E shtune, 27.04.2024, 06:24 AM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Një bashkim jo aq përfekt

E hene, 25.01.2016, 09:00 PM


NJE BASHKIM JO AQ PERFEKT

Nga Viktor Mërkuri

Bashkimi Europian arriti ti mbijetoj krizës ekonomike deri më sot, por duket shumë ë vështirë që ajo të vazhdoj të jetë e unifikuar si një supershtet i fortë. Tre janë mundësitë kryesore që kanë më shumë gjasa të ndodhin gjate viteve të ardhshme, rritja e lokalizmit, rritja e rajonalizimit, madje deri dhe separatizmi. Dëshmi e kësaj është forca e përtërirë e nacionalistëve skocez dhe katalanasve në Spanjë të cilët intensifikojnë lëvizjet për pavarsi dhe autonomi ndaj shtetit spanjoll dhe britanik, duke treguar kështu etjen e jo pakë europianëve për më shumë vetëvendosje.

Ndërkohë ardhja e qindra mijëra refugjatëve nga Afganistani, Iraku dhe Siria ka vënë në prove të rrezikshme parimin e moskontrollit kufitar duke qënë një prej parimeve thelbësore të  Bashkimit Europian. Kriza e vazhdueshme financiare në Greqi ka tensionuar monedhën e vetme, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar së shpejti do të mbajë një referendum për daljen ose jo të saj nga BE-ja. Mbijetesa e një Bashimi Europian me një kufi të vetëm, një monedhë të vetme, dhe një anëtarësi të qëndrueshme duket se ka më pak të ngjarë se kurrë më parë.

Federalistët europianë tentojnë të anashkalojnë këto problematika, ndërkohë që rritja e tyre vazhdon. BE-ja është një vepër tepër ambicioze në progres, me një vizion të Europës që sfidon nocionet e thella të sovranitetit dhe shtetësisë. Duke vëzhguar shkatërrimin gjatë Luftës së Dytë Botërore, Zhan Mone, i cili konsiderohet nga shumë si “babai” i idesë së BE-së, shkruante: "Nuk do të ketë paqe në Europë, nëse shtetet riformohen në bazë të sovranitetit kombëtar të tyrë …Vendet e Europës janë shumë të vogla për tu garantuar popujve të tyre prosperitetin e nevojshme dhe zhvillimin social. Shtetet europiane duhet të përfshijnë veten në një federatë. "

Bashkimi i Zhan Mones do të ndërtohej nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe tregjeve të përbashkëta, dhe në fund do të ngjanin si "Shtetet e Bashkuara të Europës", një frazë më vonë mbështetur nga Winston Churchill për të përshkruar vizionin e tij për të ardhmen më të mirë të mundshmë të Europës. Pyetja është nëse ky vizion mund të përballojë goditjet që janë lëshuar mbi BE-në që nga fillesat e krizës financiare në vitin 2008.

Kur u adoptua ideja e monedhës së euros në vitin 1999, shumë shqetësime u shprehën se unioni monetar do të pengonte vendet anëtare nga tu përgjigjurit siç duhet gjatë krizave të mundshme financiare, sepse ata nuk do të kishin më aftësinë për të zhvlerësuar monedhën e tyre, gjë e cila nga shumë ekonomistë konsiderohet si përgjigja më e mirë për situata të tilla. Por logjika politike e bashkimit të kontinetit nëpërmjet një monedhe të përbashkët supervaloi ndaj dyshimeve. Mbështetësit e monedhës së vetme argumentuan se krizat mund të shmangen nëpërmjet ndjekjes në një sërë rregullash (rregullave të Mastrihtit) që parandalonin vendet nga akumulimi i shumë borxheve. Mbështetësit e Euros morën një goditje të madhe në vitin 2008, kur kriza financiare u përhap nga Shtetet e Bashkuara në Europë. Në tetor të vitit 2009, Jorgos Papandreu u bë kryeministër i Greqisë dhe nxori në pahë se vendi i tij kishte raportuar shumë më pak nga nivelet reale që greqia kishte akumuluar në borxhe.

Kreditorët e Greqisë, dhe veçanërisht bankat francezë dhe gjermanë, u “ekspozuan”. BE-ja i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar nga frika se kriza do të përhapej. Dhe ishte po ajo e cila ndodhi shumë shpejtë tek Irlanda, Italia, Portugalia dhe Spanja. Ndërkohë europa është duke u shndëruar me shpejtësi në një nga rajonet më të larmishme në botë.

Gjermania, sipas Kombeve të Bashkuara, ka tashmë numrin e tretë më të madhë të emigrantëve nga çdo vend tjetër europian, dhe më shumë se 16 milionë nga 81 milionë prej banorëve të saj janë me origjinë të huaj ose emigrant. Mbretëria e Bashkuar ka numrin e dytë më të lartë të emigrantëve në BE pas Gjermanisë.

Thënë në mëyrë tjetër, Europa së shpejti do të rezultoj si Shtetet e Bashkuara, pasi emigracioni do të jetë i pandalshëm, (gjeopolitikisht) dhe i nevojshëm (demografikisht dhe ekonomikisht).

E ardhmja më e mundshëm e BE-së është bashkëpunimi i vazhdueshëm nën udhëheqjen gjermane. Nëse kjo është diçka për tu patur frikë, kjo do të varet në masë të madhe nga politika e brendshme e Gjermanis, si dhe nga gatishmëria e’lojtarëve’ më të mëdhenj të Europës për të mbajtur Gjermanin të fokusuar në përfitimet reciproke të bashkimit. Në këndvështrim më afatgjatë, politika brenda Gjermanisë (dhe të gjitha shteteve të tjera të Europës) do të ndryshojnë në bazë të lëvizjes së popullsisë. Një Europë më e ndryshuar do të sjell si pasojë edhe alternimin e politikave brenda secilit vend dhe në fund të fundit mund të këtë si pasojë integrimin më të lehtë të shteteve të reja brenda BE-së.

Ideja e federatës Europiane premtonte paqen brenda kufijve të Europës, por Europa nuk është në rrugën drejt kësaj të ardhme. Kriza e eurozonës ka lekundur themelet e integrimit. Vendet europiane kanë bashkëpunuar me sukses gjatë gjashtë dekadave të fundit dhe ka të ngjarë të vazhdojnë në këtë rrugë, nën një ombrellë hegjemoniste të Gjermanisë. Paradoksalisht, udhëheqja gjithnjë në ngritje e gjermanisë, kryen njëkohësishit lehtësimin e bashkëpunimit mes vendeve, dhe largon integrimin e mëtejshëm të vendeve të reja. Rezultati i kësaj rruge do vazhdoj të jetë një Europë e cila nuk arrin dot të përdorë në maximumin e potencialeve të peshës së saj kolektive, politike dhe ekonomike në mbarë botën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora