E marte, 26.10.2021, 12:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Hoxha: Roboti vrasës gati?

E premte, 01.07.2016, 09:44 PM


Roboti vrasës gati?

Nga Gëzim Hoxha

Mbrëmë pashë në TWITER një artikull që më tërhoqi pa masë. Portali THE SUN kishte publikuar një shkrim me titull: “Makina vrasëse. OKB njofton se terroristet po kërkojnë të ndërtojnë një robot vrasës ”.  Kërkimi shokues i OKB nënvijëzon perspektivën terrorizuese të ekstremistëve për të lëshuar nëpër botë makinën vrasëse. – kështu e nis shkrimin e vet gazetari. Kjo merret vesh që do të shkaktonte masakra me kosto zero nga pikëpamja njerëzore.

Ky shkrim që është thjeshtë një publikim i një raporti të OKB është bërë shumë i famshëm në titull. Mbrëmë kur unë e shpërndava isha i 525 – ti ndërsa sot në mëngjes ky numër kishte arritur në 1093. Dhe nuk kanë faj njerëzit pasi rreziku i masakrave  mizore të këtyre makinave është i pamatë. Kemi parë robot që po rrëmbejnë role njerëzore dhe po bëjnë të mundur veç lehtësimin nga barra e punëve shtëpiake dhe krysisht manifekturore, por kjo përveç rrezikut të rritjes së paunësisë mund të çojë edhe në devijim të këtij qëllimi në një tjetër, atë ushtarak.

Deklarimi në fjalë e ka bërë urgjent një mbledhje të OKB për të diskutuar rreth këtij kërcënimi të ri mbarë botëror. Ekspertë nga një  dyzinë vendesh u mblodhën në Gjenevë për të parë mundësinë reale të implikimit të sistemeve vrasëse automatike pa kontrollin e njerëzve.

Unë nuk mund të vë në pikëpyetje vërtetësinë e këtij raporti pasi nuk besoj që OKB t’ia ketë fut kot. Po pyetja që ia vlen të ngrihet me forcë është kjo: “Sa e vërtetë tingëllon kjo për lexuesit?”. Këtë e gjen po të lexosh 22 komentet brilante të tij.  Ka prej tyre që janë denigruese. Psh, një thotë: “Jam i terrorizuar. Këta nuk dinë as të përdorin tualetet. ” Apo në një tjetër thuhet ”Nuk e besoj që kjo të ndodh pasi ku do ti gjejnë 72 të virgjërat e premtuara?” ” Çfarë budallallëku! Nëse dikush do të lëshojë robotët vrasës, këta do të jenë teknokratët globalistë. ”

Një tjetër nuk e beson ai hedh dyshime të forta mbi mundësinë e prodhimit të tyre duke thënë  ”Kjo është historia më absurde që kam lexuar ndonjëherë. Terroristët jetojnë skutave në rrugët e Bejrutit. Kaq budallenj na bëjnë neve këta për të besuar se ata kanë një rrjet kaq të madh shkencëtarësh dhe një grup kq të gjerë prodhimi a e ditur s kush janë dhe ku ndodhen?” Ose një tjetër duke ecur po në këtë drejtim thotë ”Jam i sigurtë se ata presin të marrin një grant nga Obama për të filluar programin e robotëve.” ”Apo nga Google-i” – thotë dikush tjetër. Më skeptiku bën këtë koment ”Seriozisht e keni? E keni parë ndonjëherë Lindjen e Mesme? Ata jetojnë si në vitet 100 pas Krishtit. Në kohën që ata do të prodhojnë një robot të tillë, Perëndimi do të ketë zhvilluar raketat ndërplanetare dhe do të kolonizonte planete të tjera. (Me siguri ata do të donin të emigronin atje.)” Një koment tjëtër që ia vlen të pasqyruar  ”Vetëm elitat janë të afta për të zhvilluar gjëra të tilla. Vërtetë besojmë që disa idiotë që fshihen skutave të kenë mundësi të bëjnë diçka të tillë? JO. Ashtu siç nuk besohet që ata po vetëfinancohen, ata i marrin prat e tyre nga elitat për të blerë makina apo artileri, sidoqoftë elitat mendojnë se ne jemi aq budallenj sa të mos e kuptojmë dot as kaq gjë.”

Ka dhe prej syresh që duken mjaft të frikësuar dhe nuk kanë faj. Sulmi i fundit terrorist që ndodhi dje në aeroportin e Stambollit dhe që shkaktoi 41 viktima nuk është shaka. Tmerri i dikujt duket qartë në komentin e tij ai pyet ”Pse kaq shumë meshkuj nga Lindja e Mesme po studiojnë për elektro - teknikë në SHBA?” ”Sepse jemi kaq të marrë që i lejojmë.” – ia kthen një tjetër. Një frikë e ngjashme shfaqet edhe në një koment tjetër ”Ata po vijnë në kope në SHBA për të studiuar për elektro – teknikë dhe kompjutera.”

THE SUN ka publikuar një foto të nxjerrë nga filmi TERMINATOR me protagonist aktorin e mirënjohur Arnold Zhaceneger, për të krijuar një ide mbi pamjen e mundshme të saj, por realisht makina vrasëse mund të jetë çddo gjë, nga një minë inteligjente deri tek një dron që mund të përshtatet për një armë automatike.

OKB ka nxjerrë udhëzime strikte për qeveritë mbi përdorimin e armëve të tilla në mënyrë që ato të mos përfundojnë në duart e tyre. Ndërsa këta robotë mund të jenë në fazën fillestare për vendet me teknologji të përparuar, ato mund të riprodhohen fare lehtë, thuhet ndër të tjera në raportin e OKB, por gjithësesi terroristët nuk do të pajtohen me këtë gjë. E për tu kthyer sërish tek komentet. Gjen dhe komente të tilla  ” Mua më duket OKB si demokratët, e kaluan ligjin e kontrollit të armëve pa pyetur nëse ky ligj do të kishte efekt apo jo.” Syri të zë edhe komente denigruese për vetë OKB. Ja një  ”Ata e kanë tashmë robotët vrasës. Ata quhen terroristët radikal islamik. Ata nuk janë aq inteligjent sa duken përndryshe nuk do të besonin në premtimin e 72 të virgjërave , por ata janë të bindur.” Apo dikush propozon zhendosjen e OKB –së në strasburg dhe mos  financimin e tij të mëtejshëm pasi sipas tij ajo është kaq e pavleshme.

Tek e fundit sa e rëndësishme është kjo  gjë? Në kontrast me këtë lajm po në TWITER  pashë një tjetër lajm por nuk më kujtohet as titulli dhe as portali që e kishte publikuar atë. Shkurtimisht aty flitej për kthimin e shkretëriva të Sudanit në magazina ushqimore. Pashë disa foto ku gra dhe vajza prisnin në mes të shkretëtirës të merrnin ushqime. Fytyrat e tyre fshihnin me mundim një përvuajtje të madhe dhe stërmundimin e urisë. Një tjetër foto jepte pamjen e një aeroplani që hidhte nga ajri pako të tëra me ndihma ushqimore.

Po ka edhe më në një tjetër shkrim të hasur po në TWITER flitej për pagat disa miliona dollarëshe të shefave ekzekutivë të kompanive më të mëdha amerkane. Aty flitej gjithashtu edhe për një renditje të shefave më të pasur në botë. Dikush prej jush do të thotë nuk ka asgjë të keqe. Dhe ashtu është përderisa ato janë frut i punës së tyre. Por më shumë se pasuria e tyre mua më shqetëson kontrasti i madh nëpër botë. Papunësia e cila është shumë e madhe kudo dhe kjo vjen edhe si pasojë e një keq shpërndarje të mundësive. Dikujt i jepet mundësia për të lëvizur, për të bërë, për të thënë, për të menduar dhe për të ëndërruar e një tjetri jo. Pse? A nuk vijmë në botë të gjithë njësoj?, të gjithë lakuriq.

Për ta mbyllur, unë kuptoj nga ky shkrim nevojën e një ndryshimi rrënjësor në politikën globale. Nevojën për një rend të ri botëror, pa para, pa fe, pa kotësira që po e mbyllin njeriun në suzën e materialitetit. Nevojën për një qeveri GLOBALE.

Dua ta mbyll me një koment i cili për mendimin tim është më pikanti.  ”Hej Njerëz. Kam një ide. Sna mbetet veç të rrimë dhe të mos bëjmë asgjë për problemet me të cilat përballemi. Jemi bërë të butë, të dhjamur dhe të trembur.”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora