E enjte, 12.12.2024, 11:28 PM (GMT)

Kulturë

Vebi Klaiqi: Teatri i quajtur Jetë!

E merkure, 08.06.2016, 07:25 PM


Tufë poezish nga Vebi Klaiqi

 

Në mes

 

Ditëlindja është kufiri,

në mes  jetës dhe vdekjes.

 

Pse ky kufi në mes,

pasi që çdo gjë,

para lindjes dhe pas vdekjes,

është e pa kufizuar,

ndërsa kjo në mes,

që ne e quajmë,

 

J  E  T  Ë

 

është vetëm çasti,

ekzistimin e të cilit,

e dëshmojmë me shumë fakte,

të pa kontestuara,

me lotët e derdhur,

për më të dashurit,

dhe dhembjet,

që i ndiejmë për ta.

 

 

Ditëlindja lindë bashkë,

me njeriun,

dhe sjell mitin,

me faktin se jeta,

vazhdon në pavdekësi.

 

Ajo lindë dhe përgatitë

Lindje të reja,

dhe kështu

i kompenson vdekjet,

që ndodhin pa pra.

 

Data që e shënojmë,

në fillim të aktlindjes,

është vetëm Corpus delikti,

që kufizon,

dy momente të rëndësishme,

të ekzistimit tonë:

 

Lindjen dhe vdekjen.

 

 

Edhe

 

Edhe ata që pas nesh vijnë,

vaje kanë për të kënduar.

 

Ikin,

miqtë,

dashuria fiket.

 

Së shpejti edhe ne kemi për të shkuar,

mundet ky planet edhe pa ne.

 

Gjeneratat e reja,

të njëjtat balada kanë për ti kënduar,

të njëjtat vaje,

elegji,

errësirë dhe stuhi kanë për të përjetuar.

 

Rrethi mbyllet,

i riu vazhdon,

me shirat e ngrohta të pranverës,

vijnë lulet,

dhe ata,

që sikur ne,

lumturinë e përjetshme  ëndrrojnë,

por,

edhe ne,

kemi jetuar,

dashuruar,

jemi tërbuar,

dhe,

kemi falur.

 

pra,

edhe unë po e liroi degën time,

për ëndërrimtar të rinj,

miqësi të reja,

dhe ….


 

Teatri i quajtur Jetë!

 

Sot

Me fillim në ora …

( Shifra e pa qartë)

Në teatrin e qytetit

Shfaqet premiera

E dramës

Jeta është e jotja

Jetoje.

 

I kushtohet

Të gjithë atyre

Që ishin

Janë

Dhe

Do të jenë!

 

Skenarin dhe

Rezhinë

E ka bërë…

 

Shfaqja

Duhet shikuar

Nga të gjithë

Pa përjashtim

Ndërsa përshtypjet

Do ti komentoni

Në të ardhmen.

 

Moderatorja

Me një buzëqeshje

Të ëmbël

Na dëshiron

Mirëseardhje

Dhe disponim

Të këndshëm.

 

Të gjitha rrugët

Shpien  në drejtim

Të teatrit

Nëpër  to heshtazi

Ecin kureshtarët

Dhe mezi presin

Të hapet perdja

Dhe të filloi

Akti i parë.

 

Përshtypja ime

Është se interesimi

Për shfaqjen

Është i vogël

Megjithatë është herët

Kjo të konstatohet

Sepse

Do të shqetësohej

Organizatori.

 

Nuk  e di shkakun

As sot

Por që nga fëmijëria

E kam  ditur

Se nuk duhet besuar

Atyre

Që ua rrënojnë

Ardhmërinë tjerëve.

 

Pa ndërprerë

Të gjithë

Nxitojnë dika

Pa e ditur

Shkakun

Dhe cakun

E këtij nxitimi.

 

Edhe unë

Jam njëri nga ata

Që bredh rrugëve

Të tilla

Pa cak

Dhe në lëvizje

E sipër

Pa dashje

Bërtas:

O, Drejtësi!

O, Zot!

Ku e ke

Gishtin tregues?

Drejtoje

Të paktën njëherë

At gisht

Drejt të pangopurve

Të cilët

Nuk e kanë idenë

Se si është

Të kesh uri

Edhe pse deri dje

Të tillë ishin

Edhe ata.

 

E kuptoj

Që jam i pafuqishëm

Dhe i butë

Si ndaj vetes sime

Po ashtu

Edhe ndaj të tjerëve

Por gjithashtu

E kuptoj

  ndonjëherë

Duhet të jem

I vendosur

Dhe të marr

Vendime të guximshme

Si bie fjala

Të vdes si krijues

Dhe varfanjak

Në shtëpinë time

Të lindjes

Se sa i famshëm

Dhe pasanik

Aq më pak

Mos e dhëntë Zoti

Si politikan i shpenzuar

Në ndonjë metropol.

 

Ai (teatri)

I di të gjitha

Se çka është çka

Dhe kush është kush

Sipas tij

Të gjitha janë

Në vendin e vet

Përveç kohës

E cila pa ndërpre

Nxiton

Dhe

Vetëm nxiton.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora