E premte, 26.04.2024, 12:30 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: A po harrohet historia?!

E diele, 24.01.2016, 11:25 AM


A po harrohet historia?!

Nga Zejdush Kastrati

Mallkimi më i vogël  i cili mundet me iu ba  gjithë lidershipit kosovarë,që nga paslufta e këndej është :marre,marre,marre...!!!

Shkas i këtij shkrimi është, injoranca,mosërespekti,apo përbuzja që i është ba dhe po i bëhët, në vazhdimësi edhe shumë të tjerëve, por në veqanti, përsonit i cili më së tepërmi,   sakrifikoi dhe pagoi për këtë liri, të cilën po e gëzojmë,gjithë ne  sot.(  sdi a e meritojmë)

Adem Demaci, apo  sic e quajnë, edhe Mendela i Kosovës,përsonalitet unikat,  jo vetëm i Europës, i cili   në kazamatet  sërbo sllave  kaloi  30 vite, duke përjetuar tortuart më cnjerëzore që mund  ti  bënte vetëm një regjim totalitar, siq ishte Jugosllavia e atij regjimi,në një shoqëri me vetëdije të lartë  kombëtare dhe të dinjitetëshme, menjiherë pas lufte, për gjithë atë  cka ka ba për kombin e vendin,në shenjë respekti ,do duhej, që në procedurë të përshpejtuar   instituionale, të  zinte vendin e merituar në shoqërinë kosovare, dhe domosdo,do duhej të  nderohej e të   respektohej,  me shumë ,se  gjithë të tjerët, në këtë Kosovë.

Por, jemi deshmitarë, kur z Demaci,në vaqanti pas lufte, përjetoi katrahuara dhe momente,  që nuk  kanë emër tjetër,pos   devijim dhe  nëncmim e perbuzje të skajshme, nga gjithë ata, që qeverisën me këtë Kosovë, të cilët fatkeqëisht,  i vërboi lakmia për para e pushtet, e më së paku u interesuan ,për vlera, për rend e rregull e për  një shtet  ligjor,ku banori(jo qytetari,sepse këtu mungon qytetaria)do ta gjente vehten.

Zaten, janë shumë e shumë  nga ata, të cilët, kurrë  në jetën e tyre, as që e  perjetuan tortuarën sërbo sllave,por edhe  në luftën e fundit, nuk paten  humbje  as nje pulë koteci, e në anën tjetër,   u akomoduan shumë lartë ne institucione e pozita,që nga Qeveria e përkohshme e gjërë me tani,hërë  deputetë e herë ministra,  volën e mjelën,  gjitha të mirat  e gjithë pushteteve të pasluftes, duke ndërtuar pallate, blerë vetura të shtrenjta,...disa   u bënë edhe kryetar të Kosovës, kryeparlamentarë e kryministra, me benefite e te mira , qe ua kanë lakmi, edhe liderët e shteteve më të zhvilluara, të botës.

Paramendojeni dhe logjikoni:Adem Demaci,  jeton në një shtëpi të  ndërtuar nga shokët dhe disa  miqë,pas daljes nga burgu,ne vitin 1990, me  një inventar dhe enterier që nuk vlen as  sa nje paradhomë, e   një shtëpie, të   një ish kryetari,te cilit, i janë falur 2 shtëpi,merr  nje  pension  1 mijë euro, vozitet me  një veturë, e cila, në tregun e lirë mund te blihet  hiq më shumë se 3 mije euro, kurse   një ish kryetar i Kosovës, vozitë veturë  të blerë mbi 5o mijë euro,ka truperoje, zyrë e puntore teknike, dhe merrë pagë të përhershme  prej mbi 2 mijë euro në muaj, si edhe shumë  ish kryeparlamentarë...

E veqanta, e    është turpi më i madhë i kësaj shoqërie e këtij lidërshipi, në kontinuitet, është, se  gjithë liderëve,  që u ka skaduar afati i postit që kanë mbajtur, por edhe atyre, që për shkak të shkeljes së ligjeve ekzistuese, janë  larguar nga postet që mbanin,megjithate,gëzojnë benefite të shumta, e në rast ,edhe   kur semurën,  trajtimi mjekësor, ndaj tyre, është i veqant ,apo exluiziv, dhe në rast nevoje,  pos që  shërbimi mjekësor u bëhët me prioritet dhe mjekë eminentë, edhe akomodimi u bëhët në dhoma e ordinanca  te veqanta, kurse baca Adem,si edhe shumë herë tjera,  edhe herën e fundit ,u dergua ne QKUK-ë, nga djali i tij, një mjek shumë eminent,u kontrollua  si gjithë të tjerët, dhe fillimisht, u akomodua, në një dhomë reparti, edhe me dy pacientë tjerë , me një shtrat, që i gjasonte kampeve, me një dollap te koka, që hapej me je  spag,dhe me një  shishe plastike të prerë,  përmes së cilës, derdhte urinën.

Është tmerrruese dhe shumë e pandershme , kur nderkohë,shohim,politikajë e liderë te ndryshëm,me postime nëper rrjete sociale,që afrohen pranë shtratit të bacës Adem,  dhe  me “lot krokodili” lutën për shendetin e Bacës,ne vend që me ndikimin dhe fuqinë e tyre politike dhe institucionale, të ishin angazhuar,por edhe tash të angazhohen, për një mirëqenie dhe respekt të merituar te Bacës, me cka,me siguri,  edhe dhimbjet dhe vuajtjet shëndetësore ,do tia kishin lehtësuar,por edhe do ta nderonin,  edhe bacen edhe vehten e   shtetin,për të cilin, sdo mend, se ka koontribuar dhe sakrifikuar më së shumti ky përsonalitet i  gjithë kombit shqiptar.

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora