E premte, 26.04.2024, 04:57 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Rreziku me emrin Serbi po vjen!

E diele, 08.11.2015, 09:09 PM


RREZIKU ME EMRIN SERBI, PO VJEN!

Nga Afrim Caka

Mali i Zi dhe Maqedonia ikën, u ngopën me teritore të reja!

Ku mbeten shqiptarët!?

Një emër, një Serbi.

Këto veprime aneksioniste të Serbisë do të rrisin aspiratat e saj hegjemoniste për coptimin e mëtejshëm të Kosovës. Kosova është trashigimtare e drejtpërdrejtë e Dardanisë, hapsira e së cilës është rudhur vazhdimisht gjatë shekujve. Kështu, Kosova ka identitetin e vetë historik, gjoegrafik dhe etnik.

Ortodoksizmi sllav ishte ai që para 1200 vjetësh nisi në karpate një epok ripërtritjeje shpirtëro me anë të krijimit të shpellave dhe me grabitjen e manastireve në trojet Iliro-Dardane që do të ktheheshin në një kohë shumë të shkurtër në qendra antishqiptare, për t’u përhapur në të gjitha trojet tona si një kancer.

Sot është më ndryeshe nga ai i mëparshmi! Rikolonizimi serb i Mitrovicës dhe i manastireve shqiptare është vetëm njëra nga pasojat e rënda të gjendjes sonë koloniale. Ky rikolinizim është i hapur dhe klasik para syve tanë: me tokë, shtëpi, lumej, miniera etj. Është një rikolonizim politik, ekonomik e kulturor. Kjo është një startegji e moçme kolonizatore serbe, e sprovuar shumë herë gjatë historisë, që duhet të na habisë shumë në pranin e qeverisë sone me firmenë e tonë, ne vetë jo vetëm nuk i kundërshtojmë si të padrejta, por i miratojmë, sado tërthorazi, ndarjet dhe coptimet e padrejta të popullit tonë...! Turp e përfaqe të zëzë.

Akuzat politike serbe me anë të raketave balistike për secesionizmin e shqiptarëve është apriorizëm spekulues për të përligjur shkëputjen e dhunëshme nga tërësia etnike dhe për të sataniziar ligjshmërinë e natyrëshme historike të tyre për integrimin kombëtar. Një pozicion i tillë që përligj automizimin e çështjes sonë kombëtare, e përligjë shtetën me kushtetuten e saj, që arsyeton trajtimin e gjysmës së kombit të ndarë si minoritet. Duke qenë pragmatizmi miopi e një filozofie politike të gabuar kafenesh e karrieriste, qëndrim i përuljes, por cilin vlera praktike e përbën kriterin realë të kësaj klase politike.

Të flasish për heshtjen në media duket si paradoks, është si një ngushëllim me vetvetën, por pikërisht në një paradoks të tillë gënjeshtrash e fshehtësisë nga ana e qeverisë, por pikërisht në një paradoks të tillë nuk qëndron edhe mesazhi i këtij shkrimi. Dihet mirëfilli se me çfarë gënjeshtrash shërbehet politika aktuale serbe dhe ajo shqiptare. Është një histori e vjetër kjo, në mos gaboj, tani e re, duhet treguar për zvarritjen e Kosovës si një kufome dhe për ca ministra që bëjnë sehir.

Gjëmë e zezë! Ndonëse ne të përgjumur, kjo qeveri nuk merrë erë nga politika. Ç’ishte kjo thënie e habitshme raketash? Bosat dhe shteti. Bosat, shteti dhe raketatë, flisnin për gjithçka, por asnjëherë për Preshevë, Medvegjën e Bujanovcë! Vonohemi dhe dështojmë në momentet kyçe historike? Përse nuk i artikulojmë këkrkesat hiatorike dhe nuk kërkojmë zgjidhje historike?

Kjo gjendje shtron edhe çështjen e moralit tonë kombëtar: përse nga pervoja e jetes, bazuar për ata njerëz që kanë pasur fatet tona per 16 vite Kosovën. Një thënie e imja, sikur të mos e dinim se e humbëm Kosovën Lindore përgjithmonë? Ç’dhëmbë çakalli duhej kishtin pasur maqedonët e malazezët që kishin arritur të shqyenin Kosovën. Ne me heshtje dëgjojmë e njohim më mirë vetvetën. Heshtjen duhet ta zavendësoj fjala që të merrë peshë e përmbajtje për shqiptaret e ndarë padrejtësishtë.

Në Kosovë, serbia, pushtues i Kosovës, me djegie, vrasje e barbarizëm, tani e quajtur si “Zajednica” me koridoret e saj, e kishte shpallur Preshevën aleatën e saj me një baze ushtarake me të madhe se ajo e Bonstilit, për të instaluar raketa Balistike... natyrisht, për pabesinë e tonë dhe natyrisht që qeveria i ka pritur buzëvarur dhe jo me qortim. Ndërkaq, para ca ditëve, ka ndodhur e pa pritura si gjithmonë: që po sillnin një kumt, më bekimin rus, të cilin trupi i qeverisë nuk mund ta mbante gjatë këtë heshtje, këtë problem. Në ditët e tjera gjithashtu e, me sa dukej, e kanë mbyllur gojën përgjithmonë.

Tani e ka radhën qeveria e jonë të jep përgjigje për zajednicën...

Uria për të vërtetën është sa vetë njeriu. E shoqëron atë çdo ditë në rrugtim dhe në një hapsirë. Një ndër gjërat që mund të na dihmoj në këtë rrugtim dhe që duhet të reflektojmë mbi këto gjashtëmbëdhjetë vjetët e fundit është diçka që na ka karakterizuar me dy coptimet të fundit: më cenimin e rëndë të integritetit të Kosovës. Kjo qeveri jam i bindur se po i prin shtetit dhe këtij mileti vullnetmirë në një rrugëtim të pakthyeshëm deri në humnerë. Nga ana tjetër, kjo kërkonë në vete esencën e saj përfshirje, d.m.th., të kësaj këlase politike pa themel, nuk duhet të na lërë vëzhgues dhe indiferentë.

O, Ju të verbuar!

Ç’farë jeni duke bërë, në emër të gjakut të derdhur! O, Ju të nëmur. Së paku të mos na dënoni me një humbje kaq të rëndë. Në kontekst të kësaj duhet propozuar, nuk mund të mos ngre zërin kundër disa tendencave të devijimit të praktikës politike në ambientin gjithëshqiptar dhe të disa qeveritarëve analbatë e tradhtor, për të cilat qëllimisht nuk shkrova në mënyrë të konkretizuar, por që fare mirë do të mund të konkretizioheshin brenda suazave të shtruara teorike. Në luftën tonë për Shqiperi Etnike, për unitetin kombëtar dhe për transformimet demokratike të shoqërisë, ne jemi zotuar se asnjëra nga këto, sado që mund të përjetohen në mënyrë traumatike, sado që jemi të rinj dhe të papërvojë në këto procese, ne jemi zotuar se gjithmonë do të ecim dhe do të shikojmë përpara, se do të udhëhiqemi nga ajo që është progresive në shoqëri dhe se nuk do të biem në grackën e revanshizmit politik, jo vetëm se kjo gjë nuk të çon askund, por edhe pse një dukuri e tillë është reaksionare për të gjitha shoqëritë dhe në të gjitha kohët.

Intelektuali, sidomos duhet urgjentishtë të merret me interdisiplinimin e qeveritarëve tanë analfabet që e damtuan çështjen tonë kombëtare në këtë kontekst, ky trup apo ky institut do të ishte njëfar truri i politikës shtetëtrore e kombëtare shqiptare dhe do ta ushqente atë vazhdimisht me të dhëna, ide e opcione, ashtu siç veprohet në vendet me traditë të gjatë shtetërore e diplomatike. Dhe, urgjentishtë duhet t’u ndalohet fushë veprimi i çdo ministri, deputeti servil e puthador që e damtojnë në masë qështjën tonë kombëtare! Përse Shqipëria dhe Kosova pretendojnë të jenë të veçanta edhe në sistemin demokratik, si dikur në sistemin monist, bolshevik?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora