E premte, 02.12.2022, 12:17 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Prehem per ty, Shqypni

E merkure, 08.06.2016, 07:33 PM


PREHEM PER TY , SHQYPNI

...At Gjergj Fishta

 

Nga Luan Kalana

 

E dini për kë lutej poeti ?!

ishte homeri  i shqiptarve,

prehej biri i Atit të shenjtë,

Gjergj Fishta-Per ty Shqypni!

 

"...S'jam ngopur me jetën,

të gjitha që kam dashur,

s'janë bërë idhull për mua,...

mjaltën-fjalë Jetë:" Dua !"...

 

Dua të kem energjinë e diellit,

të ngrihem mbi profetët,

nuk jam e s'dua famë,

të zbuloj materien e errët.

 

Të kem zemrën tokësore t'Jezuesit,

mesazhet jetësore të Muhametit

mënçurinë elektronike të shpikësit,

bisturinë humane të mjekësisë.

 

Dua,fuqinë e Zeusit,

mesazhet e urta Biblike,

mjaft më ogurzezën politikë,

rrezatimin e piramidës të Feniksit...

 

Nuk dua të jem shenjtori,

por shpirtin e Terezës t'shenjtë,

me puthjet të shëroj kancerin,

melem për plagët,të shpetoj miletin.

 

Të bëj dasmë me shqiptarët,

jo armiqësi midis vellëzërve,

t'i shtroj konak në majë t'Tomorit

të martoj tokën me qiellin.

 

Dua t'i ngre,t'i ngjall të vdekurit,

tifoza të fushës së sportit,

ata që më kanë bërë kokën,

përmbi retë, prindërit të parët.

 

Nënat e baballarët pa anë,

për bukë e mall,mos vuajnë,

edhe guri të mos qajë,

të gjithë gjënë e gjallë.

 

Dua,që asnjëri të mos vdesë,

të parët fëmijet e nxënësit tanë,

mbesat,nipërit të rriten në paqe,

në udhën e qumështit të vallzojnë.

 

Dua,matkën e familjes,

zotin që lind e rrit ëngjëjt,

yllin që na fal jetën,

Gruan,hyjni me perëndinë!

 

Dua, paqe me kombet në planet,

të zhduk urrejtjen e armiqësinë,

gjithë ligësinë,në gjithë njerëzinë,

të mbjell ndër Galaktika dashurinë.

 

Dua,lirinë pa rrobër e skllevër

të vdesin luftërat, të mos mbijnë,

plumbi kur të godasë,

Dua të jetë lule në ballë.

 

Dua, jo për vete, për botën mbarë,

thesar trashëgimie, uratë në vesë,

vëllezër shqiptarie të një gjaku,

-Albania Mëmë, Zonjë të mbesë...!

 

-Jua them një sekret,është modest,

për kë digjet, përgjërohet poeti,

hobi i tij, fjalët e arta të zemrës ?!...

"Do,asnjë  shqipe të mos vdesë ! "



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora