E hene, 29.04.2024, 12:11 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Si të mbrohemi nga lajmet e pavërteta!

E shtune, 27.06.2015, 04:36 PM


Si të mbrohemi nga lajmet e pavërteta!

Shkruan Florim Zeqa

Në ditët e sotme lajmet arrijnë dhe shpërndahen nga të gjitha anët. Lajmi i bashkangjitet opinionit sikurse bleta në mjaltë. Lajmet e kanë mënyrën e tyre të përhapjes të papenguar nga askush,...ato vetë flasin, vallëzojnë dhe këndojnë !

Nganjëherë lajmet bëhen pjesë e jetës sonë në mënyrën më të keqe të mundshme. Lajmet e këqija trokasin me forcë në timpanin, për të hyrë zhurmshëm në veshët tonë, duke u bërë në heshtje pjesë ndëshkuese e jona  !

Ky lloj sensacioni, fillimisht ngacmon e pastaj bllokon çdo pjesë të trurit tonë.

Pastaj lajmi ndalet, nuk leviz nga truri ynë,...qendron aty ku e kemi vendosur.

Edhe pse largë zemrës, shpeshëherë na bënë të vuajmë ! Përballja me të keqën nuk është e njëllojshme sikurse me të mirën.

Do të dëshironim shumë, të mos përballemi me lajme të këqija, të rënda dhe të mundimshme. Me kënaqësi do ta bënim të kundërtën, për çka e parashtroj pyetjen; a mundemi ne të vegjëlit e informacionit (opinionistët, analistët dhe gazetarët) për të bllokuar informacionet që nuk na pëleqejnë ?

Me siguri se jo, pasi botës së sotme i duhen informacionet e të gjitha llojeve. Eshtë e pamundur përzgjedhja e lajmeve të sakta kundrejt atyre të gabuara, të mirave kundrejt të këqijave,...pasi kriterët për seleksioninim e tyre në botën e informacionit modern akoma nuk ekzistojnë.

Ky nuk do të ishte bllokim i nformacionit, do të ishte paaftësi dhe mosguxim për ballafaqim me dezinformatën. Ajo që u mbetët gazetarëve është paraqitja në mënyrë besnike e lajmit, që kuptohet dhe vërtetohet në mënyrë të thjeshtë në përditshmërinë tonë.

Kush jemi ne për të ndrydhur të vërtetën nga e pavërteta, të mirën nga e keqja, të vërtetën nga e gabuara ! Nuk jemi ne rrobaqepës të prejmë, ngushtojmë apo zgjerojmë, zgjatim apo ngushtojmë sipas dëshirës apo porosisë së dikujtë tjetër.

Zanati i shpërndarjes së lajmit të vërtetë është sa i vështirë po aq edhe sfidues.

Lajmi duhet të prezantohet ashtu si është, i pangjyrosur, i pandryshuar dhe i pa konservuar për të qenë i vërtetë.

Shpeshëherë na ndodhë të lexojmë të njëjtin lajm apo informacion në versione të ndryshme,...saqë lexuesi e ka tepër të vështirë të bindet për ngjarjen që e ka vetëm një të vërtetë !

Informimi i drejtë është i mirë për sot dhe për gjeneratat tona të ardhshme. I tillë duhet të mbetët përgjithmonë; transparent, i besueshëm,....për të mbetur sa më gjatë në kujtesën e lexuesve.

Në të kundërtën çdo shtrëmbërim i lajmit dhe së vërtetës sot e mjegullon të ardhmën e gazetarisë dhe humbë interesimine lexuesit nesër.

Analistëve, opinionistëve dhe gazetarëve u mbetët t'i kundërvihen gënjeshtrave me tentativë, ta demantojnë dhe ç'montojnë në tërësi lajmin apo informatën tendencioze për mashtrim apo manipulim të opinionit,...duke e dëshmuar me argumente bindëse të vërtetën që kërkon lexuesi.

Se në të vërtetë jemi të rrezikuar nga lajmet e pavërteta e tregon rasti i fundit i ndalimit të liderit të AAK-së në Lubjanë nga autoritetet sllovene. U prodhuan aq shumë lajme dhe informacione të pavërteta duke e shëndrruar në "odiseadë" të pavërtetash rastin e tij,...për t'i vënë majën siq thotë populli me superlajmin e  portalit "LAJMEXPRESS.INFO", të datës 21 qershor në të cilin shkruante, po citoj; "Ramush Haradinaj është helmuar në Slloveni, ai ka edhe tre muaj jetë".

Se a janë këto lajme me porosi e të pakënaqurëve me lirimin e tij apo janë turbolenca të dikujt tjetër nuk e di, por vërtetë është e habitshme si ka arritur të shkoj kaq largë imagjinata e fallegjinjëve në Kosovë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora