E shtune, 27.04.2024, 03:47 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kosovë, urime dita e Republikës

E enjte, 02.07.2015, 07:45 PM


Në 25 vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia

Kosovë, urime dita e Republikës

Shkruan: Florim Zeqa

Sikurse objektët gjigante që shifen më mirë nga largësia, ashtu edhe 2 Korriku i vitit '90, nga distanca kohore na del një ngjarje madhore historike. Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të 1878 dhe Pavarësisë së Shqipërisë të 1912­-së, kjo është ngjarja më madhore në historinë më të re të popullit Shqiptar.

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 23 mars 1989, të heqjës së kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovën e përafronte në masë të madhe më Republikat tjera të ish Federatës Jugosllave, kishte bërë që delegatët shqiptar dhe jo serb të Kuvendit të Kosovës të organizohen në mbrojtje të kushtetutëshmërisë dhe integritetit të Kosovës.

Përballja me delegatët serbo-malazez që shumë e veshtirë, por falë unitetit të delegatëve shqiptar, udhëheqja serbe e Kuvendit të Kosovës në pamundësi përballjeje më forcën e argumentëve të delegatëve shiptar, detyrohet t'i mbyllë dyert e kuvendit për mbajtjën e seancës së paralajmëruar të 2 Korrikut.

Mirëpo ky veprim e as kercënimet për mosmbajtjën e seancës  së Kuvendit të 2 Korrikut, nuk i zmbrapsën delegatët nga vendimi i marrë për shpalljen e pavarësisë nga Serbia.

Gatishmëria e delegatëve shqiptarë ishte në përmasat e vetëflijimit. Edhe pse të rrethuar nga të gjitha anët më policë e snajperë serb, më tankse e autoblinda,... delegatët arrijnë të depërtojnë deri para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, për të realizuar kështu qëllimin e tyre, për të shprehur vullnetin politik të popullit shumicë për të miratuar publikisht (para Kuvendit të Kosovës)  DEKLARATËN KUSHTETUESE (të nënshkruar nga 114 delegat) me të cilën Kosova u shpall njësi e barabart në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave ( që nënkuptonte pavarësinë nga Serbia). 

Thënë më qartë, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurëthemeli i pavarësisë së Kosovës.

Ky moment shënon edhe fillimin e shpërbërjes së krijesës artificiale të ashtuquajtur RSFJ, e dominuar kryesisht nga politika hegjemoniste serbe.

Efektet politike te 2 Korrikut janë te shumta në rrafshin kombëtar; pikë së pari shënon fillimin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia, krijimin e unitetit dhe rritjën e solidaritetit në popull si asnjëhere më parë gjatë historisë. I gjithë aktiviteti dhe veprimtaria politike bëhej krejtësisht në baza vullnetare.Parim bazë i aktivistëve e veprimtarëve te viteve te '90 ishte dhënja gjithëçka nga vetja për interesin e popullit e të shtetit.

Ishte kjo platforma politike e Alternativës Kosovare të asaj kohe, e levizjes demokratike shtetformuese ( LDK ), e cila ju parapriu edhe shumë ngjarjeve tjera të rëndësishme politike për të ardhmën e vendit si ; Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e mbajtur në Kaçanik, Referendumin gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur të mbajtur prej 26-30 shtator 1991, dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç'rast zgjidhet edhe kryetari i parë të Republikës së Kosovës ( Ibrahim Rugova ) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera të më vonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as në 17 shkurtin e 2008-së, që shënon fillimin e njohjës formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit.

Republika e Kosovës për popullin shumicë të saj ekziston që nga 2 Korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare gjatë përiudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat okupuese.

Ishte përkrahja e madhe morale e materiale e mbarë popullatës shqiptare, ajo që e kishte bërë funksionale Republiken  e Kosovës në të gjitha nivelet, gjë e cila kishte quar në shkëputjën totale të institucioneve tona nga institucionet e sistemit okupues serb.

Të mjerë janë ata që injorojnë të arriturat e gjeneratave të mëparme.

Anashkalimi dhe harresa e qëllimshme  e 2 Korrikut '90,  ngjarjeve dhe dokumenteve historike që determinuan të ardhmën e e këtij vendi nga ana e institucioneve aktuale shtetërore të Kosovës, jo vetëm që është e pa pranueshme, është tendencioze dhe më shumë pasoja për të ardhmën e vendit.

Anashkalimi i 2 Korrikut nga vargu i gjatë të festave të shumta në Kosovën "multietnike" paraqet paradoksin sa të keq  po aq të dhimbshëm !

Kasta aktuale politike, për t'u bërë qejfin "miqëve" ndërkombëtarë, heqën dorë nga identiteti kombëtar dhe trashëgimia politike  e kulturore e popullit të vet ! Atë që s'mundi ta bëjë Serbia më represion  e dhunë për një dekadë në Kosovë, po e bëjnë qeveritë tona pas "Pavarësisë" e tutje.

Themelet e shtetit të Kosovës nuk janë në pakon e Ahtisarit e as në 17 shkurtin e 2008-së siq e prejudikojnë pushtetaret aktual dhe mbështetësit e tyre, por janë në sakrificat e gjata e të pa numërta; në gjakun e derdhur për liri, ne ndjekjen e burgosjen e  veprimtarëve e intelektualëve, në faljen e gjaqeve, në helmimet e nxënësve, në mbylljën e shkollave e fabrikave, në dëbimet më dhunë nga vatrat e veta të popullatës, pse jo edhe në ndjekjën dhe burgosjën e delegatëve që shpallën Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990.

Pikërishtë harresa institucionale ndaj 114 delegatëve që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, nga të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, tregon më së miri për nivelin e ulët shtetëformues që ka kasta aktuale politike e vendit.

Përkushtimi i madhë i qeveritarëve kosovar ndaj bisedimeve me Serbinë, ka bërë që të shkëputën nga problemet vitale të popullatës shqiptare në Kosovë,...duke mbajtur në kokat e tyre marrveshjen "historike" të 19 prillit 2013-të me Serbinë në Bruksel, liderët shtetëror i ka bërë t'i largojnë nga kujtesa ngjarjet madhore historike kombëtare siq janë 28 nëntori i vitit 1912 dhe 2 korriku i vitit1990 !

Për fund dëshiroj t'ua rikujtoj qeveritarëve tonë një të vërtetë të pakontestuar; sikurse subjektet që kanë një ditë të lindjes, poashtu edhe shtetet sikurse njerëzit kanë vetëm një datë të lindjes, andaj për shtetin e Kosovës ekziston vetëm një, ajo është 2 Korriku i vitit 1990.

Këtë datë historike nuk ka forcë që e shlyen nga kujtesa e popullit shqiptar.

Kosovë, urime dita e Repubikës.

Zoti e bekoftë këtë ditë të shënjtë të historisë sonë kombëtare.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora