, e mendojnë të gjithë, e shajnë të gjithë dhe e këndojnë të gjithë. Çfarë ka bërë Vangjushi? Ka gjetur lumin e gjetjeve artistike, ku nuk bën gjë tjetër, veçse shkruan gurgullimën e tij, apo vuri veshin të dëgjonte folklorin e përditshëm të njerëzve që flasin për këtë lumë? Më duket se gabova. Më duket se lumi që përmenda më sipër, nuk është lumë por një personazh i romanit, “Misioni” që quhet Ndrio Bedalla. Lumi buron nga mali, ndërsa Ndrio Bedalla nga folklori i kohës që jetojmë. Si lumi dhe Ndrio Bedalla kanë një burim: Njëri malin tjetri, popullin. Autori para se të shkruaj, ka qëmtuar dhe ka gjetur lumin për ti dhënë të pijë lexuesi të tij, tiparet e pastra të Ndrio Bedallës që është një intelektual në pension. A është sot në përgjithësi jeta një lumë i çmendur? Personazhi, siç e thamë është në pension. Ndërsa lumi është tjetër gjë. Po aq sa e dukshëm, po aq edhe e fshehur është është skalitja e këtij përsonazhi. Për mendimin tim Vangjush Saro, para se të ikte në Amerikë, ka marrë me vete, përveç pasaportës, (siç bëjnë tërë shqiptaret që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë atdheun), pra përveç pasaportës, ka marrë Korçën e tij të bukur, me njerëzit, gjuhen, hallet, këngët, varret, shqetësimet. Ka marrë gjithashtu shqetësimet shqiptare, më gjithë se një popull i vogël, që kanë për natyrën dhe botën. Duke lënë pas gjithçka habitur me pikëpyetjet e ikjes së tij, ky interes shqiptarësh do të mishërohej si tek autori dhe tek personazhi Ndrio Bedalla. Kështu niset sot dhe kërkonte të nisej dje një shqiptar, me tren, me traget,  avion, apo duke shkelur gardhin me gjemba, duke lënë pas merakun për atdheun dhe tokën e tij.

Asgjë nuk marrin me vete përveçse gjuhës shqipe. Me atdheun në kokë, me atdheun në zemër, me malet, me fushat, me detet, me lumenjtë e tij dhe retë e qiellit, të gjithë ata që kanë ikur dhe do të ikin, si edhe Vangjushi nuk do të harronin të merrnin me vete penën e gjuhës shqipe. Për çfarë i duhet pena një emigranti? Po gjuha e ti në dheun tjetër? Dikush për të shkruar një letër, për prindërit e tij, dikush për një telefonatë, ndërsa Vangjushi për një roman. Në këtë rrëmujë ikjeje besoj se ka lindur libri i tij “Misioni”. Kur mbaron faqen e fundit të librit në kokë të shtjellohen mjaftë pyetje brenda vetes, jashtë teje dhe brenda botës. Për jetën tënde në vendin tënd dhe jetën tjetër në dheun tjetër. Çfarë janë misionet tek njeriu dhe shoqëria e sotme?Çfarë janë misionet e emigrantëve? Shqiptaret dhe njerëzit në përgjithësi sot, janë të çuditshme. Si për mënyrën individuale dhe për mënyrën kolektive. Shqiptaret në misionet individuale janë të suksesshëm, ndërsa në misionet kolektive mjaft të dobët. Kjo gjë ndodh vetëm me shqiptaret, apo në mbarë botën?

Tërë njerëzimi në mbarë botën, shtjellohet idea në librin “Misioni”, kanë rënë dhe vazhdojnë të bijën në ujdi për shpëtimin e planetit nga mjaft rreziqe. Në këtë rast, Koka Individuale e Njerëzimit është e rëndësishme dhe është në Krye të Tavolinës. Gjithkush për vete. Të tërë hanë darka-dreka dhe mbushin televizionet në këtë Tavolinë bote. Mediet lulëzojnë. Mirëpo realiteti nuk lidh kokrra. Rreziqet që i kanosen botës janë prapë të pranishme, krahas Tavolinës ku ha e pi Koka. Ujditë prishen dhe fillon nga e para ngritja e Gurit të Sizifit. Kështu ndodh edhe në Shqipëri me sistemin shoqëror, për pikëpamjet se çfarë është atdheu, rëndësia e tij, raporti i njerëzve me të, bota e njeriut të tij larg tij dhe vetë atdheu në një të ardhme pa ta individët. Në këtë rast, si edhe në rastin e Botës-Qark, me Kokën në Tavolinë, Kokat Drejtuese janë ulur në krye të Tavolinës dhe vazhdojnë të premtojnë për një atdhe më të mirë. Kjo do të thotë që individi ti vërë gishtin kokës që nuk duhet të zgjidh vetëm hallet e tij. Ujditë edhe këtu prishen, politikanët hanë premtimet, pasi mbarojnë ato, fillojnë dhe hanë atdheun derisa një ditë do të përgatiten për të ngrënë veten. Fillojnë zgjedhje të reja tra-la-la politike për qeveri të re, fillon nga e para ngritja e Gurit të Sizifit me shpatullat e njerëzve të mashtruar nga bishtrat politik të mashtrimit. Njerëzit e lodhur, duke mos besuar me në kurrkujt, përpiqen tu besojnë shtegtimit individual. Dëshira për tu shndërruar nga njerëz, në shpend, bëhet e pasosur dhe tunduese.

Vangjushi, duke marrë të tëra këto me vete, në avion, mbi dete, mbi oqeane, në qiej dhe  ndofta pikërisht në këto çaste atje në qiell duke fluturuar, ju kujtua se jeta e njeriut është më e shkurtër se një lumë. (Lumi që folëm pak më lart dhe që nuk vdes). Ndërsa Ndrio Bedalla ishte në pension. Vangjushi pa veten, pa pasaportën dhe u kujtua që ishte prapë shqiptar. Shqiptari nuk hesht për të thënë gjithmonë merakun e tij. Nxori penën e gjuhës shqipe dhe bëri librin “Misioni” për të nxjerr nga folkori i kohës Ndrio Bedallën. Kështu do ti lindte idea të shkruante një libër që për mision, nuk do të kish vetëm Shqipërinë, por tërë botën e njeriut. Sa e sa njerëz në botë lënë pragjet e shtëpisë së tyre, pa e ditur dot kuptimin e kësaj lenie? Ky nuk është vetëm tipar i shqiptarëve, për këtë autori është i i vetëdijshëm. Po kështu, çështja e mbrojtjes së mjedisit, nuk është vetëm problem i shteteve, por edhe i individit. “Mmisioni” i librit fillon e bëhet  strehë pasqyrimi universal. Sidoqoftë, edhe pse shkrimtari jeton përtej oqeanit, dhe libri qarkon me iden e tij tërë shqetësimin njerëzor dhe kohën e brezave që do të vinë, si shkrimtari edhe Gjuha e tij shqipe kanë marrë “misionin” të shpjegojnë në shqip me një paralelizëm artistik të shkëlqyer. Raportet reale, midis intelektualit dhe shoqërisë, raportin e drejtuesve fallso, me vlerën fallse. Shumë gjera që nuk i zgjidhin dot politikat qarkore të vendit të tij, për problemet e ikjes së shkrimtareve si Vangjushi, ose për rrethanat e ikjeve të rinjve të shumtë, Vangjushi i zgjidh me romanin “Misioni”? Jo! Prandaj ai na vë përball personazhit të tij Ndrio Bedalla, duke vënë kështu jo gishtin mbi plagë, por mbi Ndrio Bedallën. Duke denoncuar kështu fenomenin që një intelektual i sotëm është në pension, ose jashtë loje. Romani është i shkurtër si një lumë shqiptar që lind midis malit dhe detit që njihen.Sa më tepër të thellohesh në të, më shumë pyetja të bëhet, më shumë të shtohen dhe më shumë të bëhen si bastun. Autori i thotë gjërat shpejt, freskët dhe thellë, duke i dhënë krijimit karakter alpin, të cilin nuk e përmbajnë  dot spondet e malit, ndaj rreshket shpejt nëpër fletë dhe meditacioni. Kështu fjalët dhe mendimet në të, duke qenë shqip, nga ujë bëhen dritë.

Në këtë dritë për pasojë doja të ndeja mendimet e mia për këtë shije estetike plot antiteza e prizëm pamjesh universal, midis individit shqiptar dhe kolektivitetit të tij, ku bijën në sy arsyet e mosmarrëveshjes së këtij raporti. Mjaft kontradiktave të mbuluara autori u shkon dorën dhe i bën gati për tu ulur në tavolinën e zgjidhjes. I lë ti zgjidhin të tjerët. Po kush? Këtu fillon prapë pyetja se kush do ti zgjidhi këto kontradikta? Individi, apo kolektivitetit? Politika? Me personazhin e tij Ndrio Bedalla autori qetëson deri diku individin. Mirëpo Ndrio Bedalla është intelektual dhe kupton shumë gjëra drejt dhe bukur, detyrë kjo dhe cilësi e intelektualeve, por ai nuk ka forcë. Po në krye të kolektivitetit a nuk ka koka të tilla? Ka, sepse nuk ka kohë pa kokë, vetëm koka do kokën e saj. Çfarë kokash janë në krye të shoqërisë së shqiptareve? Po në krye të misioneve të botës? Arti është një mision dhe personazhi kryesor i romanit, Ndrio Bedalla bëhet misionar i një kauze të vlefshme dhe në veçanti, tepër të vlefshme sipas rasteve me kontradiktat madhore dhe qesharake që jeton njeriu. Ndrio Bedalla është një njeri intelektual, njeri i mirësisë, njeri i të vështruarit larg, njeri i drejtë, mirëpo gjendet para një bote, që për kënd vështrimin e tij, nuk është serioze, kur atë si profesor e ka lënë jashtë loje. Të gjitha cilësitë e një njeriu të zgjuar dhe njeri, bien në kundërshti me realitetin e botës. Njerëzit dhe Ndrio Bedalla, duket se nuk i ndan nga njëri-tjetri një fije e hollë ndarje që ndanë individin me shoqërinë, por një det apo një oqean i largët si në të tashmen e tyre, por sidomos në të ardhmen kur Ndrio Bedalla nuk do të jetë. Të jesh intelektual, të quajnë të çmendur, ta rrëzojnë kapelen nga koka. Pikërisht Ndrio Bedalla, ky pensionist, me lejen e autorit bëhet heroi që do të mbroj botën nga kaosi i gjithanshëm i shpërdorimit të saj. Ndrio Bedalla është intelektual, por është shkrirë baras me njeriun e thjeshtë. Ç'ti jepte më tepër se kaq shkrimtari heroit të tij? Mos pati diçka më tepër dhe nuk ja dha? Kur vjen dita e pensionit Ndrio Bedalla bëhet i lumtur si fëmijë!! Bota që e rrethon tallet me të dhe me biçikletën e tij, me të cilën ai përpiqet që të mbroj qytetin nga zmogu. Është i pa shquar nga Koka Udhëheqëse e Politikës, ky personazh, ndryshe nuk do të kish fatin që i dha shkrimtari. Pasi politikanet nuk merren me fatet intelektuale, ata merren me referate shkencore. Ndaj Ndrio Bedalla dukej rrafsh dhe shumë i trap për sytë e policit, mjaft i prapambetur për sytë e doktorit, krejt naiv në sytë e punonjëses së aparatit të shtetit, shumë i vakët para vajzave të tij studente në afshe diplomash.

Për tekniken, leksikun, frazat e brofura, nuk do ti përmend, sepse është vonë tija përmendesh Vangjushit, sepse ato tashme bëjnë stilin e tij të afirmuar dhe lexuesi do ti gjente vete. Në këtë libër dallova satirën e fortë për përbuzjen e madhe të njeriut ndaj vetës dhe planetit. Përbuzjen e shtetit ndaj individit. Përbuzjen e individit ndaj shoqërisë dhe shoqërinë që përbuz individin. Pse lexohet shpejt një libër? Një libër lexohet thjesht për dy gjëra, ose është i shkurtër dhe i përzier me sarkazëm, që ndërthurën  dhe kundërmojë spontan, duke mbuluar kështu me një vello të hollë tërë faqet e librit që qeshin. Shpesh të bëhet të qeshesh dhe pse përmes këtij kundërmimi artistik, kumbimi i fjalës dhe mesazhi që jepet me anë të saj mbetët kumbim i patrazuar nga e qeshura dhe xinglimi i mendimit që flet pas flete vjen e shkallëzohet. Pikërisht në këtë shkallëzim mbetet pezull personazhi Ndrio Bedalla dhe vetë lexuesi midis librit “ Misioni”. Pasi nuk dinë të marrin shkallët për lart, apo për poshtë? Të dy, si i pari, personazhi, edhe i dyti, lexuesi nuk dinë nga të marrin. Po shoqëria? E kemi fjalën për shkallët. Thuhet se të jetosh botën artistikisht, duhet ta jetosh atë dyfish.

Ndrio Bedalla ngrihet një ditë në mëngjes dhe duket se do të jetoj për tre ditë me lexuesin e tij. Pse jo më tepër? Të jetosh me brengë njerëzore, koha bëhet e gjatë. Si Ndrio Bedalla dhe Vangjushi e di këtë, ndaj shkurtojnë kohën, duke rritur intensitetin e jetës. Këtë e kanë kuptuar edhe të rinjtë, të cilët, pa mbushur mirë moshat, marrin gjeografinë e botës dhe duan ta mbrojnë idenë e ikjes së tyre. Po me çfarë mund ta mbroj Ndrio Bedalla ikjen e tyre? Ai gjendet baras me policin? A do të donte kush të ishte një Ndrio Bedalla? Këtë e kupton edhe lexuesi kur i mbetet fleta e fundit e librit dhe kërkon të pijë edhe një kafe tjetër me Ndrio Bedallen, që u tund gishtin mohues dhe ju thotë tani vazhdoni vetë. Sepse koha ka limitet e saj. Ndrio Bedalla mund të këtë vdekur, por heroizmi i tij dhe i Don Kishotit do të mbetën gjithmonë për tu admiruar. Për këtë është i bindur si  Ndrio Bedalla që është pensionist dhe si autori dhe vetë shoqëria  e bërë pjesë pjesë nëpër pjesët e jetës që jetojnë. Duke e quajtur me emra dhe epitete të tjerë Ndrio bedallen, autori kërkon të ndaj shoqërinë në kategoritë që ka marrë... Mirëpo bota duhet shpëtuar nga kaosi i kalbjes dhe kategorive..., thotë retiçenca e autorit. Këtu ndodh çdo gjë, sepse kalbja fillon nga  zemrat dhe peshku kalbet nga koka. Kaq i duhet edhe lexuesit te piqet dhe të njihet me fatin e Ndrio Bedallës që nuk është i aftë të shpëtoj botën, pasi ai është vetëm një Don Kishot i përmasave shqiptare.  Është mesazh njerëzor, mesazhi librit, si çdo mesazh arti, por në këtë libër, ky mesazh vjen e shkallëzohet në rritje përmes humorit. Sot vihen re shpesh kumbime kambanash. Kambanat bijën për ata që kanë vesh, por edhe për ata që zënë veshët. Pikërisht, këtë do të bëjë edhe pas vdekjes Ndrio Bedalla, personazhi kryesor në librin “Misioni”. Shtypi do të shkruaj më vonë .... “Pensionisti Ndrio Bedalla, ndërsa del një ditë më herët se ditët e tjera për të marrë pensionin e tij të vogël dhe bota pensionin e madh, para se të dalë nga shtëpia nuk harron të pi kafe dhe gotën e ujit e ndan me limonin që ka mbjell në ballkon”. Nuk kuptohet ku shquhen këto dy linja... Ndofta në gotën e ujit që Ndrio Bedalla ndan përgjysmë me pemën, apo politikanët që ndajnë atdheun midis tyre? Duket sikur Ndrio Bedalla, Budalla dhe Bordello, siç pa dashje, shpesh shoqëria, ku ai si intelektual dhe njeri i mirë është shkrirë,  janë mishëruar kaq shumë, sa nuk ka burrë nëne ti shkoq nga karriget e pikëpamjes së shoqërisë. Sepse tashme shoqëria ka pikëpamje të tjera për intelektin dhe mirësinë. Sepse çdo institucion shoqërie kërkon ta ulë në karriget e saj duke e quajtur sipas kuptimit të saj Bedalla, Bordello, Budalla. Ka një mister te bukur ne kurën që Bedalla kërkon ti bëj vetës, vetës dhe planetit bordello. Ose doktorit që kërkon të shëroj Bedellen me kurën budalla. Mister është si forma e masave që merren, zëri i masave që jepen, paratë që shpenzohen me gjeografinë, kur planeti është NJË dhe baras me Ndrio Bedallën. Paradokset e botës moderne dhe paradokset e një shpirti pensionist që numëron ditët në pension në roman janë më shumë...

Romani është tepër tërheqës dhe me një frymë të shkruar që nuk të ndal për të fjetur, se jo për festë dhe për të qeshur, sepse jo vetëm kureshtia të shtyn, por edhe gjuha artistike është e lartë dhe të çon në nëpër shteg të panjohur. Një shprehje sa për shembull: I hodhi një gotë uji limonit....(para se Ndrio Bedalla do të nisej për rrugë dhe pension,  do të thotë shumë... Ose “o rrotë dua të mbrojmë planetin... “, ose ai ishte pensionist dhe “donte ta mbronte planetin e tij me biçikletën e tij... “, “zjarrmia e studentes, për të mbrojtur një  tezë, një eshke studimi”, “korrektësinë e tij si njeri dhe pedagog”. Për librin mund të flitet shumë, por qëllimi i librit të Vangjush Saros nuk është tra-la-laja e të bërit libër, por shija estetike që nëpërmjet të lexuarit të librit, të hysh vetë në libër dhe tu përgjigjesh pyetjeve që shtrohen dhe pyetjeve që të lindin. Përpjekjet individuale dhe përpjekjet kolektive për të mbrojtur jetën që rrojnë dhe të brezave që vijnë. Nuk mund të shpjegohet një libër, pasi libri të vë në gjykim të kuptosh dhe të shohësh gjërat. Çdo lexues, të cilit do ti bjerë në dorë ky libër, jam i sigurte që do të ndjehet para antitezave të forta: Të qeshurit me dhimbjen, të intelektualit me injorantin . Misioni i autorit është i realizuar, urime Vangjush!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora