E premte, 26.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Mhill Marku: Kurorë për shkollën Skëndërbej

E shtune, 20.01.2018, 09:26 PM


KURORE PËR SHKOLLËN SKËNDËRBEJ

 

Nga Mhill Marku

 

Nga kemi ardhur e ku jemi

E kemi ndjerë dhe sot e ndjej

Mallë për shkollën neve kemi

Mallë për shkollën Skëndërbej.

 

Ajo shkollë ishte vetë jeta

Ylli i jetës në ushtri

Skëndërbegas qeshë e mbeta

E i tillë gjithmonë do rri.

 

Sa herë shkoj në Tiranë

Si gjithë të tjerët edhe unë

Nuk rri kurrë pa i shkue pranë

Dhe sikur të lë çdo punë.

 

Qemë të vegjël e na rriti

Na kaliti e na trimëroi

Mendje e zemër ajo na ndriti

Gjatë gjithë jetës që kaloi.

 

Jeta ne kudo na përplasi

Nga poligoni në poligon

Asnjë vështirësi s’na sprapsi

Lavdi e shkollës na shoqëron.

 

Ku nuk qemë, ku nuk shkuam

Tokë, ajër, fushë e mal

Nën e mbi det lundruam

Me yll skëndërbegasi në ballë.

 

Në kullë të tankut e në kufi

Në artileri e në avion

Me nëndetëse në thellësi

Skënderbegasi vigjilon

 

Ç’është me ne o shkollë, o hej

Sa më shumë vite shkojnë

O shkollë e dashur “Skëndërbej”

Ne me ty gjithnjë jetojmë.

 

Te ti shkollë e i yti prag

Zemër e shpirt ti na gëzon

Edhe pse ne sot jemi plak

Në gjoks të kemi medalion.

 

Shkollë e dashur më nuk je

Ti ke ngelur veç në kujtime

Mijëra zemra për vehte i ke

E relikja e zemrës time.

 

Kudo të jemi e sa të rrojmë

Gjallë të mbajmë në kujtime

Në zemër lapidar të mbajmë

O lulishtja e ushtrisë time.

 

Ty o shkollë të falëm rininë

Asnjëherë nuk u penduam

Ti na fale gjithësinë

Dhe nën det kur lundruam.

 

Në auditor e në marshime

Në të ngrohtë e në acar

Uniforma na u ngjit pas shpine

Do ta marrim gjer në varr.

 

Dhe me gjakun që rrjedh në dej

Pikë e fundit le të pikojë

O shkollë e dashur “Skëndërbej”

Poezinë, kurorë, po ta kushtoj.

 

-Autori Mhill Marku, ish skenderbegas 1963-1967-

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini, 19 Janar 2018-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora