E shtune, 27.04.2024, 03:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Vargje për vendlindjen që nuk harrohet

E marte, 30.08.2016, 08:05 PM


Krijues nga diaspora

Një vepër me vargje poetike për vendlindjen që nuk harrohet...

Nga Tefik Selimi

Vendlindja, sido që të jetë, ajo është vendlindje. Ajo duhet me zemër. Nuk ka më bukur se vendlindja! Ajo është foleja e parë e njeriut. Pse jo? Ajo asnjëherë nuk harrohet. Ajo përkujtohet dhe adhurohet.

Fetah Maliqi na vjen kësaj herë me veprën e parë poetike me titull “S’të harroj vendlindje”, e cila vepër është botuar para pak kohësh nga Sh.B. “Zgjimi” në Ferizaj. Ky krijues është nga fshati Busavatë, komuna e  Dardanës. Shkollimin fillor e kreu  në Përlepnicë të Gjilanit, ndërsa atë të mesëm (gjimnazin) drejtimi bilologji-kimi në pranë Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan. Me kohë ka vazhduar studimet në ShLP “Skënderbeu” në Gjilan, në grupin klasor. Pas kësaj kohe, ate e shohim duke punuar në Ndërmarrjen XIQ të Karaqevës e vende tjera. Fetah Maliqi qe anëtar i Bashkësisë Lokale në Dardanë si dhe anëtar i Sindikatës së Pavarur të Kosovës, dega në Dardanë. Jo vetëm kaq.

Si shumë atdhetarë të tjerë, edhe Fetah Maliqi qe pjesëmarrës i demonstratave që nga fillimi i viteve 1980-ta e më vonë. Kurse, në janar të vitit 1992, ai është detyruar të marri rrugën  e mërgimit për një jetë më të lumtur. Dhe, pas pak kohe, ai u gjend në Suedi e largët. Këtu qëndroi dy vite, ku vazhdoi aktivitetin e  tij humanitar.

Mësojmë se punoi edhe si mësimdhënës në ciklin e ultë, mësim plotësues për fëmijët shqiptarë në Figeholm-Oskarshamm të Suedisë. Ishte organizator i shënimit të festave kombëtare shqiptare në këtë pjesë të Suedisë dhe i shumë demonstratave të vitit 1992. Nga viti 1993, ai vendoset në Hamburg të Gjermanisë ku ka vazhduar aktivitetin humanitar dhe angazhimet tjera për çëshjen e lirisë së atdheut, Kosovës.

Krahas këtyre aktiviteteve, Fetah Maliqi është marrë edhe me shkrime letrare publicistike. Këto shkrime ua ka kushtuar mërgatës dhe vendlindjes. Vepra“S’të harroj vendlindje” është një “tufë” poezish të autorit, të cilat ngërthejnë në vete tema atdhetare, mallin për atdheun etj. Këto tema, zatën janë burim i brendshëm i autorit, i cili, përditshmërinë e një kohe të rëndë e ka përshkruar dhe artikuluar me anë të vargjeve poetike. Gati të gjitha vargjet janë artikulime të rralla e të ndjshme atdhetare, të cilat shprehin dashurinë e autorit ndaj atdheut, Kosovës.

Vepra në fjalë fillon me poezinë “Bijtë e arbërisë”, e cila poezi reflekton nga brenda zjarrmin e autorit, ku shton: “me trimëri kryhen punët mirë/ luftës i hinin me shumë dëshirë/ Për fitore të reja ia jepnin kushtrimit/ atdheu ishte i të vdekurëve sa i të gjallëve/(f.5). Këta ishin bijtë e arbërisë, bijtë e shqipes, do të  thoshte poeti. Poeti i gëzohet ardhjes së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai në poezinë “Vite me pavarësi”, poeti shton se, edhe në këtë kohë lirie, armiqtë e kohës “ende vazhdonjë/ jashtë e brenda/ po na dëmojnë” (f.10). Por, vargu i tij është një lloj kënge, e cila gufon dhe bëhet poezi e zemrës së zjarrtë. Ai shton: “..apeloj/ me poezi e me zemër/ Pavarësinë e Kosovës/ ta quajmë me një emër”(f.10). Poeti, ndonëse i mërguar, ai vendin, Kosovën e bukur nuk e harron. Kah shkon, ai këndon dhe Kosovës, edhe “nga larg i dhurova lule/ të shkruara me vargje/ të bëra poezi/ Kosovës ia vura Kurorë/ t’i tregoj se sa e dua/ Edhe kur e kisha afër/ edhe tashti në mërgim” (f.22). Këto janë vargje plot mall për të mos thënë se, tingëllojnë dhembshëm dhe në tingullin e këndimit, ka vaje e gjamë se jeta e mërgimtarit është plot vuajtje e mall për atdheun dhe njerëzit e saj.

Poeti i këndon me plot lirizëm të thekësuar edhe vendlindjes së tij Busavatës. Ai tash ulur mediton, por edhe këndon etshëm e përvajtshëm: “ Qe sa vite jam larguar/ Busavatë, fshat i  bekuar/ e prapë s’të kam harruar/ Kujtimeve të mirë ke qëndruar”(f.23).

Edhe tek poezia e tij me titull “Poet i atdheut”, autori i veprës shprehet sikur e ndjen se nuk është lehtë të jesh poet, kur fjala vendlindje gjithkah thërret. Kjo është e vërtetë. Vetëm poetët i këndojnë më  bukur se krejt të tjerët. Ata jetën e kalojnë duke qarë e vajtuar për ditët e kaluara në mërgim, të cilat ditë kthehen në kujtime, prandaj “vijnë lotët në sy, dhe shumë mallëngjime”.

Poeti Fetah Maliqi, jetën e mërgimtarit e përjeton si plagë të rëndë të jetës larg atdheut, andaj, me vargje ia thotë: “Malli për atdhe/ Zemrën ta përvlon/ ngado të hedh jeta/ me atdheun jeton” (f.46). Në poezinë “Mërgimi”, autori shprehet me fjalë të rënda për mërgimin, ku shton se është i zi, ku të rinjtë tanë i ke humbur, i ke tretur duke punuar punë të rënda me mërzi, ku për çdo natë të shkon mendja për trojet ku janë rritur duke ngrënë në mërgim bukë, e cila nuk ka shije, sepse vendlinja përkujtohet dhe zemra e pëlcet nga mallëngimi. Poeti këndon: “Kurse fëmijët/ rritur larg vendit/  harrojnë zakonet/ përfilljen e vendi”(f.50).

Në poezinë “Një këngë mërëgimi”, F. Maliqi e evokon të kaluarën e vendlindjes, sepse, edhe të dashurit e tij e kanë harruar. Ai këndon vajshëm: “Etja për atdheun/ gjithnjë e shtuar/ atje shokë e miq/ gati më kanë harruar”(f.53). Në veprën e poetit në fjalë zë vend edhe lufta e fundit e vitit 1999. Ai këtë temë të luftës e ka përshkruar në mënyrën më të mirë poetike, kur forcat serbe e larguan popullatën shqiptare nga vatrat e tyre stërgjyshore. Poeti këndon: “Kurrë mos harroni/ vitet ë nëntëdhjetë e nëntë/ Përzënia nga shtëpitë/ Na ishte shumë rëndë/. Apo: këta barbarë gjakpirës “ na nxorën nëpër botë/ kur gjakun tonë/ e punë me raki, në gotë”(f.55).

Edhe Gani Korça, recensent i librit, duke follur për librin në fjalë, ai ka ka shtuar se, “autori ka shtuar se ngjarjeg e ndodhura që po e dëmtojnë imazhin e vendit tonë në botën e jashtme e që i varfërojnë njerëzit skajshmërisht, poeti shton: “N’kurriz t’mërgatës/ kemi buxhetin/ e pushtetarët/ grabisin shtetitn” (f.114). Fetahu në veprën e tij këndon për flamurin, për heronjtë kombëtarë, për Çamërinë, për lavdinë e fitoreve e për dhembjen e për krenarinë që ndjen për ata që u flijuan për atdhe duke theksuar se atdheu është i shenjtë, se kjo shenjtëri nuk është kalimtare dhe se vetëm atdheu ka vlera që asnjëherë nuk duhet vëne në dyshim, e poeti këndon: “Tokë e Kosovës/ e lashtë me shekuj/ ardhur ndër breza/ shpeshherë e djegur/ shpeshherë ndërtimeve/ bëri mrekulli/ Tokë e Kosovës/ ti je Liri!”(f.114).

Në këtë vepër poetike gjejmë edhe poezi kushtuar heroit të popullit Agim Ramadanit, por edhe trimave të tjerë shqiptarë. Në poezinë “Oj Koshare erë baroti”, poeti i këndon trimit të Karadakut: “Në këtë betejë/ u bë nami/ Në ballë ishte/ Agim Ramadani”(f.99). Në këtë vepër gjejmë shumë poezi që poeti i ka kushtushtuar, prindërve, stinëve të vitit, Kosovës, Çamërisë, shkollës së fshatit e krijime të tjera. Me një fjalë, vepra poetike “S’të harroj vendlindje” e Fetah Maliqit ia vlen jo vetëm të lexohet, por edhe të vlerësohet e të adhurohet. Poeti të shumtën e poezive i ka të hartuara në formë poeme. Janë poezi të gjata, por kanë atë përmbjatje që e ruajnë “freskinë” e përjetimit dhe të shtytjes për të kënduar. Në anën tjetër, këto poezi tingëllojnë në formë kënge popullore, formë kjo që poezisë që ia rrit vlerën si krijim poetik e artistik. Vepra në fjalë ka 102 krijime poetike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora